Natasha Cerga
Besoj se edhe ata më të vendosurit për të lënë vendin e vet për një jetë më të mirë, banesën e fundit do të donin ta kishin aty ku dheu është më i lehtë, si në urimin tonë të vjetër.
Dallgët e jetës janë aq të paparashikueshme, sa që t’i hap sytë një ditë mijëra e mijëra kilometra larg e përpiqesh të bësh nënë tokën e huaj. Por, si do të të presë ajo, a mund të të njohë ç’njeri je, ç’ke bërë, ç’të mira e të këqija, çfarë ke hequr në jetë, si je rrëzuar dhe ngritur, si ke mbjellë e vjelë frute të ëmbla a të hidhura, sa ke dashur e sa ke ndihmuar të tjerët, e sa e sa mund të ketë një jetë.
Ai ishte një nga njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, ju nuk keni lexuar e as keni dëgjuar për të e as e keni njohur, përveç shokëve e miqve, shumë më tepër janë ata që kanë dëgjuar në Durrës, vendlindjen e tij për familjen e madhe me emër të mirë, për vëllezërit e ndershëm, të respektuar e talentuar durrsakë Xhixha.
Ëndrrat për qiellin janë më të bukurat për shumicën e fëmijëve, por për djaloshin biond me sytë si deti i Durrësit, çuditërisht u bënë realitet. Fluturoi për herë të parë në Rusi e më pas në Kinën e largët dhe u kthye kalorës i qiellit, nga i cili nuk u nda kurrë, deri sa mbylli sytë përgjithmonë, të paktën me zemër mbeti atje.
Ndër pilotët e parë shqiptarë, Dalipi fluturoi sa e sa herë mbi atë reliev që thoshte se ishte më i bukuri që kishte parë: malet hijerëndë me qeleshe bore, fushat pranë detit si kopshte ku mund te shihje sythat tek bulëzonin dhe frutat tek ëmbëlsoheshin, fshatrat e qytetet e vegjël, të mbledhur shtrënguar për të qenë pranë ,lumenjtë që gjarpëronin ndritshëm dhe ai, i shtrenjti i tij, deti dhe Durrësi!…

Ishte një dashuri e madhe aty poshtë, që ai mundohej ta mbante ngrohtë nën krahët e avionit të tij
…Por jeta nuk është një avion që mund ta drejtosh nga të duash, ajo të merr e të çon atje ku mbase nuk e ke menduar kurrë. Me flokët e bardhë, me një pension të vogël në xhep, mbi një avion të cilin do të kish dashur ndofta ta drejtonte, por jo ta ndërronte me “Mig”-un e tij të shkathët si fëmijë çamarrok, ai la atdheun, për të qenë pranë djemve të tij që kishin nisur një jetë të re plot shpresa përtej oqeanit. Gjithmonë pranë shoqja e jetës, Resmija, një grua me zemër të madhe si rrallëkush, ish-mësuesja e përkushtuar e fëmijëve me aftësi të kufizuara që e donin si asnjë tjetër. Gjithmonë të fliste me aq pasion për ta, për talentet e tyre, për dashurinë e madhe që mbanin në zemra e që e shprehnin me shenjat e më shumë me sytë e tyre. Jo rrallë ata bujtnin tek ajo, jo veç për festa; nëse do të hynte dikush për herë të parë në apartamentin e tyre të vogël, nuk do t’i dallonte nga fëmijët e shtëpisë!
Kjo familje e thjeshtë vazhdoi jetën në Kanadanë e largët; gjyshërit iu përkushtuan veçanërisht dy mbesave, Viktorias dhe Izabelës. Lidhjet e ardhjet e herëpashershme në vendlindje nuk ishin veç gëzime, por edhe trishtim e lot për të afërm e shokë të ndarë nga jeta, takime në protestat për pensionet qesharake të ushtarakëve, rropatjet për hipotekimin e shtëpisë, ku kish jetuar prej vitesh. Aty mërzitej e aty çmallej, herë lotonte e herë kujtonte, disa gjëra i dukeshin më të bukura nga ç’i mbante në kujtesë e disa të tjera sikur ishin venitur e tkurrur.
Me gjithë dhimbjen e madhe, nuk di në do t’i kisha shkruar këta rreshta për humbjen e njeriut të mirë Dalip Xhixha, po të mos më kish dërguar Skerdi emocionet e atij funerali, sa të thjeshtë aq edhe të jashtëzakonshëm. Ishte shumë i prekur nga humbja e atit të shokut të tij që e kish mbajtur mbi supe kur ishte i vogël bashkë me Mandin, i kishte mësuar notin e i sillte dhurata modeste për ditëlindje (më shpesh aeroplanë plastikë ose prej druri). Përpjekjet dhe përkujdesjet e jashtëzakonshme të ekipit mjekësor të spitalit, nuk mundën ta mbanin në jetë zemrën e tij. Dhjetë mjekë e infermierë qëndruan për orë e orë të tëra mbi shtratin e tij, por ….
I mallëngjyen të gjithë fjalët e pastorit të shtëpisë së funeraleve të Bramtonit, Ontario; fjalët e tij kishin veç dhimbjen njerëzore për njeriun e ndershëm, të përkushtuar e të devotshëm, njeriun e thjeshtë që po varrosej në një tokë që nuk ka pse të jetë dhe nuk është e huaj për të. Ai e vlerësoi shqiptarin e mirë për cilësitë njerëzore, për kontributin e dhënë e djersën e ndershme; edhe pse në një vend të largët, djersa e tij ka pikuar mbi të njëjtën tokë, dashuria e tij ka qenë për njerëzit e kësaj toke. Ai, u shpreh pastori, ishte një prej njerëzve që vijnë nga shumë larg, në Kanada, por i bëjnë nder shoqërisë sonë, e bëjnë atë shpirtërisht më të madhe, më të pasur, me vlerat që sjellin. Për të, shqiptari Dalip Xhixha do të prehet i qetë, i respektuar e i nderuar në ketë tokë si çdo kanadez; ashtu si të gjithë ushtarët e rënë, që nën tokë janë njësoj .
Një oshëtimë avionësh sa vinte e afrohej, ndërkohë që Mandi e Ermali dukeshin të mërzitur që nuk erdhën përfaqësues të Aeroportit Muze të Hamiltonit, që i kishin lajmëruar. Të gjithë ngritën kokat lart, mbi varrezat e Bramtonit po fluturonin dy avionë. Nga Muzeu i Trashëgimisë të Avionëve Luftarakë ishin dërguar dy avionë të Luftës së Parë Botërore për të nderuar majorin e aviacionit shqiptar, mësuesin e brezave të tërë të aviatorëve të rinj. Ata bënë pesë fluturime nderimi (Flyby Salute) mbi kortezhin me arkivolin e mbuluar me flamurin kuq e zi. Vetë komandanti i grupit drejtonte njërin prej avionëve. Ai e quajti nder, që t’i bënte në këtë mënyrë homazh njërit prej pionierëve të aviacionit shqiptar, njërit prej shokëve e kolegëve të nderuar, ndonëse nuk ishin parë e takuar kurrë.
Ishte nderimi që i bëhej njeriut që me modesti, pa lëvdata e pa bujë, ka kryer me nder misionin që i ngarkonte koha kur jetoi; pa kërkuar asgjë, veç duke dhënë gjithçka mundej. Ishte nderimi më i bukur që i bëhet një njeriu të thjeshtë, një emigranti shqiptar flokë e zemërbardhë, që ta ndjejë sa më të lehtë dheun ku ka rënë, si të ishte dheu i Durrësit të tij.
Nën atë uturimë motorësh avionësh, të gjithë shqiptarët u ndjenë krenarë, ndjenë që dheu i huaj u bë më i lehtë, sepse atë e bëjnë njerëzit e mirë, me zemër të madhe, me dashurinë njerëzore që nuk njeh kufij, kombe e raca.
Sa do të doja një mrekulli: që Dalipi të hapte sytë e të shihte qiellin me avionë,vetëm për një çast!…

Lum kush vdes jashte shtetit, se ne Shqiperi nuk ka vend as per varreza!
e lexova por nuk kuptova,ato qe shkruhen ne gazeta nuk jane per nje soj apo fis aty shkruhen gjera per interes publik.
Ngushellime familjareve !
U prehte ne paqe !
Fakeminderit edhe piloteve kanadeze qe e nderuan pilotin tone
Plaku im ka qene pedagog ne Shkollen e Aviacionit ne Vlore , besoj duhet ta kete njohur zotin Dalip
Se gjithmone bente biseda nga puna i piloteve tane
Tani esht ne pension
I dashur Raimond vlonjati,
Te faleminderit per ngushellimin e sinqert dhe jam i lumtur qe babai juaj i nderuar ka qene kolege me babane tone dhe mbase mund te me kujtoj kur une i vogel isha, Armando, vizitoja shpesh Shkollen e Aviacionit ne Vloren e bukur dhe krenare qe vlonjatet dhe zoti e kthyen vertete ne nje perle per te gjithe kombin shqiptar. Vlora dhe vlonjatet na hapen dyert, zemrat na dhane ate qe na mungonte larg nga Durresi yne i dashur. Ju faleminderit Vlores dhe vlonjateve patriot dhe te zgjuar per 9 vite te bukura te femijerise sime dhe te vendlindjes se vellait tim Ermal. Pershendete babane tuaj dhe respekt nga familja Xhixha.
Respekt per pilotin shqiptar por edhe per pilotet kanadeze per respektin ndaj nje kolegu.
Faleminderit i dashur “amerikani” per respektin qe ia drejton pilotit shqiptar dhe pilotave kanadez, ky respekt te perket dhe Juve dhe familjes suaj te nderuar shqiptare sepse duke respektuar nje shqiptar ker repktuar veten, familjet me tradita shqiptare dhe vendin tone te dashur SHQIPERI!
Lamtumirw “Ylli” pashuar i Aviacionit shqiptar
I pavdekwshmi -Dalip Xhixha.
Me keq ardhie tw madhe mar kwtw lajm nga Gazeta “Dita”, faleminderit asaj,teksa jam nw Toronto e , ndiej dy herw dhimbie;. kwtu e mos me i dhwnw lamtumirwn direkt atij njeriu tw mirw sw pari, sa Pilot klasi,si shte Dalip Xhixha.
Ngushwllime families sa ndiesw kwrkoj,pwr mos komunikimin me shokwt e shoqatave,qw pa tjetwr ia kanw bwrw nderimet e duhura,
Faleminderi pilotwve kolegw tw Ontarios, atw nderim bwre me fluturimin e lamtumirws.
I pwrjetshwm kujtimi tij.
(Unw, njw nga “Pionierwt”ushtarw tw R.Ll. shqiptar nw vite 55-58,me ta,nw ekranet e R.Llokacionit- Lushnjw.. Si tani kujtoj atw humbie jete tw tw ndierit Pilot Vasil Tarasha sa shokwve tw tij,krye detyrws, nw ato vite sa krijuar flota luftarake e aviaciont shqiptar, meTw madhin Niko Hoxha nw krye,qw dhe Ai,jetwn dhwnw, krye detyrws fatkeqwsisht. Ata mbetur EMBLEMA e Aviacionit Shqiptar si i ndieri Dalip Xhixha.
Me shumw konsideratw e ngushwllime families sa dashamirwsve.Faleminderit emigrantwve kwtu, marw pjesw na atw ceremoni tw dhimbwshme.
I pwrjetshwm kujtimi tij.
80 vjecari mwsues “pasues veterani”
Toronto 24-07-2016 (Dhimitwr M Xhoga
I nderuar z. Dhimiter M. Xhoga,
Ju falenderojme me gjithe shpirt dhe zoti Ju dhente jete te gjate per keto fjale te mira qe i rendite me bukuri si dhe per nderin qe i bere te gjithe djemve shqiptare qe fluturuan dhe dhane jeten per te dashuren Shqiperi.
Respekt nga familja Xhixha
Eshte nje emocion i thelle per cdo emigrant e dicka me teper per ne ish ushtaraket…Ai, zoti Dalip , nje pilot i shquar le te marre edhe nderimin e nje ish Raketisti te vjeter..Zoti qofte me te…
Ky koment me dha mundesine te gjej pas shume vitesh nje nga njerezit e mij te dashur qe fatkeqesisht koha na ndau neper bote…Ishte nje kenaqesi e vecante dhe nje mall i patreguar , Dhimitri …Ne internet lexoj dhe thith ato qe shkruan apo shkruajne per ty por do te doja komunikim me direct..te perqafoj me mall…Sofokli Dama
I dashur z. Sofokli Dama,
Nderimi qe i beni z. Dalip ne keto momente te veshtira, duke iu bashkuar ish kolegeve zemer-mire dhe te gjithe shqiptareve dashamires na jepni krah dhe na lehtesoni dhimbjen duke na kujtuar dhe njehere qe shqiptaret jane njerez me karakter, bujar, dashamires dhe te gjendur prane njeri tjetrit ne veshtirese dhe gezime. Zoti te dhente jete te gjate dhe te lumtur prane familjes suaj te nderuar. Faleminderit nga familja Xhixha.
Zoti a zonja komentuese “en” nwse ske kuptuargjw nga ky shkrim lamtumire; shkruaj vetw c’tw mungon…
Respekte;tw nderuarit e tw ndierit pilot,Dalip Xhixha
I pwrjetshwm kujtimi Tij.
.
Nga Toronto; Pensionisti
Guri Naimit D.
I dashur “Guri Naimit D (Dh.Xh)
Faleminderit nga zemra dhe nderime dhe respekt paci Ju dhe familja juaj e dashur.
Respekt nga familja XHIXHA.
Respekte per majorin e ish forcave te armatosura. Respekte per te dhe brezin e tije qe punuan me pasion e vetmohim . Brez i paperseritshem . Te shume jane sot ata qe duan ti ulin vlerat e atyre qe punuan me mish dhe shpirt . I perjetsgmhem kujtimi ! Falenderoj ata qe na ben te ditur kete ngjarje sa prekse dhe emocionuese .
Ngushellime familjes !
Duke lexuar kete shkrim nuk ka si te mos emocionohesh thellr ne shpirte. Homazhi eshte detyrim per cdo njeri qe vdes,por respekti qe i behet nje ish piloti,ish ushtaraku nga koleget e tije kanadez eshte nje gjest i jsdhtezakonshem,i pa perseritshem.piloti i nderuar u prehte ne paqe ndersa djemt e tije do e kujtojne deri ne pavdeksi kete gjest njerzor,human.
I nderuar Mustafa,
Ky rast nderi i vecante ishte nje suprize jo vetem per ne shqiptaret e pranishem por edhe per te gjithe kanadezet sa cuditi dhe pastorin dhe te gjithe organizatoret e ceremonise mortore…vertet qe trupi mu renqeth nga zhurma e motorave te avionave qe u shfaqen ne horizont ne kohen e caktuar dhe shoqeronin karvanin mortor deri tek “banesa” e fundit duke bere me shume rrotullime mbi kokat tona se sa kishin planifikuar dhe duke sjelle avion shtese qe leshonte tym te bardh. Ne cdo rrotullim qe avionat kalonin mbi arkivolin, ndaloja ecjen dhe mbaja nje qendrim -pershendetje ushtarake drejtuar avionave ashtu sic babai yne i dashur ka pershendetur koleget dhe eproret ushatarak, dhe vertete do te doja qe babi te “hapte
syte” dhe te buzeqeshte ..
Respekt dhe nderim nga familja Xhixha
Respekt ketu ruhet vetem per kanadezet qe respektojne vlerat kudo te jene ato.
Sa per shqiptaret, asgje se as shteti as koleget nuk u kujtuan:Kur te mesoni edhe ju me dhane nderime per ato qe kane dhane mundin para jush atehere do perparoni. Aviacioni shqiptare filloj ne kohen e Mbreterise…
Nderim per te gjith ate brez te lavdishem qe ja ngriten lart koken ketij vendi.I lehte te qofte dheu Dalip.
I dashur Alban, ke nje shpirt te bukur ashtu si dhe emrin ALBAN.
Rrofsh e gezofsh prane familjes suaj te dashur, i nderuar qofsh per jete.
Respekt nga familja XHIXHA
Të ndjerit i qoftë dheu i lehtë ngushllime familjarëve.
Shqiponja kreu detyrën ai mbrojti folenë .
Faliminderit kanada per respektin.
Përparim kosovari.
USA
Lamtumire i dashur baba Dalip, “vella yne i madh”, gjysh i mrekullueshem, ish ushtarak i denje per te bukuren Shqiperi dhe shqiptaret te mrekullueshem kudo qe ndodhen, nuk e dinim qe do “ikje” kaq shpejt, shpirti jote le te prehet ne paqe, ne familja dhe miqte te nderuar te duam shume dhe na mungon pa mase, por kujtimet tuaj te bukura jane te gjalla ne mesin tone i dashur baba/vella/shok…z. Dalip Shaqir XHIXHA.
Nje falenderim nga thellesia e shpirtit te “plagosur” per autoren znj. Natasha Cerga, ku me profesionalizem dhe dashuri humane ju percolli te nderuar lexues te gazetes Drita nje pjesez te historise te kombit shqiptar, te nje nga djemve trima shqiptare qe moren guximin dhe fluturuan ne mbrojtje te qiejve si shqiponja folen. Ky nder i madh qe iu be ushtarakut shqiptar i takon jo vetem familjes dhe miqve tane te nderuar por Ju te gjithe shqiptare kudo qe ndodheni, shtetit dhe Republikes se Shqiperise qe investoi dhe ngriti ne qiejt shqiptare keta djemte qe nderuan veten dhe kombin. Ky nder i takon atyre pilotave qe rane deshmore dhe kolegeve ne pension qe me zemer i uroj nje jete te gjate dhe te lumtur prane familjeve qe sakrifikuan gjithe jeten e tyre.
Shenim: Ketu keni te bashkengjitur faqen ne internet:
http://bramptonmemorial.sharingmemories.ca/site/DalipXhixha.html
Ngushellime te sinqerta familjes se te ndjerit Dalip Xhixha ketij veterani syshqiponje te aviacionit tone LUFTARAK,qe sapo eshte ndare nga jeta ne toke!
Familjaret e tij duhet te jene krenare se kane patur ne gjirin e tyre nje SHQIPONJE MALI si bashkeshort,baba dhe gjysh i dhimbsur!
Si ish ushtarak e perjetoj me simpati pershendetjen e lamtumires qe aviatoret kanadeze i kane dhene ish kolegut te tyre shqiptar ne banesen e tij te fundit!
Kur krahasoj kete respekt te shtetareve kanadeze me qendrimin shperfilles dhe deri ARMIQESOR te te gjitha qeverive pas 90-tes per trajtimin mizor te te gjithe ish ushtarakeve,si ARMIQ te tyre dhe bashkefajtoret kryesore per mbi9jetresen e socializmit,me vjen nje urrejtje e madhew per keta PLEHRA qe kemi patur mbi krye!
Deri tek mohimi i bukes se gojes se femijve tane shkuan!
Kemi 23 vjet qe rropatemi neper gjyqe dhe nuk na japin te drejten qe na takon per pension,por tallen me ne!
Cirren per lufte kunder komunizmit,por ne fakt vete veprojne si FASHISTE!
Shqiperine e kane sunduar ANTISHQIPTARET dhe i ndjeri Dalip Xhixha kurre nuk do ta kishte marre ate respekt,jo vetem ne gjallje por as ne vdekje nga shteti i rreckosur shqiptar!
I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI I TIJ!
I Nderuar “antifashisti”
Ky nder per babain tone si ushtarak nga koleget kanadez qe fluturuan nga nje qytet i larget per te respektuar kolegun tuaj ushtarak shqiptar ju nderon edhe juve si nje pjese e pa ndare e ushtrise shqiptare qe sakrifikuat rinine tuaj prane reparteve me 24ore sherbime te panumerta ne sherbim te kombit shqiptar. Ju i dashur ushtarak ne pension sebashku me babain tone dhe koleget tuaj te nderuar, keni qene dhe do jeni pjese e nderuar e historise se kombit shqiptar. Lavdi, nder dhe gezime paci gjithmone prane njeri tjetrit, prane familjeve tuaja te dashura kudo ku ndodheni.
Me respekt Familja Xhixha
E nderuara familja Xhixha,
Ngushullimet e mia me te thella per humbjen e babait tuaj te nderuar. I kujtojme plot respekt dashuri e krenari keta njerez te dashur te nderuar patriote e atdhetare.
Jam bije piloti, nje nga 14 te paret qe fluturua ne qiellin e lire te Shqiperise, shoke arme e ideali me babane tuaj te nderuar. Po ju shkruaj ne emrin e tij , ai rron por i plakur shume e i semure. Dhe une si ju jam jashte dhe e shoh ralle por i tregoj dhe i lexoj per shoket e tij te luftes dhe te punes.
Shikoni kete faqe ku dhe mund te kontaktonk e te shkruani komente :
http://aviacionishqiptar.com
E dashur bije piloti,
Besoj se ishte/eshte nje fat i madh qe baballaret tane te nderuar pilotuan dhe mbrojten qiejt e pacmuar te Shqiperise, memedheut tone te dashur. Kam patur fatin ti takoj te ulem prane tyre psh. i nderuari z.Babace Faiku (te me falin te nderuarit ish pilotat dhe koleget e babait qe nuk po i permend me emer) dhe kam ndjere nje krenari qe ky memedhe lindi, gjenerata trimash dhe me gjithe goje them qe nderimi per pilotat shqiptar u takon te gjithe ish-ushtaraket pa perjashtim pozite, detyre, qe nga VendKomanda Qendrore ku babai doli ne pension deri tek ushtari i thjeshte, pse sepse perballuan me sukses mbrojten e Shqiperise njekohesisht krijuan dhe iu perkushtuan me nje dashuri te madhe familjeve, femijeve, kolegeve, shokeve, miqve dhe farefisit. Nderim nga thellesia e shpirtit per te gjithe ata qe rane deshmore, ata qe fluturuan drej zotit dhe ata qe sot jane deshmi e gjalle te periudhes se lavdishme te Aviacionit Shqiptar, pa dallim kohe, rregjimi, pozitat, gradat, Ju te dashur aviator te nderuar keni mbrojtur dhe sherbyer atdheut tuaj te dashur Shqiperi.
Babait tuaj te nderuar i uroj nje jete te gjate, dhe Juve ju falenderoj per websiting qe si nje “arkeolog” perpiqem te imagjinoj madheshtine nepermjet artikujve pa paragjykim per askend, shikoj sakrificat, rrugetimet e panumerta ne pilotimin e jetes se tyre te lavdishme.
Nderuar qoft dhe kontributi i babit tuaj si aviator dhe ushtarak i memedheut Shqiperi.
Familja Xhixha
E dashur bije piloti,
Sic e shikon foton ku z. Dalip Xhixha eshte rrethuar nga koleget e tij te nderuar me sfond Mig-un, me krijon emocione te forta dhe nje deshire te madhe te dije :
emrat e ketyre pilotave trima, qe me kushtet qe kishte Shqiperia i mbajten qiellin shqiptar te pashkeluar, i treguan komshijve dhe botes qe ky QIELL ka ZOT shqiptaret.
A keni mundesi te gjeni emrat? jo vetem per kuriozitet, por kjo foto i perket historise se aviacionit shqiptar, brezit tone, femijeve tane … Faleminderit / Armando Xhixha
email : [email protected]
I deruar i Sofokli Dama qw mw ngjethet mishtw, kur lexoj kwtw miemwr qw ju e mbani me dinjitet. Ai fis Dama njihet mirw nw Dangwlli e mw gjerw, e krenohemi.Unw Dajwn, Vaso V Dama “Kapedanin”1 shekull me pushkw nw krah(dhe pushkwn e fjsalws),pwr mbrodhwsinw e shqipwrise. ndihem krenar pwr gjithsa mbajnw atw mbiemwr dhe ju faleminderit pwr sa shkruani nw adresan time. janw ata Damallarw e Xhogallarw nw breza, qw na lidhin.
Gjithw tw mirat “djali”Sofokli Dama. Nuk di a do tw tw dalw koha, tw pwrqafosh gjithw Damallarwt sa Xhogat me miqtw e tyre ne Tiranw e kudo.Paci harmoni si gjithnjw.
Me ju
Jeta na ka ndarw fizikisht po jo shpirtwrisht.
Toronto 27-07-2016 Dhimitwr M. Xhoga(Guri Naimit D, se emrin ma trashwgon nipi, nw emigracion lindur…)
Mandi
Skerdi jam
E pashe tani njoftimin per babain tend.Me erdhi keq
Te rroni e ta kujtoni
I dasher Skerdi,
Rrofsh per ngushellimin e sinqert dhe te uroje me mirnjohje shendet lumturi familjarisht
Tomor Voda — E lexova me dhimbje e lot kete shkrim…S’munda ta lexoj pa perlotje e ndalesa , per ti fshire perzier me copra krahsimesh e mendimesh te shperndara si harabelat e trembur kur perfytyroja fatin e pilotit e te piloteve, vehten ,shoket , eproret e koleget e mij ish ushtarak te diskriminuar ,te perdhosur , te hedhur ne rruge pa dinjitetin, disa vite edhe pa trajtim, ku nje pjese e mire e tyre mori rruget e emigrimit , per te vetmin gabim se ata (ne), privuam cdo deshire e vullnet personal, vetem e vetem per te sherbyen ku kish nevoje atdheu , Nje pjese e madhe edhe me jave e muaj , disa ,edhe vite larg familjeve ,femijve , miqve e te afermve. Duke sherbyer 2 dhe 3 turrne pa nderprerje dhe pa pages e trajtim , plus edhe kete e benin me perkushtim ne emer te mbrojtie atdheut .
DHE , …ERDHI NJE DITE KUR ERDHI NE FUQI JO KLASA APO SHTRESA E PERMBYSUR SIC PRETENDONTE SISTEMI KALUAR, POR PJESA ME ME VESE E LLUMHANE , SERVILE , LEHTESISHT E KOMPROMENTUSHME DHE E KORRUPTUSHME e cila VODHI , SHITI E SHKATERROI NJE USHTRI ME KOSTO MILIARDA DOLLARSHE.
DHE SOT,.. VENDI GJENDEYT NE DITET ME TE ZEZA TE KETYRE 1O0 VITEVE PAVARESI
— Nga te mos perlotesh per pilotin dhe gjith ushtaraket qe jepnin llogari, edhe kur ata lyenin kepucet para se niseshin ne shtepi me bojen e repartit , apo hanin ushqim kur rrinin shum vone ….sepse,.. nuk ishin planifikuar per ushqim etj ..etj
.–‘ Eshte i tmerrshe demi qe i eshte shkaktuar ushtris , ekonomis, bujqesis shoqeris shqiptre ne teresi dhe -Foltoristi –Floriristi e Cfurkisti opo Bixhozxhiu e Piktoristi krekosen me pasurite qe kane vene dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi ..Por , ..mundohen te bejne per vete turmat e cekujlibruara per te mbrojtur vjedhjet dhe shkarerrimin qe kane bere vete , familjet apo te afermit e tyre ,..E tmerrshme …!!
• …. TE QOFTE DHEU I BUTE PILOTI I NDETUAR, PILOT I KOHES SE LAVDIS DHE KRENARIS KOMBTARE. QOFSHIN TE PA VDEKSHEM PILOTET TANE , PJESA ME VITALE DHE ME E RREZIKUAR E ISH USHTRIS SONE LEGJENDARE..!!!
Tomor Voda – NY USA M3 MARS 2022