Nuk ka pasur të papritura në ndeshjet e treta në grupe në Kupën e Shqipërisë. Në Grupin A, Skënderbeu e Kukësi i fituan përballjet e radhës, ndërsa në grupin B, Flamurtari fitoi në Vlorë ndaj Laçit dhe Bylis shkatërroi Teutën.
Në stadiumin “Flamurtari” skuadra vendase nuk e pati aspak të lehtë ndaj kurbinasve, megjithëse e arrriti fitoren me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë shënuan dy herë në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Zeqirit dhe Muzakës veçse në pjesën e dytë goli i Vucajt rihapi ndeshjen.
Flamurtari u mbajt deri në fund dhe tani është ngjitur në vendin e dytë në grup, me 6 pikë pas 3 takimeve të para.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Bylis nuk pati mëshirë për Teutën duke fituar 4-0.
Në Grupin A, Skënderbeu fitoi në Krujë ndaj Kastriotit vendas me rezultatin 2-1 dhe gola të shëuar nga sulmuesit Pejiç e Plaku. Së fundi, Kukësi nuk e pati aspak të lehtë fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Shkumbinit. Allmuça shënoi golin e vetëm me penallti 7 minuta para fundit dhe Malo vulosi shifrat.
Leave a comment