FOTO: Kur Ataturku vallëzonte me nusen shqiptare nga Floqi

Dita
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 75

I kërkova mikut tim floqar, Ahmet Likës ndonjë dokument që lidhet me Rushan Beun, personalitet i lartë ushtarak dhe mik i afërt i Ataturkut. Ai ka ruajtur me kujdes skrupuloz, disa letra e fotografi interesante.

Pjesë nga një letër prej pesë faqesh dhe një fotografi që kanë interes, besoj, po e përcjell edhe për ju të nderuar lexues të DITA.

Letra “flet” për dasmën në Stamboll të Myzejenit, vajzës së Rushanit. E ka nisur ta shkruajë Selman Hasa, daja i Rushanit nga Goskova më datën 18/8/1937 dhe e ka përfunduar të nesërmen, ditën e enjte.

Ja si tregon Selmani….

 

“….Më 14/8/937, të shtunë u bëmë hazër të gjithë…Vajtmë në skelë të Ysqydarit…duallëm në Istambull…gjene hipmë otomobilrat. Më ora 7 vajtmë në Tokatlijan Hotel që ishte marë me qira për atë natë me 1400 lira turke…sallonet poshtë ishin bashkuar dhe ishte bërë një mejdan i madh sa selishta që kemi neve (dy killë farë)…

Kur vajtmë neve, dhëndërri ishte atje me gjith t’ëmën e të vëllezërit. Për Myzejenin ishin bërë hazër tri oda që të nisej nuse. Neve, burrat e shtëpisë ndenjëm në sallonet për të pritur mysafirët. Për të nisur Myzejenin nuse kishin ardhur katër matmazele që më 7 e gjer më 10 të natës…Nga ora 20 e gjysëm allafrënga deri më ora 22 u mbushën sallonet me gra e burra ataturktë ftuar. Kishte afër 600 shpirt të ftuar.

Në mes të tyre ishte edhe çupa e Ataturkut…që e quakëshin Sabiha Gokçen. Më ora 22 erdhi nusja me gjith dhëndërrin…Ata gjezdisnë tërë sallonet pastaj i puthnë dorën Rushan Beut dhe Mynires dhe vjehrrës…Më tej çifti nisi dancin. Pas tyre filluan dancimin gjith të ftuarit…Edhe Rushan beu me Myniren dhe me vjehrrën lojtnë danc. Më ora 23 e gjysëm u hapnë bufetë për të ngrënë e për të pirë. Orkestra përbëhej prej 24 vetash.

Tamam në ora 24 telefonuan që do të vinte Ataturku… Ai mezi erdhi në ora një të natës pasi ishte larg Istambullit një saat me automobil. Rushan beu, Mynirja, djemtë, nusja me dhëndërrin  e pritën te porta e hotelit. Muzika i binte marshit dhe njerëzia durtrokiste.

Sapo zuri vënd në trapezë, Qemal Ataturku. Ai  mori në të djathtë të tij Rushan beun…në të mëngjër mori Myzejenin, dhëndërin dhe Myniren e pas saj ca ministra. Pasi ngriti një dolli dhe uroi çiftin, Ataturku dancoi me Myzejenë dhe ja dha Rushan beut i cili pasi bëri danc me çupën e tij e çoi atë te dhëndërri për të vazhduar dancin…Dasma u ndez. Të gjithë zunë të loznin danc. Ataturku u ngrit disa herë e bëri dancim me të tjerët…Ataturku ndenji gjer në shtat e gjysëm të sabahut allafrënga pastaj u largua.

Sa ishte në dasëm, shumë herë u përqafuan me Rushan beun. Ai foli në dasëm, uroi çiftin e miqtë, por foli edhe për dashurinë dhe miqësinë që paska patur ai për Rushan beun. Edhe Rushan beu iu përgjigj me një fjalim fort të bukur. Njerëzit që shoqëronin Ataturkun ishin ministra, deputetë dhe gjeneralë. Ataturku i dha 1000 lira turke Myzejenit për të blerë ndonjë gjë si dhuratë nga ay…

Llafi i shkurtër është ky: Çupa jonë, Myzejeni u martua si një bijë pe mbreti…dhe vajti te një saraj që ka ndënjur bij e mbretit…Shtëpia e Myzejenit duket fare mirë nga neve. Është në majë të Çamllixhesë, më lart nga të tërë viset e Istambullit…Pe shtëpisë së Rushan beut është larg 10 minuta me otomobil, si Goskova me Porodinën.

…Si ta këndoni juve këtë letër (të afërmit në Goskovë – F. Sh.) t’ia jepni Myrtezait. Dy ditë le të rrijë ne ata. Pasdaj t’ja u epni edhe Naxhiut. Të rrijë dy ditë në Floq, ta këndojnë mirë edhe ata. Pazdaj ta merrni dhe ta ruani gjer të vij unë…

 flloqarja ataturkuPrap u puth sytë. 19/8/ 937

                                                                                

* * *

Pasi u përcolla këtë fragment letre të nderuar lexues, po e shikoj me vëmendje fotografinë ku duket në vallëzim Ataturku me Myzejenin, vajzën floqare…

Ky njeri, Mustafa Qemal Pasha, frymëzues dhe drejtues i revolucionit turk që rrëzoi sulltanin në nëntor të vitit 1922, president dhe themelues i Turqisë moderne, reformator i madh dhe mik i afërt dhe i sinqertë i shqiptarëve, pikërisht ky që po vallëzon me këtë vajzë nga Floqi i Korçës, pas një viti, më 10 nëntor 1938, në orën 9 të mëngjezit do të vdiste në pallatin Dollmabahçe në moshën 57 vjeçare.

Fiqri Shahinllari – DITA

Share This Article
22 Comments
  • Po bukur forte. Vetem se ” mik i afert dhe i sinqerte i shqiptareve” eshte pak si e tepruar per te thene me te pakten. Ataturku bababin e kishte nga Dibra e Madhe, por njehere s’e nxorri ne pah shqiptarllikun e tij. Perkundrazi pranoj marreveshje me Greqine, per shkembim popullatash, ku nje pjese te shqiptareve myslyman u quajten turq dhe u cuan per asimilim ne Greqi. Nderkohe qe ne kembim Greqia more anadollak kristian.

      • Ataturku nuk ishte mik i shqiptareve, por nuk ishte as armik i shqiptareve

        Ne kohen kur shqiptaret benin ato protestat ne Parlamentin turk, Ataurku ishte aty dhe ishte ushtarak i larte atehere , por nuk i perkrahte–
        Por nga ana tjeter ai as nuk i kundershtonte shqiptaret dhe kuptohej qe ai ishte shqiptar, por shikonte karireren e tij .Ishte indiferent ndaj ceshtjes shqiptare

        Ishte shume inteligjent dhe ua futi bukur sherbimit sekret anglez ne 1919 kur Anglia kerkonte qe Stambollin tja dorezonte Greqise —
        Ataturku iku nga Stambolli shkoi ne brendesi te Turqise dhe mblodhi gjithe popullin andej duke ju thene :..Do luftojm edhe me dhembe per ta shpetuar Atdheun

        Dhe atje krijoi ushtrine me vullnetare dhe ju dul grekeve kudo qe ishin ne Turqi dhe, sidomos nje pjese e ushtrise greke qe u hodh ne Turqi Aty e priti Ataturku me ushtrine e tij dhe i coptoi
        Vrau nja 500 mij greke–Kjo gje na shpetoi edhe ne , sepse duke pesuar keto humbje skandaloze ushtria greke andej, nuk kishte me takat te sulej kunder nesh

        Dhe pastaj Ataturku u fut fitimtar ne STamboolin e pergjumur nga sherbimet sekrete britanike

        Anglezet u cmenden nga inati qe Ataturku nuk ra ne gracken e lojes se anglezeve , por nuk kishin cte benin

        Ataturku kishte nje pamje si aktor i kauboj, –Ishte shume simpatik dhe me sy gri ,me pamje burerore

        Ishte tamam bos –Por nuk e quante veten shqiptar

        Natyrisht greket e urrejne dhe shpifin pa fund kunder tij,–Por kjo eshte e zakonshme ne jeten e perditeshme te nje greku

      • Festim, pse Stebleva nuk eshte Diber ?! Eshte pjese e Dibres jugore me emrin sllav Golloborde. Edhe sot ndodhet ndertesa qe I perkiste babait te tij ne Koxhaxhik( qe ne turqisht ka kuptimin “beteje e madhe”, si rezultat i betejes se Skenderbeut me turqit ne keshtjellen e Sfetigradit. Mbas renjes se kesaj keshtjelle, Skenderbeu ndertoi per 6 muaj keshtjellen e Modrixhit, me ndihmen e vendasve, sikurse ka shkruar Barleti be librin e tij.

  • ATATURK NUK KA QENE MIK I SHQIPETAREVE.

    AI HOQI DORE TOTALISHT NGA VELLAZERIA SHQIPETARO-TURKE, DHE BERI MARREVESHJET DUKE JA LEHTESUAR SLLAVEVE E GREKEVE DEBIMIN E SHQIPETAREVE NGA TROJET E TYRE ETNIKE.

  • Ataturku ishte me gjak shqiptar.Turqit u luten te mos behej publike prejardhja e tij sepse ai mbahet babai i Turqise moderne.Kjo eshte e gjitha, se kujt i ka sherby kete e caktoi qenia e tij ne krye te Turqise.

  • Mik i karit gazetar trap na cate bythen po’ shqiperia prandaj eshte ne kete gjendje sot se shqiptaret masakryesin pyshtuesin e bejne mik

  • Nuk ka rendesi prejardhia e Ataturkut , mjafton qe eshte themelusi I nje turqie me orientim perendimor . Zhvillimi ekonomik I Turqise , ze fill pas revolucionit xhonturk . behet fjale per influencen e nje perandorie mijevjecare . Fiqiriu na sjell ne kujtese nje ndodhi , ku shqiptaret njohin dhe admirojne zhvillimin shoqeror te Europes dhe te botes. Faleminderit Fiqo ! Zgalem

  • Lifta e Canakales u fitua fale ndihmes se vullnetareve shqiptar te cilet pa i ftuar kush , nga gjitha vendet e Jugosllavise dhd Ballkanit vrapuan drejte vendit ku zhvillohen lufta pra , drejte Canakales. Pase fitores dhe zgjedhjeve te para parlamentare ne shtetin e ri turk dhe konstituimit te Parlamentit turk, ne seancen e pare plenare parlamentare aprovohet unanimishte nga gjithe deputetet e Parlamentit turk pika e rendite te dites si vijon :
    ” qe shqiptaret e gjitha viseve te Jugosllavise dhe Ballkanit , nga shteti turk dhe nga gjitha qeverite e ardheshme te shtetit turk , te kishin trajtim dhe status te privilegjuar “. Ashtu edhe ndodhi , deri sa ne vitin 1953 Tito dergoi nji komision qeveritar jugosllav me ne krye ministrin e puneve te jashtme jugosllave
    Mosha Pijade dhe antar komisioni serbifilin dhe antishiptarin e perbetuar te Kosoves, Ali Shukriu..!
    Ky komision qeveritar jugosllav kishte marre me vehte sasi te medha parash ne DM , £ angleze dhe $ amerikan por, kishte marre me vehte edhe sasi te madhe ari e dukati me qellim te korruptimit te gjithe deputeteve turq, ministra e zv.ministra dhe personalitete tjera me ndikim nga jeta politike e shtetit turk duke i takuar secilin nga ata individualishte dhe , vec e vec .
    Pase 3-4 muaj qendrimi ne Turqi komisioni jugosllav kryen punen e tij dhe kthehet ne Beograd kurse , ne seancen e pare te ardheshme te Parlamentit turk votohet unanimishte nga gjithe deputetet turq ,nji pike
    ( deshpruese per shqiptaret ) e rendit te dites :
    “Qe gjithe shqiptaret e shperngulur nga gjitha viset e shtetit jugosllav, te regjistrohen si shtetas dhe te nacionalitetit turk, te merrnin mbiemra me dmth. dhe toponime turke dhe se Parlamenti turk pajtohen qe atyre tu konfiskohet pasurija e patundeshme nga shteti jugosllav , ne gjitha vendet nga ata kishin ardhur dhe ku kishin lindur ata , baballaret dhe gjysherit e tyre pasi , ata ishin turq dhe pasurija qe nuk u takonte si qytetar te nacionalitetit turk, ti kaloje ne pronesi shtetit jugosllav ”
    Per fat te keq , kjo Rezollute-marreveshje kriminale dhe antishqiptare e Parlamentit turk, e votuar ne sallen e Parlament turk ne shtator te vitit 1953 , akoma deri me sot nuk eshtd shfucizuar dhe akoma edhe sot eshte ne fuqi kurse, kjo marreveshje ne histori njihet si
    MARRVESHJE GJENTLEMENE
    Ne Turqi vete kame degjuar dhe biseduar me qytetar turq dhe shqiptar te shperngulur prej dekadash dhe gjitha ata e pohojne se Kemal Ataturku ka patur origjine shqiptare dhe se ne disa raste private ate dhe e kishte shprehur, por zyrtarishte Ai ishte deklaruar gjithmone si turk

  • …Nuk ka asgje qe te quhet ..”i madh”,dhe mik i shqiptareve, kjo ne veçanti per shqiptaret e vertete…perkundrazi…!Pikerisht nen pushtetin e ketij “shqiptari” qe ishte i lumtur qe ishte turk, iu ndalua me ligj gjuha shqipe e mbi 4.5 milion shqiptareve te turqizuar nga gjaku dhe surrati ne Turqi…! Sa per shtetaret-turq, dihet fundi i tyre si çdo tradhetare te gjakut te vet…koka e prere ne tepsi…Artikullshkruesit, i duhet kujtuar dhe fama e zeze gjate genocidit Armen…!Genocidi i pare i shekullit te kaluar eshte ai armen, i pari dhe me i harruari ne kujtesen e viteve. Ne te kunderten me genocidet qe do te vijonin me pas qe ne nje fare menyre kane njohur pergjegjes ku ata kane dalur edhe para drejtesise, genocidi armen eshte ende jetim ne pergjegjesi. Pergjegjesit jo vetem qe nuk kane paguar kurre por ç’eshte me e keqja Turqia mohon edhe vete ekzistencen e tije, pamvarsisht nga analet historike qe na e sjellin shume te qarte. Ne vitin 1876 vjen ne pushtet sulltani Abdul Hamid II, i quajtur “sulltani i kuq” apo gjakatar. Vjen ne nje moment mjaft delikat per Perendorine Osmane qe gjendet ne renie te lire ekonomike dhe ne krize te rende hemoragjike. Pas shekujsh shtypjeje shume popuj qe perbeni Perendorin Osmane edhe me ndihmen e disa vendeve europjane filluan te shkeputeshin duke u shpallur vende te pamvarura.
    Ne te njejten kohe me lufra qe kishin filluar ne vendet ballkanike si ne Rumani Bullgari e Armeni per shkeputjen nga Perendoria, filluan aksione ushtarake kunder popullsise armene dhe “sulltan gjakatari” qe vete ai personalisht qe urdheroi apo inkurojoi eliminimin total te kesaje minoranze te zhvilluar, te pasur dhe kristjane nga me shume se nje mije vjet. Ne dyvjeçarin 1894-1896 regjimente Kurde te quajtura “Hamidie”, te gateshme qe t’i bindeshin urdherave te sulltanatit, ndermoren planin per “zgjidhjen” perfundimtare. Nje skenar te tille na e ofron misionari gjerman Johannes Lepsius(1858-1926), deshmitar okular: “2.493 fshatera te grabitura dhe shkaterruara; te njejtin fat paten edhe 568 Kisha e 77 manastire; 646 fshatera te konvertuara ne islam; 55 prifterinje te konvertuar me force ne islam; 328 Kisha te trasformuara ne Xhami; 546.000 njerz te detyruar te vuajne urine dhe mjerimin; me shume se 300.000 te vdekur, 50.000 jetim dhe 100.000 refugjat pertej Kaukazit. Armenet konsideroheshin si armiq te brendeshem te Perendorise, si agjent rus qe punonin kunder Perendorise Osmane, ose Kaur, armiq te islamit”.
    Ne vitin 1909 vine ne pushtet, duke premtuar nje “Turqi te Re”, barazi dhe vllazeri per te gjithe, “Te Rinjet Turq” te Komitetit per Bashkim dhe Progres”, por qe nuk ishin tjeter perveç se nacionalista turq qe vazhduan sistematikisht masakrat mbi popullsisne armene.
    Me fillimin e Luftes se Pare boterore dhe largimin e inspektoreve europjan nga territori turk, drejtuesit e ” Komitetit per Bashkim e Progres”, urdheruan ç’armatimin e te gjithe popullsise, nje pretekst qe sherbeu per te armatosur Kurdet dhe Ceçenet duke i furnizuar me armatimet e sekuestruara te popullsise armene. Ne te njejten kohe krijohet nje strukture qenderore e quajtur “Organizata Speciale”, qe duhej te koordinonte venien ne jete te masakres. 250.000 ushtare armen dergohen ne “Bataljonet e Punes”. Ne nentorin e vitit 1914 deklarohet zyrtarisht “Lufta e Shejte”. Ndersa me 24 prill te vitit 1915 arrestohet e gjithe inteligjenca armene, shkrimtare, politikan, intelektual, gazetar, artiste etj, duke mbyllur Shkolla, Kisha dhe organizata te tjera kulturore. Jo rastesisht persekutimet filluan nga intelektualet, qellimi ishte qe popullit armen t’i pritej koka menduese dhe vepruese. Vetem ne mbremjen e 24 prillit vdesin 600 veta, per te zbuluar me vone zhdukjen e klerit dhe te klases politike armene. Shume te krishtere si Ipeshkvi Ignazio Maloyan, perballohen me vdekjen ne menyre heroike.
    Ne te gjithe vendin, popullsia turke e thirrur ne “Zhihad” kryen dhunime fizike, perdhunime, tortura, thyerje gjymtyresh, poshterime te tjera ndaj popullsise armene. Paradoksalisht jane 250.000 mije ushtaret armen te ç’armatosur qe hapin me duart e tyre varret masive qe dita dites jane ata qe vriten dhe varrosen aty brenda. Po ne kyte periulle nise edhe deportimi i armeneve drejte shkretetirave te Sirise dhe Mesopotamise veriore. Rreth fundit te vitit 1915 pjesa me e madhe e popullsise armene ka marre rrugen drejt shkretetires siriane Der el Zor, destinacioni i vdekjes se sigurte. 3.000 njerz u deportuan ne shkretetiren siriane, meshkuj mbi moshen 15 vjeçare kalojne nen pushkatimet e grupeve Kurde dhe Ceçene, nje pjese tjeter nuk perballon rrugen e gjate dhe te nxehtit e shkretetires. Ata te pakte qe arrijne ne destinacion, lyhen me karburant dhe digjen te gjalle. Turku Xhevdet Bej, i quajtur si, “Kasapi i Bashkallit”, vendose ne kembet e viktimave patkonjet qe perdoren per Kuajt. Ne vitin 1916, sipas historianit historianit G. Yeghiavan 1. 500. 000 persona jane zhdukur, vrare, dhe deportuar nga territoret e tyre.
    Kush arrin t’i shpetoje Zhihadit turk-kurd-çeçen shpergulet ne Armenine lindore ku kontrollohet nga ruset. Por revolicioni bolshevik nuk eshte ndihme per armenet e ikur, dhe pas grushtit te shtetit leninist ata u gjendet mes dy zjarreve.
    Fundi i luftes, kapitullimi i Perendorise Osmane dhe Traktati i Sevres te vitit 1920 bene te mundur krijimin e Shtet armen. Fuqite qe vendosen krijimin e shtetit armen akuzuan Turqine per krime kunder humanitetit. Atehere “Te Rinjet Turq” vendosen te legalizonin “trasferimin e perkoheshem” siç e quanin ata deportimin e armeneve, duke i akuzuar si armiq te shtetit turk. Te gjitha pasurite e te deportuareve sekuestrohen nga ana e shtetit, dhe ç’do dhune fizike dhe verbale ishte e lejueshme qe te ushtrohej kunder grave dhe femijeve armen. Marshimi drejt qytetit Alepo(ku behen seleksionimet e te deportuareve ne shkretetire) shoqerohet me burra te varur neper shtyllat e telegrafit dhe peme, kufoma te hedhura anash rruges njera mbi tjetren, dhe femije te hedhur ne ujera te thedha qe shenderrohen ne tabela qitese per pushkataret turq. Deportimi shoqerohej edhe me mosushqimin total te viktimave qe ne shume raste shenderroheshin edhe ne objekt violence nga “gjahtare” te vertete te paguar nga qeveria turke. Shpetimi i vetem per keta njerz ishte te konvertoheshin ne islam.
    Nje zyrtar fare i ri turk me emrin Mustafa Qemak Ataturku, Babai i Turqise, sapo erdhi ne pushtet vendosi te fshije nje here e mire prezencen armene ne vend: bile e deklaroi publikisht me 23 prill 1919. Pas vrasjes se me shume se 400.000 armeneve, qe vetem nderhyrja e Rusise sovjetike qe kishte filluar te pushtonte territore ne kaukazin jugperendimor, qe nderpreu spastrimin e plote te popullsise armene nga ana e qeverise se Ataturkut. Popullsia armene qe i mbijetoi genocidit emigroi ne Ciliça(ku edhe aty u shfarosen nga trupat qemaliste) ne Siri dhe Liban. Menyrat vrasese jane nga me te tmershmet, vagona te mbushur me gra dhe femije mbuloheshin me qymyr dhe u jepej flaka. Masakra e fundit ndodh ne vitin 1922: ne Smirne masakrohen greke dhe armen. Sipas historianit G. Jegiavan: “Pjesa me e madhe e genocidit u pergadit dhe u zbatua nga sulltan Abdul Hamid II dhe Te Rinjet Turq, por qe Ataturku qe e çoi deri ne fund, duke sekuestruar te gjitha pasurite personale te kombesise armene”. Ndersa historiani tjeter T. Koguc vlerson se, “po te bejme nje llogari kompleksive te viktimave te genocidit armen, rezultojne te pakten 2 milion persona”, pamvarsisht se shifrat luhaten sipas historianeve te ndryshem, sidoqofte ajo qe spikat me shume eshte se kemi pasur nje sterminim pothuajse komplet te kombesise armene.
    E veçanta e genocidit armen qe e ben te ndryshem nga te gjitha tragjedite e tjera, eshte se ai ndahet ne dy pjese. Pjesa e pare fillon ne shekullin e XIX gjate Perendorise Osmane, dhe pjesa e dyte perfundonne shekullin e XX gjate qeverise “demokratike” te Ataturkut, por qe ka nje emerues te perbashket, “shfarosjen ne mase te popullsise armene”.
    Pergjegjesite politike te genocidit jane stabilizuar ne Konferencen e paqes te Parisit te vitit 1920, duke bashkefajesuar: sulltanin Abdul Hamid II; Komitetin per Bashkim dhe Progres te perbere nga Talaat(minister i brendeshem dhe pergjegjes juridik, duke qene ai drejteperdrejte qe kishte dhene urdhera nepermjet telegrafit apo direkt ne terren), Xhemal Enver ministri i luftes; dhe sefundi Qemal Ataturkun. Ne vitin 1919 pergjegjesit kryesor te kesaje masakre humane u denuan ne mungese nga nje gjykate per faktin se te gjithe kishin emigruar ne Gjermani.
    Ajo qe eshte me e keqja, genocidi armen as ne ditet e sotme nuk eshte njohur dhe pranuar nga qeveria turke, qe ne te kaluaren investoi shuma te medha parashe per te korruptuar historian te ndryshem qe te mohojne ekzistencen e kesaje tragjedie. Ne vitin 1927 Turqia miratoi ligjin qe ndalonte hyrjen e armeneve ne territorin turk. Ndersa ministri i arsimit organizonte seminare per indoktrinimin e profesoreve dhe studenteve per te argumentuar “Trasferimin e Perkoheshem” si nje mbrojtje te shtetit turk nga agjentet rus te kombesise armene. Shteti turk edhe ne ditet e sotme i gjendur ne veshtirsi perballe nje numeri kaq te madhe viktimash, tenton te reduktoje tragjedine ne aksidente singolare duke konsideruar genocidin mbrojtje nga rreziku armen. Nje gje e tille duhet kujtuar per te gjithe ata qe predikojne per hyrjen e Turqise ne Bashkimin Europjan.
    Ne librin Historia e Racizmit ne Europe te historianit G. Mosse, thuhet se”genocidi kishte si qellim deportimin e popullsise armene ne shkretetiren siriane dhe vrasjen sa me te madhe te tyre”. Ashtu si Shoha, “qe nje operacion i ralizuar gjate luftes me qellime te qarta per te liruar nje here e mire Turqine nga nje minorance popullsie me kulture dhe besim fetar te ndryshem nga popullsia turke”, i ngjashem me qellimin hitlerian per te zhdukur pakicat hebraike nga Gjermania dhe Europa. Analogjia me e qarte mes dy genocideve eshte deportimi i viktimave; ai hebraik neper vagonet e kafeshve, ndersa ai armen me ecje te detyrueshme.
    Te dy keto genocide kane qene te orkestruara dhe kordinuara nga komisione qentrore, por nese ne genocidin nazist elementi rracore ishte qendrore dhe dominiues, ne ate armen ekziston nje rrugedalje, konvertimi ne islam ishte nje menyre per te mbijetuar. Kjo vlen per te gjithe ata shqiptar qe shpesh here edhe me vetedije shprehen se islami tek shqiptaret nuk eshte tresmetuar nepermjet forces. Nese ne genocidin nazist burrokracia, teknika e modernizimi u perdoren me nje efikacitet te plote, ne genocidin armen masakra kryeshin me rite animaleske.
    Ngjashmeria e fundit dhe me e llahtarshme me genocidin nazist jane eksperimentet mbi trupin e njeriut. Nese hebrenjet ne kampet naziste ishin shenderruar ne objekte te fanatikut Himmler, per te provuar sa mund te rezistoje nje njeri pa uje dhe ushqim, sa mund te rezistoje nje trup human ne te ftohte apo per te provuar drogera te ndryshme, ne genocidin e armeneve qeveria turke urdheroi Hamid Suat (doktori i bateriologjise turke) per te eksperimentuar mbi trupat armen rezistencen ndaj viruseve te ndryshme si Tifoja apo Malarja.
    Turqia nuk eshte i vetmi komb qe ka ushtruar dhune dhe genocid mbi pakicat etniko-fetare dhe nuk eshte i vetmi komb qe duhet shikoje prapa ne histori e turperuar, por nese kombet e tjera e kane gjetur kurajon qe t’i kerkojne te falur njerzimit dhe mbi te gjitha viktimave te tyre, Turqia me nje arrogance te papare vazhdon te poshteroje akoma me shume nje komb te tere duke mohuar nje nder tragjedite me te medha te historise. Pas Parlamentit Europjan, edhe Kongresi Amerikan ka njohur historikisht genocidin armen duke e konsideruar nje nder tragjedite me te dhimbeshme te historise se njerzimit….Koha ka ardhur qe te shpallet boterisht dhe GENOCIDI ZHDUKES i koleres turke ndaj kombit shqiptar…!!!

  • Pershendetje Fiqiri Shahinllari!E lexova me shume interes kete shkrimin tend ! Nuk dua te komentoi permbajtjen e shkrimit ,por me vjen mire qe ti ke filluar te germosh neper arkiva e te na sjellesh ngjarje historike qe per mua jane me shume interes!Te pergezoi qe edhe pse je larg Atdheut ti vazhon ti ruash lidhjet me te !Te presim ne Tirane !
    Fatmir Xhamallati

  • Ju qe e shani ja fusni kot nga injoranca. Mustafa Qemali ishte kundra mbreterise ne Shqiperi dhe e kritikoi Zogun, duke thene se ka ikur koha e mbreterive. Shqiptaret te keqen e kishin brenda nga rregjimi i Zogut dhe cfare kerkoni prej tij kur njerezit ishin “dy dele treqind pare”. Keshtu jane edhe sot, imagjinoni si kane qene atehere.

  • Ataturku qenka shqipëtar !
    Sa të lumtur duhet të jemi. Pastajë ka kërcyer me Myzejenin nga Floqi ….
    Muçit ( Mustafait ) i vinte rëndë të thoshte- jam shqipëtar , ishte modest , por, s’ka gjë , themi ne për të .
    Më parë kam lexuar në shtypin tonë edhe mrekullira të tjera:
    Napoleon Bonaparti qënka yni- shqipëtar , Xhorxh Uashingtoni e kishte nënën shqipëtare , familja Bush në Amerikë i paska rrënjët nga Bushët shqipëtarë……. e kush I numuron të gjitha , kemi arësye të jemi të lumtur . Gëzohu Shqipëri !

    • Sazan mos u dhjas. Krahasimet e tua nuk kane vend. Ka disa te dhena historike te dukumentuara qe Mustafa Qemali mund te mos ishte shqiptar, por I nderthurur me shqiptaret. Ne 5 shekuj me Turqine kishte nderthurje, dhe kjo ishte edhe per kombet e tjera, por me shume me shqiptaret. Ai lindi ne Selanik, ku i ati i tij ishte cvendosur nga Kocaxhiku i Dibres, ku ndodhen edhe sot prona e tij. Kocaxhiku eshte Sfetigradi I dikurshem, qe turqit i nderuan emrin. A eshte shqiptar apo turk, duhet ti behet ADN-ja qe te saktesohet, por kjo nuk ka shume rendesi. Rendesi ka qe ai ishte I lidhur me shqiptaret me shume fije. Ataturk dote thote babai I turqeve, dhe ai I qendroi kesaj linje.

  • A E DIN SHQIPTARET SE ATA TURKU ISHTE AI QE BERI GJENOSITIN NE ARMENIE …. TURQIT ME NE KRYE KETE SHQITAR ME IDE TURKE VRANE 1 MILION ARMENIAN GRA FEMIJE DHE QEN DHE MACE ..KY ISHTE TRIMI ATA BYTHA … KA EDHE SOT QE DINE SHQIP KANE LINDUR NE SHQIPERI …POR JANE TURQ DHA KANE QENE GJITHMONE TURQ DHE E URREJNE FLAMURIN SHQIPTAR ..KUR ISHA NE KROACIE PASHE NJE CIFT ..QE FOLNIN SHQIPE NE BUZE TE DETIT AFER RJEKES …. I FOLA DHE I PYETA SE SHQIPTARE ISHIN S E FOLNIN SHQIP ..ME THANE SE FLASIM SHQIP DHE BISEDUAM ..KUR I FOLA PER ILLIRET PER RRENJET TONA QE JEMI KRENARE …. AS MU PERGJIGEN DHE IKEN PA ME THENE AS MIRE U PAFSHIM U CUDITA ..POR E KUPTOVA SE NE FAKT ISHIN TURQ QE FOLNIN SHQIP .DHE TE NESERMEN KUR ME PANE AS ME THANE SI JE …SIKUR SME KISHIN ARE KURRE //////… DHE .. PASTAJ TAKOVA EDHE NJE FAMILJE SHQIPTARESH DHE ME THAN SE KA DIS QE FLASIN SHQIP SE JANE NGA MAQENDONIA NGA KOSOVA POR JANE TURQ . DHE E THONE ME KRENARI … DHE NUK I VJE MIRE KUR I FLET PER SHQIPERINE E MADHE … EDHE KY SHQIPTARI PO TE KISHTE 2 GRAM GJAK SHQIPTARI NUK DI TI LINTE GREKET TE BENIN MASAKRA EN CAMERI … OSE FLENTE GJUME OSE ISHTE PEDERAS …ME MENDIMIN TIM ISHTE SHQIPTAR Q E SHIKONTE INTERESIN E TIJE PERSONAL QE PER 2 DOLLARE SHISTE EDHE MAMIN E VET SI ENVERI …

  • Duke falenderuar Fiqiri Shahinllarin per kete episod nga jeta private e Qemal Ataturkut-sot babai i Turqise…une di se babai i tij quhej Ali Rizai dhe ishte me origjine shqiptare, porse ai e kishte abandonuar Ataturkun qe ne femijni se kishte ndare me gruan ..dhe ndoshta dhe nga kjo ai s’e permendtte origjinen e tij shqiptare..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *