Manchester United ka pësuar një tjetër humbje tronditëse në “Old Trafford”, këtë herë nga Swansea, çka i ka sjellë eliminimin nga FA Cup. Ekipi mik kaloi i pari në avantazh dhe vendasit iu përgjigjën pas pak minutash në pjesën e parë, por në fund fitoi 2-1, falë golit të shënuar në minutën e 90-të. Në atë kohë United kishte mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Fabio doli me karton të kuq në minutën e 80-të, vetëm katër minuta pasi zëvendësoi Rio Ferdinand. United është skuadra që e ka fituar 11 herë Kupën e Anglisë, më shumë se kushdo tjetër.

Shkoi per lesh kjo skuader qe kur iku i famshmi Ser. Ferguson. Nuk mori dot as kupen e vogel.