Kundër urrejtjes ndaj hebrenjve

redaktor

Terrori islamik e mban Evropën të mbërthyer – në frikë. Fillimisht Franca këtë vit, pastaj Danimarka – dhe të gjithë pyesin se ku do ta japin goditjen tjetër terroristët. Që ata do të godasin prapë, për këtë nuk ka dyshim më askush. Gjithsesi: frika përballë rrezikut, përballë terrorit nuk e ka absorbuar arsyen politike, nuk e ka spostuar atë. Evropa tregohet e vendosur që të mos gjunjëzohet, të mos i braktisë vlerat e saj. Evropa dëshiron t’i përmbahet idealit dhe së vërtetës së një shoqërie të hapur, liberale, të mbrojë me vendosmëri të drejtën e lirisë së mendimit – kundër të vetëshpallurve profetë të një sistemi të mbyllur në vete të shtetit fetar.

Terrori është i drejtuar kundër të gjithëve ne: por në mënyrë të veçantë ai drejtohet kundër hebrenjve në Evropë. Me ndërgjegje ai goditi në janar hebrenjtë në një dyqan parizian, i cili shet ushqime të pastruara sipas ritit hebre, ai goditi në Kopenhagë hebrenjtë në sinagogë. Ai godit në mënyrë të turpshme varrezat hebreje – të cilat dhunohen prej vitesh herë pas herë në të gjithë Evropën, por para së gjithash në Francë. Kjo ndodhi edhe këtë fundjavë. Dhe meqenëse shumë vetë ngrenë supet dhe e heqin mendjen nga këto lajme të vogla, është e rëndësishme që të theksohet: këtu dhunohet paqja e të vdekurve, këtu plagosen ndjenjat e njerëzve, të familjeve, të të afërmve, të miqve. Këtu poshtërohet prestigji – kjo është e neveritshme. Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me doras të majtë apo të djathtë.

Ka ardhur koha që Evropa të kujtojë se ajo nuk ka vetëm një trashëgimi hebreje, por edhe një të tashme hebreje. Në historinë hebreje bën pjesë – krahas figurave të mëdha të jetës shpirtërore evropiane si Albert Einstein ose Moses Mendelssohn – edhe antisemitizmi vrastar, i cili ka lënë gjurmët e tij prej mijëra vjetësh në kontinentin e vjetër. Në Angli si dhe në Francë në kohën e kryqëzatave, në Spanjë, ku në vitin 1492 ndodhi dëbimi i madh i hebrenjve, deri në Holokaustin e hebrenjve evropianë nga gjermanët.

Historia e hebrenjve në Evropë është një histori përndjekjesh, diskriminimi, përçmimi social, vrasjeje. Prandaj sot evropianët duhet t’i mbrojnë sot hebrenjtë, kur nuk duan, që të vazhdojë migrimi i hebrenjve nga ky kontinent. Këtë vit ende kemi të bëjmë me 30.000 vetë nga dy milionë hebrenjtë që migrojnë në Izrael, por pa u vënë re janë shumë më tepër ata që e braktisin Evropën dhe shkojnë në Kanada ose në SHBA. Një sinjal paralajmërimi.

Evropa mbetet e arsyeshme, edhe përballë terrorit islamik. Ligjet thuajse nuk i ndryshon. Në histeri nuk kalon. Frika nga rreziku i padukshëm nuk i paralizon shoqëritë. Por luftën kundër urrejtjes ndaj hebrenjve, Evropa, evropianët duhet ta zhvillojnë në mënyrë më të angazhuar. Hebrenjve dhe shoqërive në vendet e tyre ata duhet t’u përcjellin ndjesinë e vetëkuptueshme se ata ndodhen në anën e tyre. Kemi të bëjmë pa dyshim me një skandal, me të cilin janë mësuar prej kohësh shumë vetë, që kopshtet hebreje, shkollat dhe sinagogat duhet të mbrohen me polici. Politikisht të vë më shumë se në mendime, që pas së ashtuquajturës kritikë ndaj Izraelit (si në luftën e Gazës), shpesh nuk fshihet gjë tjetër veçse antisemitizëm demonstrativ. Por Evropa, çdo evropian duhet të luftojë me vendosmëri kundër urrejtjes që po përhapet kudo ndaj hebrenjve. Jo vetëm në demonstrata dhe në aktivitete, por edhe në jetën e përditshme. “Mos ji i qetë kur sheh gjakun e tjetrit pranë teje”, thuhet në shkrimet e shenjta. Ne nuk duhet të heshtim, por të veprojmë me vendosmëri kundër indiferencës.

*Redaktor politik, Bild

Share This Article
3 Comments
  • Mos u shqetesoni shume per URREJTJEN ndaj hebrejve!
    Hebrenjte kane 70 vjet qe po sillen ndaj popullit palestinez me keq se NAZISTET HITLERIANE!!!
    Ne se e quajne HOLOKAUSTIN KRIM,po aq KRIM eshte edhe sjellja e tyre ndaj palestinezeve!
    URREJTJEN E BOTES MBARE E KENI FITUAR VETE!!!

  • Populli palestinez ka gjithe te drejten per te luftuar per atdheun e grabitur nga cifutet sipas perrallave te Bibles hebraike!

    Ne shekuj ky komb eshte identifikuar si xhambaz e fajdexhi I pashpirt, qe nga faraonet e Egjiptit,qe I debuan e deri te spanjollet me katolike se Papa I Romes!

  • Antisemitizmi, qe do te thote urrejtja ndaj cifuteve eshte shekullore dhe spekullimet e sotme, se cifuteria eshte nje komb i zgjedhur nga Zoti dhe se sipas perrallave te Bibles keta kane qene luftetare te medhenj ,duket se eshte vertet nje perralle!

    Ne radhe te pare , Palestina eshte nje vend arab prej me se njemije vjetesh dhe ne token e saj dhe cifutet ishin njesoj te shperndare si ne Europe e ne vendet arabe.

    Kurre nuk eshte bere nje pyetje publike se perse… fjala vjen nuk ka nje urrejtje kaq patologjike per danezet e suedezet e ndac per kinezet e japonezet , por vetem per cifutet?!

    Sa per gjeniun e njerezimit Albert Ajnshtajn, ky as qe ja ka pare deren ndonje sinagoge e kurre nuk e kemi pare me ndonje berecke ne cacke te kokes si cifutet e rendomte qe falen ne sinagoga cdo te shtune te javes!

    Ketu, ne Shtetet e Bashkuara ,keshtjella qe e mban ne kembe shtetin liliput te Izraelit, deri ne vitet 50-te ka ekzistuar nje organizate famekeqe me emrin Ku Klus Klan me miliona antare , ku krahas persekutimit te zezakeve ,cifutet ishin shenjestra e dyte me e urryer!

    Jashte ketyre konsideratave krejt personale e ne qejfin tim ,po them se nuk ka asnje lloj antisemitesh te supozuar sic shpifin gjithandej, perfshire ketu edhe nje fare Kudacheft ! Pervec vendeve arabe qe kane hesape per te lare me cifutet e sotem, e sidomos palestinezet, nje komb refugjat, askush nuk ka nge te merret me kete ceshtje kaq te thjeshte!

    Mbase ky Kudascheft ,(t’emen cfare llagapi) nuk e di se ishte projektuar nje shtet cifut ne Shqiperi ne kohen e merhumit Zogolli, i propozuar nga ambasadori cifuto-amerikan Bernstein, por pasi moren vesh se shqiptaret ballkanas denbabaden jane kokeshkrete, te ashper e luftarake ,u terhoqen!

    Prape ,edhe sot e kesaj dite shqiptaret, sado te shpartalluar nga klasat e felliqura politike, radhiten ne kombet me luftarake te botes ,krahas ruseve , gjermaneve e japonezeve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *