Kupa vazhdon të derdhet

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Dita, përshëndetje! Heej ç’po na dëgjojnë veshët dhe shohin sytë nga deputetë që i quajmë tanët! Po kur do të bëhen të vetëdijshëm këta deputetë që nuk merren me problemet reale që shqetësojnë elektoratin? Me habiti thënia se gjoja qenka kërcënuar një deputet nga një kryebashkiak duke fajësuar Edi Ramën për këtë veprim. Shprehje të tilla na bëjnë për të vjellë, sepse çdo gjë që thonë nuk ngjit, por vetëm na mërzisin. Vetëm kohë e humbur është të dëgjosh shpifjet dhe shantazhet e krejt grupit demokratikas. Ore, çfarë rëndësie ka tani problemi i Frrokajve që janë në duart e drejtësisë? Këta që flasin tani rreth tyre etj., kanë një hall të madh, që të tërheqin vëmendjen nga problemi kryesor i radhitjes së vendit tonë në familjen europiane. Ëndërr shekullore e shqiptarëve. E kush flet për rregulla e ligje, që kurrë nuk i ka zbatuar që në shfaqjen e tij si fantazmë në vitin 1990? Aman more, se po mërzitemi duke pritur ta shohim në bankën e të akuzuarve këtë Sali Berishën për fajet dhe krimet e tij. Ky që llomotit e ka mbushur kupën dhe po derdhet pa pushim, por vazhdon dhe nuk durohet. Përshëndetje, Pjetër Bubaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *