Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kur arroganca e pushtetit, shfaqet dhe këtej
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Kur arroganca e pushtetit, shfaqet dhe këtej
Letrat e Lexuesve

Kur arroganca e pushtetit, shfaqet dhe këtej

anazapta
Published December 21, 2012
Share
SHARE

Përshëndetje DITA. Ju lutem bëni një kopertinë për problemin e parkimit. Këtu nuk e kam fjalën për kaosin e Tiranës që e provoj sa herë vij në Shqipëri. E kam fjalën për “ishullin” e Manhattan-it brenda konglomeratit urban të Neë York-ut, ku miliona qytetarë të pasur e të varfër, vendas e të ardhur, amerikanë e të huaj, të larë e të palarë, jetojnë e punojnë në vetëm 60 km2. Në rrethana të tilla, edhe një problem relativisht minor si parkimi i automjetit privat vjen e shndërrohet në çështje me interes të përbashkët, pse hapësira e përdorshme është e pakët, ndërsa kërkesat për ta zaptuar të panumërta. Siç mund të pritej, vendparkimet e ligjshme në Manhattan janë relativisht të rralla e ndonjëherë tepër të shtrenjta, në një kohë që policia urbane tregohet e vëmendshme dhe e pakursyer në shpërndarjen dhe vjeljen e gjobave për parkime të paligjshme.

Por një numër banorësh, të Manhattan-it, mbeten megjithatë të përjashtuar nga ky sistem shtrëngimesh dhe ndëshkimesh. Janë diplomatët e huaj akredituar pranë Kombeve të Bashkuara ose në konsullata të ndryshme, e që gëzojnë imunitet ndaj përndjekjes prej organeve lokale të ruajtjes së rendit, sidomos kur është fjala për kundërvajtje të thjeshta. Mes tyre, edhe diplomatët shqiptarë.

Sipas një studimi, mes 146 shteteve me misione diplomatike në NYC, tre diplomatët nga Shqipëria zënë vendin e shtatë në krye të listës së zezë, me 84.5 kundërvajtje parkimi për diplomat (!). . Kjo gatishmëri për të shfrytëzuar privilegjin e detyrës zyrtare nga ana e diplomatëve, nuk mund të mos shihet pasioni i vjetër i ofiqarit shqiptar për vulën, titullimin, çelësin që t’i hap të gjitha dyert, ose “carta bianca-n”; ose për ta konsideruar karrierën publike si zhvendosje drejt një hapësire ku rregullat e bashkëjetesës dhe në përgjithësi të etikës nuk ka pse të respektohen më. Një pasion i tillë sot mund t’i referohet fare mirë edhe psikologjisë primitive të krekosjes, fodullëkut, megalomanisë, kapadaillëkut e arrogancës që e shohim edhe tek qeveritarët e Tiranës.

 

Email nga adresa: [email protected]

 

anazapta December 21, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?