E ka quajtur “kumt”. Dhe i drejtohet më në fund qartë dhe drejtpërdrejt Kreshnik Spahiut. Është Myslym Pashai, koloneli i detit; njeriu që mundi i vetëm të ngrinte në këmbë një Shqipëri të tërë që nuk po kuptonte që po i vidhej edhe dinjiteti bashkë me integritetin territorial. Më poshtë, teksti i plotë i Kolonel Pashait, të cilin ai e ka postuar fillimisht në FB e më pas prej andej miqtë e tij e kanë shpërndarë:
Nga Myslym Pasha
Kreshnik ! Ju flet Pashai !
“ Ti ke axhendën tënde. Para saj nuk të ndal kush. “ Hap Krahun! “ është një slogan rutinor i joti. Të vaftë mbarë! Në Fier, shkove me ritmin dhe marrshimin tënd “ pa ta bërë tërr syri” . Unë s’mund të vija sepse ti e kishe kryer, tanimë veprën tëndë, me përdorjen e aqshumtë të asaj që mbahet përmendsh “ “ Ja tani do të dalë në skenë për të folur ai që mundi dy shtete…” sikur unë të isha një farë “Bajlozi” apo “Katallani” për t’i shtuar jetë përrallës tënde!
Keshnik! Ju flet Pashai!
Ti prezanton deputetë të ardhshëm me pasion fitimtari, dhe sërish thërret atë njeriun që e kishe në krahë, e në mungesë të tij, prapë e nxjerr nga xhepi i karizmës tënde duke ia hedhur ndër duar, simpatizantëve tanë të Qarkut të Fierit, në Teatrin “Bylis”. Ata duartrokitën dhe shqyen sytë, të më kërkonin se ku isha, pse s’kisha ardhur. Mirpo ti e kishe refrenin e keqpërdorur dhe e solle prapë në treg, se të duhej, medoemos.
Mos Kreshnik, se të mallkon Kombëtarizmi im. Unë isha në Fier tek bashkësia jonë idealiste dhe kombëtariste, por jo tek Ti!
Kreshnik ! Ju flet Pashai !
Po ç’mund të jetë vallë ajo histeri !? “ për të ndjekur, me mallkim e kërcënim ata tradhëtorët, që mund të largohen…‘” “ T’i ndjekim hap pas hapi, në brimë të miut, t’i kapim, t’i pështyjmë…” duke keqpërdorur aq turpshëm vargun e himnit të flamurit: “ Nga Lufta veç ai largohet . Që është i lindur tradhëtor ! ” Nga cilat tribu vjen kjo histeri që nuk ka lidhje me dashurinë dhe mbrothësinë që dëshiron të sjellë Kombëtarizmi ynë ?
Kreshnik ! Ju flet Pashaj !
Me mire vone se kurre z. Pashaj.
Plaku dhe deti,
Sikur të kishte një intelektual të kalibrit të tillë ndonjë popull tjetër do të ishte krenar dhe kokëlartë. Ne e kemi dhe nuk i japim nderin tonë sepse ne jemi të përçudtë.
Profesori Pashaj ia fali edhe minutat e kohës së çmuar të tij AK-së gjegjësisht Kreshnikut, por ky i fundit e injoroi dhe e anashkaloi për çdo rast ku duhej të merrnin bashkë vendime.
Të nëpërkëmbet një figurë e tillë është më shumë sesa gabim.
Të detyrohet figura e ndritur për të dhënë dorëheqje akoma pa e parë se çfarë përkrahje kishte nga populli është gjë e tmerrëshme.
Si me ty si pa ty o Myslim Pasha.Komunisti mbetet komunist.Por ne nuk kemi nevoje per komunista aspak me thane te drejten e zotit.I provume 45 vjet dhe ja u pime corben.
E uroi z.Pashaj per terheqjen nga polika sepse jam i sigurte qe do te behej pis dhe nuk ka shume kohe per tu pastruar……por nje gje dua te bej me dije…z: Pahsaj nuk eshte Koloneli i detit qofte edhe per ate qe zanati i tije eshte topografia dhe hidrografia……dhe nuk ishte i vetem qe e kundershtoi ate harte qe i kalonte nje pjese te kufirit detar Greqise. z. Pashai e di mire qe kufijte detare dhe tokesore nuk i caktojme ne por nderkombetaret………ne kete pike nuk ka heroj por njerez qe shqetesohen per sa mund te ndodhte…..perpara z. Pashai kishte disa te tjere qe e griten kete shqetesim….