Kupa e Mbretit, Messi rikthehet me dygolësh

anazapta

Lionel Messi shënoi një “dopietë” në paraqitjen e tij të parë pas 59 ditësh mungesë, ndërkohë që Barcelona e ka thuajse të sigurt kalimin drejt çerekfinaleve të Kupës së Mbretit, pas fitores 4-0 ndaj Getafe-s në takimin e parë të raundit të 1/8-ave. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” zëvendësoi Andres Iniesta-n pas minutës së 63, teksa Barcelona udhëhiqte me rezultatin 2-0, falë dygolëshit të mesfushorit Cesc Fabregas. Messi mbylli gjithçka sa i përket rezultatit, vetëm 1 minutë para mbylljes së takimit, kur konvertoi në gol një top të hedhur në zonën e rreptësisë. Golin e tij të 16 të këtij sezoni, argjentinasi e shënoi në minutat e fundit të kohës shtesë. Messi vinte pas një dëmtimi të gjatë, teksa ndeshjen e fundit e kishte zhvilluar ndaj Betis-it në fillim të muajit Nëntor, ndaj dhe u la në pankinë nga trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino.

 

 

Rosell: Tiki-takan e shpikën Xavi, Iniesta e Messi

Sandro Rosell komplimenton Xavi Hernadezin. Pas marrjes së çmimit si lojtari Fair Play i vitit 2013 nga mesfushori katalanas, presidenti i blaugranave thur elozhe për futbollistin nga Terrasa. Rosell deklaroi se arkitekti i stilit të lojës i ashtuquajtur tiki-taka është Xavi së bashku me Inestën, Messin dhe Busquets, duke i hequr meritat në një farë mënyre ish-teknikut të Barçës, Pep Guardiola, pavarësisht se midis të dyve është vendosur paqja. “Loja e Barcelonës nuk do të kishte kuptim pa Xavin, pasi ai është ndërtuesi i stilit tonë të lojës që na ka dhënë shumë fitore dhe kënaqësi në vitet e fundit. Golat e të tjerëve nuk do të ishin aq të thjeshtë pa të. Xavi së bashku me Iniestan, Messin dhe Busquets janë shpikësit e tiki-takës. Është krenari për ne që një lojtar si Xavi është pjesë e Barcelonës”. Por sipas Rosell cilësitë e Xavit shkojnë përtej fushës së lojës, duke u shprehur se mesfushori i La Rohas më shumë se një futbollist i madh është një person i mrekullueshëm dhe një njeri shumë human. “Xavi është një mit i Barcelonizmit. Me kalimin e viteve do të jetë një ditë trajner dhe ne të gjithë do të themi se çfarë ka bërë ai për Barcelonën. Xavi është një person që e ka ndihmuar shumë Barçën që të bëhet kjo që është, ai këtu admirohet dhe respektohet nga të gjithë dhe kjo është vetëm meritë e tij”.

 

Share This Article
1 Comment
  • Guardiola edhe si lojtar ishte inteligjent ,por edhe ai kishte pak merite ne TIKI-TAKEN ,por ne fund jam dakord me ROSELLIN .
    Ju po e shikoni tani qe BARCA eshte ne krye vazhdon akoma me ate stil loje qe sado qe i eshte zbuluar kunder-receta ,eshte akoma sheruese ,edhe perkunder faktit qe TATA ka ngritur duart lart ,duke mos patur fuqi qe ta ndryshoje stilin e lojes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *