Kungujt dhe kungulleshkat

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Loje kungulleshkash politike-prokurori. Z.Strazimiri na paskësh dërguar në prokurori dosjen e plotë të një krimi ekonomik prej1.5 milion euro në tenderat e Aluiznit! Bravo i qoftë atij djali që të merr gjak në vetull e jep jetën për interesat e “popullit”. Por është diçka që unë nuk e kuptoj e bile ndjehem i ofenduar në atë intelelekt që kam. Tek cila prokurori i ka dërguar dosjet e “plota” ky zotëria e të tjerë zotërinj si ky? Kemi dëgjuar me mijra kallzime për ofiqarë të lartë të qeverive që kane drejtuar në mënyrë skandaloze Shqipërinë. Sa prej tyre kanë përfunduar në burg? Ose të paktën, kujt i është hapur çështje? Asnjë e përsëri asnjë. Ja përse ofendohem. Unë e shumë si unë jetojmë me djersën e ballit pa pushtet e pasuri, por të paktën këta të zgjedhurit tane të na kursejnë talljen e ofendimet. E 25 vjet nuk janë pak. Gënjeshtrën e tretë e han veç budallai. A thua të jemi aq budallenj? Nuk e di. Them se këto kohët e fundit diçka po lëviz. Uroj që sa me shpejt t’i vijë fundi kësaj loje të ndyrë kungujsh e kungulleshkash. Të presim e të shpresojmë. Profeti.

Share This Article
1 Comment
  • Gazeta Dita eshte cilesore.Edhe komentuesit me ngjajne ma serioz e ma cilesore se ne gazetat e tjera. Ju uroj suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *