Kundërshtari i Kukësit, një klub miliarder

anazapta

Kukësi do të përballet në turin e tretë të Ligës së Evropës me një klub miliarder. Bëhet fjalë për Metalurg Donjetskun e Ukrainës, pronari i të cilit është Sergei Taruta, një ndër 500 njerëzit më të pasur në botë. Presidenti i skuadrës ukrainase zotëron një pasuri prej 1.2 miliardë dollarësh dhe është pronar i shumë kompanive minerare në Ukrainë. Prej disa vitesh ai investon për klubin, duke arritur të ndërtojë një ekip modern. Taruta ka paguar një milion dollarë këngëtaren e famshme Xhenifer Lopez për ta pasur për një natë në dasmën e vajzës së tij.

Metalurg Donjetsku u themelua në vitin 1993 fillimisht me emrin Antratsi Kirove, duke marrë pjesë në ligat e ulëta. Më pas, klubi u riorganizua dhe mori emrin Metalurg Donjetsk. Në 1998-ën arriti të ngjitet në Ligën e parë ukrainase. Me kalimin e viteve e ka rritur së tepërmi nivelin, kjo edhe falë mbështetjes së fuqishme financiare të presidentit Taruta. Kampionatin e shkuar e mbylli në vendin e pestë dhe synimet më të mëdha të skuadrës janë që të ecë sa më shumë në Evropë. Metalurgu nuk ka arritur ende të shpallet kampion i Ukrainës, ndërsa ka arritur ta fitojë dy herë Kupën (2009-2010 dhe 2011-2012).

Gjithashtu, ka fituar edhe një Superkupë të Ukrainës në sezonin 2011-2012. Vitet e fundit drejtuesit e klubit i kushtojnë më shumë rëndësi pjesëmarrjeve në Evropë. Megjithatë, ekipi nuk ka mundur ta kalojnë asnjëherë turin e tretë eliminator. Këtë do synojnë ta bëjë përballë Kukësit, me ndeshjet që do të luhen më 1 gusht në Tiranë dhe një javë më pas në Ukrainë.

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *