Kupa e Botës, ISIS u drejtohet mbështetësve: Vritini të gjithë!

Dita

Luftëtarët e ISIS u janë drejtuar mbështetësve të tyre që të kryejnë sulme në ceremoninë e Kupës Botërore 2018.

Kjo thirrje është bërë së fundmi online përmes një posteri, në të cilin shihet imazhi i një thike shoqëruar me logon e Kupës së Botës për vitin 2018.

Sfondit të posterit i është dhënë një ngjyrë e kuqe, e cila simbolizon gjakun, dhe në të gjendet edhe një stadium futbolli i Rusisë.

Luftëtarët e ISIS i kanë vendosur këtij posteri kërcënues titullin “Vritini të gjithë!”, të shkruar në frengjisht.

Ndërkohë, kujtojmë se në muajin prill ISIS paralajmëroi Presidentin rus Vladimir Putin se do të hakmerrej për vrasjen e myslimanëve.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *