Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e 15 studentëve që kanë protestuar kundër ofensivës ushtarake të këtij vendi në rajonin Afrin të Sirisë.
Një grup i studentëve nga Universiteti Bogazici në Stamboll kanë protestuar muajin e kaluar në mbështetje të ofensivës turke kundër kurdëve të Sirisë.
Një grup rival i studentëve më pas ka mbajtur një kundër-marsh, gjë që ka shtyrë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan t’i cilësojë studentët si “terroristë”, si dhe ka kërkuar nga autoritetet hetim të menjëhershëm.
Prokurorët kanë thënë se studentët kanë vepruar në linjë të njëjtë me militantët kurdë dhe “kanë tentuar të portretizojnë Turqinë dhe forcat e saj si përdoruese të dhunës dhe përgjegjëse për veprime të paligjshme në rajon”, ka shkruar e përditshmja turke Hurriyet, transmeton Rueters.
Nuk ka ende ndonjë përgjigje nga prokuroria lidhur me këtë çështje.
Pas mbajtjes së protestës, Erdogan ka deklaruar se studentëve do t’iu ndalohen studimet universitare.
“Ne do t’i gjejmë këta terroristë dhe do të bëjmë atë që është e nevojshme. Ne nuk do t’iu japim këtyre terroristëve të drejtën për të studiuar në universitet”, është shprehur Erdogan muajin e kaluar.
Për shkak të postimeve nëpër rrjetet sociale, nga fillimi i ofensivës, autoritetet turke kanë ndaluar qindra persona.
Forcat turke, javë më parë, kanë nisur një aksion në rajonin Afrin në Siri, zonë e kontrolluar nga kurdët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG). Kjo e fundit është cilësuar nga Turqia si organizatë që ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
s.a/dita

Dhe kryeministri jone Edi Rama asht vasal i Erdoganit