Terminali i ri në Aeroportin e Prishtinës po promovohet me pompozitet nga kryeministri turk, Rexhep Erdogan së bashku me dy kryeministra shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Ndërkohë nëpër forume dhe rrjete sociale kanë marrë dhenë gabimet drejshkrimore që vërehen atje.
Në http://www.skyscrapercity.com ishte postuar një fotografi ku vendi për vendosjen e valixheve shumë të mëdha ishte shkruar gabimisht “Valixhet me Spërmasa te Mëdha”.
Aty, siç mund të shihni në fotografi, nuk është shkruar gabim vetëm fjala përmasa, por ka vende ku është injoruar shkronja “ë” fare. Gjithashtu, në gjuhën shqipe, fjala e dytë në fjali nuk vazhdon me shkronjë të madhe, gjë të cilën nuk e kanë vënë re shkruesit e këtyre emërtimeve. Gazetari i Zërit, ka mundur të vërejë më vonë se “S”-ja ëshët hequr me urgjencë… por “ë”-të vuajnë akoma. / respublica