Prostitucioni në Austri është i ligjëruar dhe ushtrohet në mënyrë të kontrolluar rreptësisht nga shteti, që e taton këtë ‘profesion’ ashtu si çdo sipërmarrje tjetër.
E në këtë kuadër, autoritetet vendase bënë disa ndryshime në ligjin e ri të taksave, ku u kërkohet shtëpive me drita të kuqe që t’u ofrojnë klientëve kupon tatimor ku të përshkrohet edhe lloji i shërbimit të ofruar.
Kjo ka vënë në një dilemë të madhe operatorët dhe punonjëset ‘freelance’ të këtij sektori, që po pyesin veten dhe autoritetet se çfarë emrash t’u vendosin në kuponin tatimor shërbimeve të ofruara.
Ka një zgjidhje të përkohshme, që e kanë publikuar mediat vendase. Bëhet fjalë për një kupon tatimor me një vlerë prej 250 eurosh me përshkrimin “akt seksual special”, një tjetër me vlerë 50 euro për “shërbime speciale” dhe 19 euro “për një gotë shampanjë”.

Putirin e rakis dhe filxhanin e kafes nuk e njihkan austriaket.
Keto do jene me cmime me te ulta per fukaran orientit me kombesi Albania,nese e fusin ne stilbiznesin e seksit.
ah ,ja kjo na mungonte
ku vajti ajo superpjeshka e tatimeve ,
ku qendron problemi ketu aaaa ?
ajo Xhemilja por ne art Xhesika ai muskulfryri i deputetes nje her ,ashtu nje nate ,kane prere kupon ??
ja oj tu mbyllte ,ketyre vuri kupon ti , merreni kot me tufat e preshit ….filloe nga pallamenti dhe biznesmenet ti prezanton Grida ,e dalengadale deri te populli qe shkarrashkryhet me komshiun Zeneli qe i duket si Ezeli ….dhe ja u be shteti 😛
DITA , ju me gajasni me keto lajme !