Një 54 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për kundërshtim të punonjësit me policinë. Blutë vunë në pranga shtetasin Ilirjan Qafleshi, 54 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targa AA655MJ, në gjendje të dehur në lagjen “Kongresi” në afërsi të Stadiumit ka kundërshtuar efektivat e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur.
