Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Hej Dita jonë e shtrenjtë! Nuk po mund të qëndroj pa u prononcuar për gjithë këtë mllef qe na është krijuar tërë këto vite e po na mbyt. Dua t’i sjell në kujtesë gjithë shqiptarëve amnistinë e bërë ndaj Berishës në vitin e shkatërrimit të vendit dhe vrasjen e mbi 4000 të rinjve në vitin 1997. Vetë udhëheqja socialiste në atë kohë hëngri një m…t sa tani kërkon ta vjellë e nuk e nxjerr dot. Ka të drejtë populli kur thotë se këtë vend për mbi 25 vjet po e sundon Berisha. Të vjen për të plasur kur dyshja Berisha-Basha flasin në mbrojtje të sovranitetit. Jo ore jo! Këto nuk i përtyp më tej shqiptari, por po na lodhin dhe politikanët e majtë me këto durim-lëshimet si puna e gomarit që po e shqyente ujku dhe ai shpresonte të ishte në ëndërr. Mazhorancës i mbetet detyrë për të gjetur formulën e daljes nga ky ngërç që e ka kapur se u bë gazi i botës. Dhe le ta dijë se kupa ka kaluar çdo limit dhe ka më shumë se një vit që vetëm derdhet. Ju përshëndes si redaksi!
