Kuqëlon Nikolla…

anazapta

Ç’ma kënaqe synë,

Xhan more Nikollë,

Në krah të Saliut,

Skuqje si një mollë!

 

Skuqje si një mollë,

Vetëm nga gëzimi,

Se u riciklove,

Sërish tek Ndryshimi!

 

Një flakë të çuditshme,

Të kish marrë ‘fitira’,

Se të kish bërë Sala,

Oferta të mira!

 

Mbase të ka thënë,

Do të bëj ministër,

Po Sali mavria,

S’ka gjë në kanistër!

 

Po ta them më shkoqur,

Që ti ta kuptosh,

Sala është një bankë,

Me sirtarët bosh!

 

Mund të ta japë çekun,

Shumë të majmë vërtet,

Po banka e tij,

S’ka likuiditet!

 

Besoj më kupton,

Se je burrë i zgjuar,

Saliu me kohë,

Ka falimetuar!

 

Ndaj kot vetëtin,

Si një rreze drite,

I hodhe në lumë,

Ato pak kredite!

 

Ndonjë gjë të madhe,

Tek ty s’mund të vjelin,

Të paktën do jesh,

Me baba Xhuvelin!

 

Në gazetën tënde,

Tok e grimë të dy,

Si ai që shamë,

U bëre dhe ti!

 

Të bëri Fatosi,

Dikur deputet,

Se dikur o Lesi,

Kishe një gazetë!

 

Unë e di fuqinë,

E asaj gazete,

Qe për xha Salinë,

Opozitë më vete!

 

Opozitë më vete,

Çelik edhe hekur,

Sala që dje puthje,

Dikur ta ka djegur!

 

Mbasi tok do rrini,

Gjatë në opozitë,

Si ta vuri zjarrin,

Do ta thotë një ditë!

 

Sot ndrin si një mollë,

Porse në Qershor,

Do bëhesh jeshil,

Si një sallator!

 

Të them sallator,

S’dua të ta ngec,

Se për ty nuk shkon,

Fjala kastravec!

 

Share This Article
13 Comments
  • O Duka mire ben qe i ngre keto probleme qe ka pasur Lesi me Berishen dhe ai e di qe nuk fiton kualicioni i Berishes po i ben hyzmet mendjes se besoj e genjen se mos perlaje ndonje karige deputeti pa per te tjerat se ka problem .Ai mendon kur Berisha do fute ne lista disa mercenare te rinj nga PS pse mos me vere edhe mua qe i kam qendruar besnik gjate ketyre viteve duke me djegur e palluar sa here ka dashur qefi atij.

  • o nikolle sardeli
    o burri dy leke
    shkove tek Saliu
    per nje cope byrek.

    Njehere nga e majta,
    djathtas bere prape
    si timon pa duar
    dhe i dehur tape.

    Me burra si ti
    parti kastraveci
    s’behet prokopi
    o Nikoll kasneci

  • Bijte e bllokut do vjedhin prape pasurite e te tjereve si bene etrerit e tyre ne 1945, do vendosin prape diktaturen e proletariatit=leckamaneve. Po si do ta regullojne mireqenien e popullit leckamanet, ata te ishin te zotet kishin regulluar veten e tyre per vite me radhe. Nuk i jepet pushteti proletareve leckamane. Kudo ku e kishin ata pushtetin Rusi e lindje, vetem varferi sollen. Dhe pastaj e ulem koken si b….tek perendimi. Shikoni perendimin ku qeverisin te pasurit, vetem begati pati. Formula: Populli varfer eshte budalla, te pasurit te zgjuar dhe te pasur. Pra mos votoni te majtet se vijne nga morracaket e leckamanet, jane mesuar vetem te vjedhin gjerat e tjetrit se te zotet ti benin vete nuk kane qene asnjehere.

    • Sa inteligjence te ulet qe keni…
      Pasardhesin me te denje te komunizmit e ke ne krye te qeverise, sekretaren me te denje e ke ne krye te kuvendit.
      Dhe pioneret e tjere si Olldashi e Basha i ke rreth tij.

      Komunizmi do marri fund ne 23 qershor.

      Gjeni vend e futuni, militante patetik

      • Mund te kete 2 a 3 qe e kane kuptuar qe ishin gabim tek PPSH por shumica dermuese eshte tek PS, ajo edhe u krijua nga PPSH ne 91`nga Nano. Te gjithe ish komunistet e vjeter dhe familjet e tyre votojne PS. Shume anetare te kryesise te PS edhe pse nuk kane mbiemrat e Byrose politike te vjeter si Xhelili ose PEZA, rrjedhin nga familje komuniste qe kane patur privilegje nga ai regjim. Disa i njoh personalisht sepse kemi qene ne shkolla bashke dhe me disa jemi bashkmoshatare dhe i njoh qe para 90`.

  • Per LANIN.; As me njeh e as te njoh,po dy mendime do t’i jap..
    1. Cilet jane femijet e bllokut qe do te marrin pushtetin? Femijet e ENVER HOXHES,MEHMET SHEUT,HYSNI KAPOS e te tjereve qe kane qene ne bllok,se me sa njohim asje nga femijet e tyre nuk jane angazhuar ne forca politike.
    2. Pavarsishte se sa u rrit mireqenia,po cilen pasuri te populit vodhen? Kombinatin e tekstileve ne Tirane, tekstilin ne Berat, tekstilin per veshje ne Korce, artistiket Tirane,Kruje…?
    3. Vodhen hekurudhen qe pas 3 vjet clirim erdhi treni qe shqiptaret se kishin pare me sy.e me vone u shtrine hekurudhat ne te 4 dretimet e vendit.?
    4. Mos valle vodhen Hidrocentralet nga te cilet po marrim drite edhe sot.(sot Kalivaci i famshem po mbush 10 vjec e nuk ka lindur akoma pa le te eci ne kembe)
    5.Mos valle vodhen investimet e pa imagjinueshme ne fushen e bujqesise qe duhet nje nate dimri ti numeroshe? ( po eshte e vertet qe hanim dhe buke misri,po nuk na qanin femijet per buke , nuk lypnin rrugeve si sot)
    6.Mos vodhen pasurine sepse ndertuan vepra industriale ,Azotiku,suprfosfati ne Lac, uzinat e ferrokromit, fabrikat e qelq -porcelanit,instrumentave KORCE ,uzina e telave
    shkoder,fabrikat e cimentos ,llambave elektrike………….
    7.Po vodhen se ngriten shkolla te ciklit te ulet ne cdo fshat e mesuesi paguhej edhe per 3-4 nxenes qe kishte,per shkollate 8 vjecare e te mesme, Kinema ,teatro dramatik e i estrades ne qytetet e medhenj te vendit, institute dhe universiteti.akademia,kinostudio……..
    T’I numurova keto ,edhe pse kam lene shume pa numuruar,qe te me thuash cilen pasuri te popullit vodhen.? Mos vodhen floririn qe u ngarkuan 7 makina me flori ne Skrapar?
    Ku jane sot keto vepra ,qe numurova? A jane ne kembe qe ti vjedhin bllokmenet ,bijte e te cileve nuk dihen se ku jane. Sa te pa pune kishte? Nje pjese te rinjesh nuk pranonin te shkonin ne ndertimin e veprave bonifikuese,edhe pse u plotesoheshin kushtet,deri te filmi..po nuk donin te largoheshinedhe perkohsishte nga qyteti. KETO JANE TE VERTETA
    PRA CILEN PASURI VODHEN ,NA THUAJ ,QE TE BINDEMI EDHE NE,
    DO T’ME QUASH KOMUNIST,QUAM SI TE DOJ QEFI,PO NUK KAM QEN I PERKEDHELURI ,SI DISA QE LEPIHESHIN NE BLLOK E TANI QUHEN TE PERSEKUTUAR. KETO BROCKULLA NUK I HA ME NJERI…………Po t’i futem fushes se arsimit e kultures edhe ti ma mer mendja se do qash ,per aresye se pse jane katandisur ne kete gjendje. Ata nuk e vidhnindote pasurine ,se nuk kishte tendera ,me jep kaq e te jap kaq.,pasi kishte te tjera rregulla. PO me mire per kete pyet ndonje ekonomist te asaj kohe.

    • Respekt mesuesi i vjeter,

      – ata grabiten pronen private ( vila, shtepi, bizhuteri, para e florinj) te pronareve pas 45`dhe njerezit u torturuan, burgosen dhe me vone u internuan.
      – ato te cilat ju i paraqisni si suksese ishin budalliqe dhe teknologjia me e prapambetur e kohes dhe si rrjedhim i politikes dhe budalliqeve ekonomike qe bene karrocieret, teneqexhinjte e mjelesja e kooperatives, shkurt byroja qe na udhehiqte u katandisem qe spo kishim me te hanim nga fundi i viteve 80 ne ne qytet se ata ne fshat kishin kohe qe jetonin si ne mesjete. Shkurt shkaterruan ekonomine me ato mendjet e paranojat e tyre qe do te na sulmonte NATO per te na marre morrat qe kishim.
      -kur te them “bijte e bllokut” nenkuptoj te gjithe ish komunistet e familiet e tyre dhe te gjithe ata te perkedhelurit e atij regjimi qe sot votojne majtas, apo do te me thuash qe keta votojne djathtas?????
      -nuk ka nevoje te pyes ndonje ekonomist sepse leksionet i kam marre nga Skender Kercuku, Thoma Mitre+Stringa, Bollano,Servet Pellumbi, atje ku sot eshte juridiku.
      – dhe keto gjera qe ndodhin sot jane pasoje e atij “njeriut” (MONSTRES) qe krijoi socializmi(njeriu i ri socialist)
      -Zoteri, do ishim shume perpara sot po mos ta kishin mbyllur vendin ne 45` komunistet dhe do te kishim nje tjeter mentalitet.

      Naten e mire i nderuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *