Të enjten, Gjykata Kushtetuese e Turqisë vendosi se dy gazetarë turq, të cilët u liruan nga paraburgimi një ditë më pas, u ndaluan në mënyrë të paligjshme. Por kjo ka provokuar përsëri zemërimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Mund Dundar dhe Erdem Gul po përballen me akuzat për spiunazh gjatë raportimit të tyre për gazetën opozitare “Cumhuriyet”. Ata u arrestuan në nëntor dhe gjykata i liroi më pas në pritje të gjykimit të tyre në muajin mars.
Erdogan tha: “Unë vetëm mund të hesht lidhur me vendimin që ka marrë Gjykata Kushtetuese. Por unë nuk kam për ta pranuar atë, më lejoni të jem i qartë në lidhje me këtë. Unë nuk pajtohem me vendimin dhe nuk e respektoj”, u shpreh Presidenti turk sipas “Hyrriet”. Dundar dhe Gul u akuzuan për ndihmë të një organizate terroriste dhe botimin e materialeve që shkelin sigurinë shtetërore. “Cumhuriyet” ka publikuar shkrim dhe video, që tregonin sipas saj se si zyrtarë të inteligjencës turke transportonin armë në Siri në vitin 2014.

i mënçuri nga budallai ndryshojnë pak!!që të dy bëjnë gabime!!
i mën4uri hesht!
erdogani!?
e pa mundur!!