Kundër terrorizmit, Rusia propozon një aleancë të re të drejtuar nga OKB

Dita

Një aleancë e re kundër terrorizmit, e drejtuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Është ky propozimi i ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se Kremlini do të ishte mjaft i interesuar që të punonte për krijimin e një bashkimi të tillë.

Deklarata e përfaqësuesit të Moskës erdhi gjatë një takimi me homolgun e tij nga Katari, Khalid Bin Al-Attiah.

“Krijimi i një organizmi special i cili do të luftojë terrorizmin është një nevojë e domosdoshme ndaj Rusia propozon që kjo aleancë të ngrihet dhe të drejtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Nëpërmjet kësaj ne mund të hetojmë incidente të ndryshe, të ndajme informacionet e shërbimeve sekrete si dhe të mbikqyrim përdorimin e armëve kimike. Kremlini është mjaft i interesuar që një aleancë e tillë të krijohet.”

Më tej, Lavrov tha se Rusia vazhdon t’a shohë me pozitivitet qeverinë e drejtuar nga Bashar al-Assad në Siri, pavarësisht qëndrimit të kundërt të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit. Ai nënvijëzoi se Kremlini po ndërmjetëson një dialog mjaft produktiv midis qeverisë dhe forcave opozitare.

Share This Article
1 Comment
  • Ministri i Jashtem rus Sergey Lavrov thjesht po i kerkon OKB te beje detyren qe i takon si organizate kombesh qe eshte. Ishte pikerisht Ministri S. Lavrov qe ne 2010 deklaroi se levizjet ne Tunizi e pastaj ne Libi ishin ” thellesisht e qartesisht islamike ” e jo si koleget e tij Perendimore qe masturboheshin duke i quajtur ” Revolucione demokratike ” apo ” Pranvera Arabe “(!)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *