Meksika dhe Gjermania po përballen me njëra-tjetrën këtë të diel dhe pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 1-0.
Kampionët e botës hasën vështirësi në 45 minutat e para të ndeshjes në organizim, e madje u rrezikuan edhe disa herë nga kundërshtarët.
Këta të fundit arritën ta gjejnë golin në minutën e 35, përmes një kundërsulmi të shpejtë.
Autori i golit ishte futbollisti Hirving Rodrigo Lozano.
Megjithatë, Gjermania ka edhe 45 minuta përpara për të treguar nëse do ta përmbysë apo jo këtë disavantazh.
s.a/dita
