Kunati i Berishës merret në pyetje nga Prokuroria. Të martën radha e Priftit

Dita

Pas Berishës, duket se radhën sot për të dëshmuar e ka pasur edhe kunati i tij, Agim Rama.

Burime nga Prokuroria për Krimet e Rënda bëjnë të ditur se rreth orës 19:00, kunati i Berishës është paraqitur para hetuesve për të dhënë informacione rreth asaj që ai di për çështjen “Doshi”.

Emri i këtij të fundit u përmend nga Ilir Meta, si personi, për të cilin Doshi pretendonte fillimisht se kërkonte eliminimin e tij.

Të martën pritet të dëshmojë edhe ish-ministri Dritan Prifti, i cili do të merret në pyetje si person që ka dijeni për ngjarjen.

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *