Kupa e Republikës, për herë të parë për ekipet e moshave

Dita

Do të zhvillohet Kupa e Republikës për moshat (Kategoria Superiore) për grupmoshat U-17 dhe U-19. Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka futur në kalendarin e aktiviteteve të këtij viti edhe një aktivitet të tillë. Është hera e parë, që ky kompeticion zhvillohet për ekipet e moshave. Ai do të zhvillohet me sistem grumbullimi në Kamëz në Yrshek dhe në Pezë.

Faza e parë do të zhvillohet më datë 23-24 janar, me pjesëmarrjen e 16 skuadrave për secilën kategori (U-17 dhe U-19). Do të aplikohet sistemi i eliminimit me ndeshje direkte, deri në përcaktimin e 4 gjysmëfinalistëve për çdo kategori. Këto skuadra, do të ndeshen në ditët në vazhdim për të përcaktuar finalistët dhe fituesit e Kupës. Kupa e Republikës, është aktiviteti i dytë për nga rëndësia pas Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 dhe U-19.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *