Nga Sadik Bejko
Po i filloj këto radhë me dy citate të B. Russell, sjellë nga Fatos Tarifa në shkrimin e datës 14 prill: “Ndoshta njerëzimi ka arritur sot në kufijtë e një epoke të artë dhe, nëse është kështu, do të jetë e domosdoshme që, së pari, të heqim qafe dragoin që ruan portën, dhe ky dragua është feja”.
“Unë e them fare hapur se feja e krishterë, e organizuar në kishat e saj, ka qenë dhe mbetet armiku kryesor i progresit moral të njerëzimit.”
Janë irrituese këto citime në shkrimin polemizues të Tarifës me Redi Shehun dhe me Daut Gumenin. Madje citime të tilla tingëllojnë ndjellakeqe në një vend ku bateritë e sulmeve ndaj kishave dhe klerikëve nuk kanë qenë vetëm propagandistike. Në ditët kur sapo u lajmërua zyrtarisht nga Papa Françesku martirizimi i klerikëve dhe i civilëve vetëm se e donin kishën, vetëm se mbronin besimin e tyre, kjo mënyrë të menduari e Tarifës është tronditëse. Martirizimi i njerëzve ende nuk është shpëlarë nga gjaku dhe nga balta që u hodhën mbi ta për 50 vjet.
Jashtë emocioneve e përballjes direkte, pa referenca, pa citime, pa ia përmendur emrin Tarifës, bëra një shkrim ku shtjelloja argumentet e mia të kundërta me pikëpamjet e “armiqve” të fesë. Ishte një debat i shpallur me pro dhe kundër fesë në shkolla.
Shkrimit tim Tarifa iu përgjigj me etiketime fyese e përçmuese personale, duke e shndërruar substancën e sqimën e debatit të shkencëtarit në karikaturime tabloidësh e fejtonesh.
Për interesin e publikut, e lashë mënjanë anën etike, lëndimin personal, dhe iu përgjigja atij racionalisht me një shkrim të datës 29 prill në ‘DITA’. Prapë Tarifa kundërpërgjigjet me një shkrim me gjashtë kolona në gazetë, ku argumentet errësoheshin nga fyerjet e shfrimet e urrejtjes.
Me kë të merren tani me njeriun Tarifa, a me shkencëtarin Fatos Tarifa? Me cilin? Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë?
Shkencëtari Fatos Tarifa, përmbytur nga emocione negative, nga helme, harron të komunikojë logjikisht, zbrazet vetëm emocionalisht. Natyrisht gazeta nuk ka pse të shërbejë si një sahan, a si një poçe ku Fatos Tarifa vjell vreret e tij. Por kjo është punë tjetër. Degradimi në një shkallë të tillë të ulët i debatit, bëhet nga ata që e quajnë veten shkencëtarë të mëdhenj, të shumëditur, me shumë libra, të shumëshkolluar etj.
Do të ishte mirë që vetëmburrjet të liheshin anash, t’i mburrte dikush tjetër që ua ka lexuar librat, t’u referohej dikush tjetër. Personat që vetëlavdërohen, njëherësh dhe etiketojnë, përçmojnë, përulin personalisht atë me të cilin replikojnë. Është metodë e njohur. Merresh me personin, jo me argumentet e tij.
Me shkencëtarin Tarifa nuk merrem. Nuk dika të komunikojë me të tjerët. Madje as me vetveten. Harron ç’ka thënë. Në njërin nga ato citatet që i kam vënë në krye të këtij shkrimi thuhet se “kisha është armike e progresit”, por në shkrimin e fundit të datës 30 prill ai mohon ta ketë shkruar.
Dr. Xhonson thotë: “Pastroje mendjen nga klishetë”. Këtë i kam sugjeruar Fatosit. Në të mirë të debatit.
Emersoni thotë: “Studiuesi është qiriu që do të ndizet përherë nga dashuria dhe dëshirat e njerëzimit”. Në se nuk ke dashuri e fisnikëri si studiues do të shkruash për të na thënë sa i ditur je, njëherësh sa përçmues e përjashtues i helmuar je ndaj atyre që nuk ua pëlqen argumentet.
Këto simptoma të çojnë te mania e madhështisë, sindromë që sipas mjekut shkrimtar, Anton Çehov, prekte inteligjencën e universiteteve. Te tregimi “Murgu i zi” profesorit çehovian i shfaqej fantazma e murgut dhe i thoshte: sa i madh je, sa i lavdishëm je, sa i hyjnueshëm je.
Ky është një komunikim narcist, komunikim fantazmash. Dmth t’i flasësh alteregos, fantazmës, hijes së vetes, unit… t’i thuash: oh, ti më i miri, ti, më i mençuri, ti, i madhërishmi i hijeve përmbi dhe.
Kështu ndodh me ca profesorë që janë plot me veteveten, që pak si shumë u pëlqen vetja, nga që nuk i lexon tjetërkush, nuk u referohet askush, as ish – të dashurat… studentët. As kolegët.

Tarifat e tartabiqat jane ata qe na kane lene trashegim shoku enver e ramiz, per te drejtuar tranzicionin. Tarifa nga ana e tij, i ka ndjere lezetin si ne diktature, si ne pas-diktature.
Oh sa mir me ken nomenklaturist!!
Nga ana tjeter, edhe sikur te duan ata, edhe ne vete te tjeret, çfare jane 25 vjet krahasuar me 50 vjet diktature?!?
I nderuari profesor Tarifa!
Mos harxho kohe dhe mendje per t’i mbushur mendjen ca sharlataneve qe kane shitur trurin per 5 leke tek djalli!
Vetem ENVER HOXHA u dha pergjigfjen e csakte te gjithe keture MJEKERR cjepeve qe i shporri nga kishat e xhamite!
SALEP SULLTANET NUK KANE PUNE NE EUROPE,POR VETEM NE AZINE E VOGEL.
Varferia e argumenteve shoqerohet me citime amerikane,europjane,matematikane,marsiane.U bete si Basha Shares,qe mbante bllok me citate ne xhep!
Respekte Z. Bejko! Nje pergjigje e ekulibruar dhe dinjitoze per nje te vetembushur.
Disa komente rreth debatit midis dy profesorëve: Tarifa dhe Bejko
Nga Mehmet Metaj*
1. Së pari do të ti thosha Z. Tarifa se paska harxhuar shumë kohë për këtë replike”-përgjigje, dhe paske ri-kujtuar arkivën e mendjes dhe shfletuar shumë dhe nga Wikipedia, mgjse thoni se nuk para e shfrytëzoni shumë atë, por harroni se gjithë shkollat amerikane bazë studimi–literature universitare dhe pasuniversitare kanë wikipedia’n, dhe për çfarë për ti dhëne një përgjigje një kolegu, Prof. Sadik Bejko’s në vend që të komunojoni si dy kolegë-profesorë, bëni një pergjigje kacafytëse ala-shqiptarësh.
2. Se dyti Prof. Sadik Bejko, une e njoh pake ndersa ju s’ju njoh hiç, nuk eshte as liliput as i paditur (bile me shtat i bie që ju jeni liliput…), paçka se ju përmendni një listë pakë më të gjatë filozofëshse sa ajo e Prof. Bejkos, mgjse ky ata që duhet i ka listuar…që gjoja njihni dhe i keni lexuar (po të listoj unë këtu mund t’jua kaloj juve si listë që kam lexuar dhe kjo s’do të thotë se unë jam më i ditur se ju…!!)
3. Per ju di mirë vetëm që jeni produkt-i-Fatos Nanos që ju çoi (të merituar ose jo !) ambassador nëAmerikë, dhe atje ju shfrytëzuat rastin oportun dhe u apdeituat dhe ndoshta mbaruat ndonjë doktoratë por kjo s’do te thotë se u bête atutomatikisht me i ditur, se më parë dhe ju ishit thjesh një mësues histori—partie…dhe klishetë që keni mësuar dhe aplikuar më parë nuk hiqen lehtë nga mendja..kjo duket qartë dhe në replikën tuaj.
4. Dhe Ju dhe Prof. Bejko përmendni Ajnshtajnin e Madh, ai vërtetë është i madh por për fiziken teorike-kuantike, dhe teorine e relativitetit etj, por jo çdo gjë që ka thënë Ajnshtajni është për tu marrë referencë, se ai ka folur dhe broçkulla siç është ajo për fetë, ajo për dashurinë etj
5. Një njeri i ditur por dhe fisnik nuk mund të jap kurëe mendime shteruese siç jepni ju per problemin që trajtohet dhe mendimet e tjetrit, dhe që doni ta denjigroni kolegun gjë që s’mund ta bëni, por mbajuni tek argumentat dhe kaq, nuk jeni ju që i “vini vulën” budalllaku të Edi Ramës që do të fut fene ne shkolla apriori ( se kjo i ngjan asaj anekdodës që hodhi budallaj një gure në det dhe u mblodhen100-të mençur dhe s’e nxjerin dot) ,..
6. Dhe së fundi-Ju bëni përsihatje dhe për Hegel-in sikur të jeni dishepoull i tij, kujdes profesore albanes se janë të mëdhenj dhe mendje transhendete ata si Hegel-i, …se dhe Gausi kur pati një debat” matematik me Hegel-in që qe shprehur se “’rruga më e shkurtër që bashkon dy pika është një vijë e drejtë (dhe ja futi kotë) Gausi me kujdes iu përgjigj-korigjoj duke e përmendur në një botim të radhës “kujdes sqepmadh se matematikën nuk e gëlltit dot se “rruga me e shkurter midis dy pikave-trupave nuk është një më një vije e drejte por zig-zage…”
Mehmet Mahmut Metaj,duket qe jeni nje xhihadist i ´´moderuar´´(kamufluar)me lecitje te shumte sic duket,per ti perdorur si gjyle baruti.kundrejt botes se perparuar perendimore ne gjithe kompmonetet e zhvillimit.
Dhe nje labil e di qe gjithe ky zhvillim,ka ne baze filozofine kristiane.
Dhe ata qe keni pjellat e tuaja,me parat e bere ne Arnautistan andej nga perndimi i coni per tu shkolluar.Por mos u turperononi hic se kete e bejne dhe ´´baballaret´´tuaj te anadollit dhe arab.
Vec kesaj more mehmet,Ajnshtajni si intelekt poliedrik ne dimensione,qe truri tend i gjore nuk mund ti perceptoje aspak,ka dhe nje definicion per qenie si ty dhe tarifen:
´´Dy gjera jane te pafundme, thote ai, universi.dhe budallalleku apo maskaralleku njerzor.
Ndonse per te paren (universin) dhe mund te dyshoj,per te dyten jam i sigurte.´´
Prandaj dhe Sali,kjo monster e injorances dhe e krimit mesjetar aziatik jo kot vazhdon te beje kerdine dhe ta percudnoje kete vend per nje cerek shekulli,mbasi nuk jane te paket tru krimburit dhe perverset e shumte te llojit te mesiperm.
Bejko , dobet, shume dobet… Po si ishte ajo puna e Ajnshtajnit fetar? Aman per koken tende…
Bravo profesor Bejko Ne se do ta mallkosh nje njeri i thuaj Te te hyj vetja ne qef .Lera Tarifen ne qefin e tije te arogances boshe
Turma idiote e besimtareve injorante dhe armiq te shkences i sulem zotit Fatos Tarifa jo vetem pa asnje argument shkencor dhe llogjik,por me citate te mbledhura jashte kontekstit te tyre!
Cfare kerkoni te mbroni o pjelle e SKUTAVE TE ERRTA te njerezimit?
FEJA mbi te gkitha eshte nje DOGME,qe jo vetem nuk ka ndikuar ne zhvillimin e njerezimit qysh kur eshte krijuar,por e ka luftuar me GJAK shkencen sa askush tjeter!
LUFTRAT fetare nder shekuj kane pergjakur boten aq sa edhe sot perdoret feja per vrasje te miliona njerezve te pa dhe feja HESHT!
Njerezimin e3 ka zhvilluar vetem SHKENCA dhe ne gare me njera tjetren feja perfaqeson ERRESIREN DHE VDEKJEN,ndersa SHKENCA perfaqeson ZHVILLIMIN!
Megjithate te dyja keti dukuri jane shfrytezuar nga politika per ROBERIMIN E NJEREZIMIT ne favor te PASURIMIT te nje grushti kriminelesh,per te lene miliarda njerez qe vuajne sot per buken e gojes!
Te merresh sot se cfare eshte FEJA dhe roli i saj ne jete eshte aq e kote sa edhe te mos te ekzistonte fare!
Tarifa nuk beri replike se nuk solli asnje argument kunder Zotit Bejko por beri sulm duke denigruar figuren e profesorit ,sulm tipik komunist qe fyen personin jo ate qe shpreh ai. Vete fakti qe studentet jane me pak te qyteteruar e me edukate se shihen ne vendet e punes ne rruge kudo sepse ju jep mesim Tarifa me shoke kto sjapin edukate por si ta degradoje tjetrin ky eshte mekat i madh per kete Shqipria sjep shprese se ka njerez me nje kah dhe kujton se e zoteron kete si nuk na thane cfare kane shpikur keta shkencetaret Marksist e Hegelist asgje pervecse kane prodhuar njeriun e ri si puna Tarifes me shoke qe jane duke marre ne qafe Shqiperine kane bere qe te tallet gjithe bota me ne nga krenaria boshe e fudulle qe kujtojne se jane te plotesuar se kane lexuar dy libra .Asnje nuk doli me thene se kam ndertuar familjen ne baze te librave qe kam lexuar dhe ne baze te shkences ,kurse ne baze te fese qendrojne shumica e familjeve te shendosha dhe me shume femije .Nje pjese e Evropes po e vuan planifikimin familjare qe ishte nje sugjerim i ketyre per te jetuar te lire dhe nje ose dy femije te kene kushte te mira .Pyetja qe ben prifti kur ven kunore ne Kishe eshte ai do femijet qe deshiron Zoti me te dhene nuk thote femijet qe deshiron ti por Zoti me nje fjale kemi larguar Zotin dhe e zgjellim ne numrin e femijeve ne kemi ndaluar pa linde nje mjek nje filozof nje Pape nje udheheqes shteti e shume te tjere .Dhe jemi duke u dashuruar me kafshet se femija ka pune e shpenzim ai tek femi ndoshta eshte dembel formim te vone semundje dhe erdhi nje pasoje qe pike se pari vuan prinderit ne pleqeri pastaj vuan vendi pas disa vitesh mungesen e gjeneratave per cfare qe ne te shetisim boten te hame e te pime birre uiski .Sipas Tarifes drejte kesaje me shkuar edhe ne jo mor ne kenaqemi me femijet e me Zotin kur takojme Zotin e kemi shetitur boten .Ne besimtaret katolike themi cdo femije vjen ne jete me buk nen sqetull kjo eshte fakte se vetem luftrat mund ta nderpresin per nje cast por Zoti i ushqen bijte e tije .
O Vasil …po cafre i ke keto more …por une kam dhene nje koment timin dhe s’kam mbajtuar asnje ane dhe nuk predikoj as fe’ as jihad-in por njerez si puna jote qe fyejne nje njeri qe s’e njohin se kush eshte e kan cuar dhe mbajtur kete vend ne gjendje te tille edhe sa i perkete besimeve…me sa shkruan nuk ja vlen te merresh me ty se duket qe je nje nul…ne dukate te tjerat s’vlejne po s’pate ate…
Ju katoliket do beni mire te ruani femrat dhe femijet nga prifterinjte pedofile qe i keni me shumice ne te gjithe boten!
SADIK EFENDI ! JE NE LLOGORE TE GABUAR ,PERBALLE INTERESIT KOMBETAR TE SHQIPTAREVE. MJAFT DERDELLITE SE PO E TEPRON SI SHUME . SHQIPTARET NUK KANE NEVOJE PER “PROFESORE” TE TILLE, QE E KANE VENDIN NEPER SELITE E KOMUNITETEVE FETARE,POR JO NE KATEDRAT E UNIVERSITETEVE . HIQU NGA RRUGA DHE LERI TE QETE SHQIPTARET,SE TANI NUKTA KANE NGENE TE MERREN ME IDJOTESITE E TUA .
TI ZOTI BEJKO , KA MUNDESI TE JESHN NGA ZONA E CAMERISE ,QE KA NXJERRE ME SHUME NJEREZ TE PA DENJE PER T`U MBURRUR SI SHQIPTARE.