Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, fermerët italianë e pritën në Romë me një protestë të vogël.
Shtetet e Bashkuara kërcënojnë me tarifa mbi disa produkte ushqimore italiane, si kundërpërgjigje ndaj subvencioneve qeveritare për kompaninë ajrore europiane “Airbus”.
“Mos e vrisni ushqimin italian”, shkruhej në pankartën që mbante në duar njëri prej tyre.
“Zoti Pompeo, ne jemi miq”, shkruhej në një tjetër.
Ndërkohë, më vonë një gazetare që drejton një emision televiziv satirik iu drejtua sekretarit amerikan gjatë takimit të tij me kryeministrin Giuseppe Conte dhe i zgjati një copë djathi parmixhan.
“Kjo është diçka e bërë me zemër, shpresojmë që ju mund të na ndihmoni duke ia çuar Trumpit”, u shpreh ajo.
Pompeo e priti dhuratën me buzëqeshje, por Conte jo dhe aq, pasi i kërkoi menjëherë rojeve që ta largonin gazetaren.
Këtë vit, Organizata Botërore e Tregtisë doli në përfundimin se “Airbus” kishte marrë subvencione të paligjshme qeveritare, duke i hapur dritën jeshile Washingtonit të vendosë tarifa ndëshkuese, subjekt i të cilave pritet të jenë parmixhani dhe vaji i ullirit.


j.l./ dita

Airbus eshte Europian apo Boingu mori tatëpjetën dhe duan të sigurojnë vendin e dytë.