Kume: Të caktohet datë edhe për koalicionet

Ornela

Pas arritjes së marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës për datën e zgjedhjeve në 25 qershor, janë ngritur pikëpyetje të shumta rreth kuadrit ligjor, dekretit të presidentit, por edhe afatit 29 ditor për organizimin e procesit.

Në një prononcim ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume tha se përpara dekretimit të 25 qershorit, nevojitet një dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor për të shfuqizuar datën 18 qershor, të dekretuar nga Presidenti në dhjetor të 2016-ës.

“Nevojitet dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor për të nxjerrë jashtë loje 18 qershorin, për të ricaktuar datën e zgjedhjeve në 25 qershor.

Kushtetuta ia ka deleguar për të përcaktuar datën, Presidentit, 9 muaj përpara përfundimit të mandatit dhe Presidenti e ka bërë në dhjetor të 2016.

Jemi në kushtet kur dakordësia politike është e tillë që nuk do zhvillohen zgjedhje në 18, por Presidenti duhet të angazhohet dhe të ndryshojë nenin e mëparshëm për të dekretuar një datë të tillë që nuk bie ndesh me kushtetutën sa i takon kohës që duhet të zhvillohen zgjedhjet.

Kushtetuta thotë se zgjedhjet duhet të kryhen brenda 2 të dielave të fundit të qershorit, pra Kodi ka përcaktuar këto dy data. Mes këtyre dy datave presidenti ka zgjedhur datën 18 qershor. I kërkohet Presidentit të ricaktojë datën sipas marrëveshjes politike”, u shpreh Kume.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *