Futbolli shqiptar nuk ndalet as në mesjavë, duke sjellë ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Rrugëtimi për të ulur nga froni Flamurtarin do të nisë pa shqetësime në letër për të mëdhatë e kampionatit. Të ndara në grupin A dhe B janë 32 skuadra, që formojnë 16 çifte, nga të cilat do të vijojnë më tej po kaq ekipe. Në grupin A, Flamurtari fitues i Kupës në fuqi do të ketë një përballje dyshe me Kamzën në kryeqytet, një përballje ndaj të shkuarës për trajnerin Gjoka. Një duel që duket i lehtë në letër për vlonjatët të cilët duhet të bëjnë detyrën përpara sfidës së fundjavës në kampionat me Partizanin. Në të njëjtin grup Skënderbeu ka një transfertë të lehtë në letër ndaj Himarës, aty ku do të tentojë kthesën e rezultateve pozitive për të përgatitur supersfidën e javës së ardhshme ndaj Tiranës.
Transferta të lehta në letër do të ketë edhe Partizanin e Laçin që do të ndeshen respektivisht me Ilirinë dhe Naftëtarin. Ndërkohë në Grupin B është e njëjta panoramë, me Kukësin që udhëton në fushën e Vorës, Tirana drejt Librazhdit për t’u përballur me Sopotin. Ndeshjet më të vështira në këtë fazë duket të jenë për Teutën dhe Vllazninë, që do të kenë përballë dy skuadra pretendente për t’u ngjitur në Superiore, Besëlidhjen dhe Mamurrasin. Këto dy përballje janë të vetmet me koeficient të lartë vështirësie në këtë fazë të parë, nga e cila përjashtohet mundësia e ndonjë surprize të pakëndshme.
Kupa e Shqipërisë
Raundi Parë
Grupi A
Himara – Skënderbeu
Naftëtari – Laçi
Iliria – Partizani
Kamza – Flamurtari
Veleciku – Besa
Burreli – Lushnja
Shkumbini – Elbasani
Tomori – Tërbuni
Grupi B
Vora – Kukësi
Besëlidhja – Teuta
Sopoti – Tirana
Mamurrasi – Vllaznia
Ada – Kastrioti
Luftëtari – Bylis
Dinamo – Apolonia
Pogradeci – Butrinti
