Kunata e Nishanit, triumfon në konflikt me banorët e pallatit. Ata e akuzojnë per dokumenta fallco!

Elton Tafaruci

120 familje të një pallati në Lagjen 9, në Durrës, që gjenden në zonën prapa Poliklinikës së Specialiteteve, që prej vitit 2002 nuk kanë mundësi të regjistrojnë pronën e tyre pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës.

Shkak është bërë një konflikt i hapur ndër vite midis pronarëve të truallit me subjektin ndërtues, duke sjellë edhje pasoja për banorët dhe biznesin.

Sot përmbaruesit gjyqësore, të mbështetur edhe nga policia e shtetit, kanë shkuar dhe kanë zbatuar me forcë një titull ekzekutiv, duke hapur me forcë qepenin e një dyqani në të cilin pretendohej pronësia e një pjesë sipërfaqe të tij.

Sipas banorëve të pallatit dhe përfaqësuesve të subjektit ndërtues, kunata e presidentit Bujar Nishani, e quajtur Teuta Nishani, është ajo që pretendon një pronësi në këtë pallat. Madje banorët dhe përfaqësuesit e subjektit ndërtues thonë se pretendimi i saj mbështetet mbi dokumenta false.

Me titull ekzekutiv në dorë, përmbaruesit gjyqësor janë përplasur sot me pronarin e dyqanit, ku kërkon kërkon pjesën e saj zonja në fjalë.

Ndërkohë Aranit Roshi përfaqësues ligjor i subjektit ndërtues të pallatit, në një prononcim për mediat denoncoi shkeljet ligjore që janë bërë nga pronarja pretendente e truallit./E.T

Share This Article
1 Comment
  • Cfare kerkojne ne gjykata keta banore?
    Hidhini zift nga dritarja, hidhini gure, se ju jeni lart.
    Cfare do beje ajo? Policia nuk ju ben gje.
    I harruat metodat qe ndiqnin njerezit ee Sales per te zaptuar?
    Jep rezultat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *