Shumë prej nesh, prindërit dhe shoqëria jemi nën përshtypjen se fëmijët tanë janë të sigurtë dhe kështu nuk kemi asgjë për tu shqetësuar rreth sigurisë së tyre. Por ky mendim është kryekëput dhe moralisht i gabuar.Abuzimi seksual i qënieve njerëzore, pavarësisht nga mosha është krim i pamëshirshëm, por abuzimi seksual dhe dhuna ndaj fëmijëve, është e keqja dhe tragjedia më e madhe e shoqërisë, në nivelin moral shpirtëror, psikollogjik dhe social. Ngjarjet e fundit që kanë tronditur mbarë opinionin publik shqiptar në cdo qelizë të saj, ku një pedofil në zemër të Tiranës dhunonte e abuzonte seksualisht me fëmijët, deri në masakrimin e tyre, tregon dështimin e pashmangshëm të shoqërisë sonë për të mbrojtur fëmijët e saj, tregon se krimi po mbizotëron jetën e shqiptarëve. Na tregon më së miri, fizionominë dhe karakterin e dhunshëm që ka kapur politikën dhe shoqërinë e sotme shqiptare. Por, nëse shteti dhe shoqëria rrijnë duarkryq, barbaria e abuzuesve merr krahë. Dhe kjo është tmerrësisht e frikëshme dhe dramatike! Fëmijët tanë kanë nevojë për mbrojtje kundër të gjitha formave të abuzimit, dhunimit, perversitetit dhe manjakërisë. Për aq kohë sa jeta e fëmijëve është e pasigurtë në shoqërinë tonë, të gjithë njerëzit janë të pasigurtë. Fëmijët tanë janë e ardhmja jonë, janë trashëgimtarët e botës pas nesh, si brezi i ardhshëm aktiv dhe është detyrimi ynë moral, ndjeshmëria njerëzore e shpirtërore, qytetare e intelektuale, kombëtar e historik, domosdoshmëria për sigurinë, edukimin, arësimimin dhe mbrojtjen e jetës së tyre, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe mendor. Një fëmijë nuk mund të ndihet i mbrojtur apo i sigurtë, i cili/e cila është e pamundur të jëtë, nëse ata kanë përjetuar ndonjë lloj të traumave në formën e abuzimit seksual, perversitetit e manjakllëkut në jetën e tyre,para ose ende vazhdojnë ta përjetojnë. Traumat mendore zgjatin përgjithmonë dhe janë më të fuqishme se traumat fizike, si rezultat i përbashkët i abuzimit seksual. Abuzimi seksual nuk përfshin vetëm përdhunim dhe marrëdhëniet anormale, por edhe prekjet e papërshtatshme te femijeve janë forma të abuzimit. Disa prej tyre janë “të pranuara si pjesë e jetës së përditshme”, se vijnë nga njerës që ne kemi besim, ata janë të butë e të dashur të sjellshëm e përzëmërt, dashamirës e aktorë për të joshur fëmijët, tregojnë qasje lehtësisht me fëmijët, dhe shumë prej tyre abuzojnë me bësimin e prindërve dhe sesi ne vazhdojmë të mashtrojmë veten, duke menduar se njerës të tillë të “devtoshëm”, kurrë nuk do të bëjnë krime të tilla, pamvarësisht mbizotërimit të krimit që ata mbartin. Pamvarësisht anës njerëzore që kanë këto forma, është koha që duhet patjetër të flitet me fëmijët, t’iu kushtohet vëmendje sjelljes e veprimeve të tyre, të fëmijëve, cdo fjalë që shpreh fëmija për njerës të panjohur, të njohur e të afërmin e tyre me prirje të tilla, se në vetvete ato janë krime nga ana e shoqërisë. Nuk ka asnjë përkufizim universal të abuzimit seksual të fëmijëve.Karakteristika qendrore e cdo lloj abuzimi është prevelenca e pozicionit dominues të një të rrituri, që e lejon dhe detyron fëmijët në aktivitetin seksual, është prevelenca e vazhdueshme e dhunës, pedofilisë dhe perversitetit me fëmijët deri në masakrimin e tyre. Është për tu habitur fakti që monstra e Laprakës, Ardian Prrenjasi, përgjatë dy dekadave të jetës së tij, ushtronte barbarinë pedofile me fëmijë, deri sa kishte shkuar edhe në dyert e gjykatës,-por që fatkeqësisht në vënd që të mbyllej e izolohej nga shoqëria, u la i lirë. Në thelb të kësaj, sot që monstra është në burg, ai është i urryer, një lloj revolte dhe mllefi të paparë deri edhe për vdekje ndaj tij, jo vetëm nga opinion publik i tronditur e shokuar, por edhe nga pjesa dërmuese e atyre të burgosurve, të cilët janë të përjashtuar, mbyllur e vuajnë dënimin për krime të tjera si grabitje e vjedhje, madje edhe për një krim të dhunshëm. Këta lloj njerësish që në realitet janë llum, por për pedofilët e manjakët seksualë, kanë egon e urrejtjes të pashmangëshme dhe nuk marrin parasysh asgjë, atë që nuk arrin ta bëjë drejtësia e bëjnë këta, – i ndëshkojnë pedofilët derisa edhe i vrasin vetë. Ky akt i tyre është dëshmi e faktit, se ata fitojnë respektin e menjëhershëm, edhe pse në një mënyrë apo tjetër ata mund të jenë vrasës, madje edhe përdhunues, por shihen si heronj në mesin e të burgosurve të tjerë, ata me vetëdije e koshencë barazojnë “drejtësinë” ndaj abuzuesve të fëmijëve. Cfarë është më e keqja drejtësia shqiptare i besoi verbërisht këtij manjaku, pedofili e vrasësi fëmijësh, për shkak të marrëdhënieve dhe pozitës së tij në shoqëri, si njeri urtë e i penduar, që kërkonte mëshirë apo i pat bërë pavetëdije, nën efektin e alkolit! Aktulisht mediat shkruajnë e flasin cdo ditë mbi impaktin e abuzimeve seksuale me fëmijët, që mbart biografia e monstrës së Laprakës, dhe të rasteve të ngjashme, vecmas në Korcë ku numuroheshin 12 të tilla. Dramë e vërtetë e turpëshme moralisht, pështjellim shpirtëror, dominancë e dhunës psikollogjike dhe fizike, mes ndjenjës së nënshtrimit dhe shfrytëzimit seksual, të fajshmes e së pafajashmes, rrahjes e masakrimit të fëmijëve, përcmim dhe dhunë sociale, terror psikollogjik, pasoja psiqike e fizike, tregojnë dështimin i pashmangëshëm të shoqërisë në parandalimin e krimeve të tilla dhe mbrojtjen e jetës së fëmijëve të saj/tanë. Ashtu si në shumë shoqëri të tjera-për shkak edhe të stigmës kundrejt diskutimeve të tilla si “cështje private” apo në “publik”, ne jemi sot më të vetëdijshëm për natyrën ciklike të abuzimit e dhunës me fëmijët. Mund të ndodhë dhe ka ndodhur, që fëmijët e abuzuar seksualisht, ka shumë të ngjarë të abuzojnë me të tjerët kur ata të rriten, dhe kjo është metamorfoza e dramës njerëzore e shoqërisë për brezin e ardhshëm, të cilët kanë shumë arësye të na mallkojnë. Femrat e abuzuara që në vogëli, ngjet që kur të rriten ta tolerojnë abuzimin seksual nga bashkëshortët apo meshkujt e mundshëm të jetës së tyre. Këtu kam parasysh Nazime Vishën, abuzimi seksual me të filloi në moshën 14 vjecare dhe ajo me dashje apo padashje e toleroi abuzuesin e saj për 4 vjet rresht derisa më në fund e vrau. Pse? Sepse abuzimi seksual i fëmijëve është gjithashtu shkaku kryesor i traumave mendore,varfërisë e pjelël e injorancës, duke përfshirë edhe depresionin. Kjo është më e mundëshme kur viktima e abuzimit nuk ka as edhe mbështetjen ose nuk është në gjendje për ta ndaluar atë që po i ndodh asaj/atij. Edhe vajza e gjorë Ajshe Vata toleroi pedofilin dhe manjakun vrasës, monstrën Shaban Norja në moshë shumë të njomë dhe kjo ndikoi në të ardhmen e kësaj fëmije të pafat, se përvec dhunimit të të drejtave njerëzore të saj dhe abuzimit seksual e dhunës psikollogjike, ajo u eliminua fizikisht. Fëmijët tanë po paguajnë për dhunën seksuale të kryer ndaj tyre, me jetën e tyre, prandaj kësaj drame i duhet përgjigjur vetëm me detyrimin tonë moral e shpirtëror për t’i mbrojtur fëmijët tanë,jo-të rrimë duarkryq e të heshtim, ndërsa shërbëjnë si forca”morale” të barbarisë që merr krahë pothuajse në të gjitha aspektet e jetës. Joshjet seksuale, të cilat duken mëse “normale” për njerëzit e moshave të ndryshme, e të ndjehen prej tyre, – është një fakt empirik, edhe duke u treguar foto provokative të fëmijëve të veshur në mënyrë të pamjaftushme, keq e tejet të varfër.”Realiteti” i përgjigjes njerëzore, i organeve fiziollogjike ndaj stimujve seksualë, nuk ka të bëjë me një mendje të shëndoshë, të pjekur dhe ndjenjën e integritetit, kur vjen puna për të vepruar realisht në ato impulse. Këta lloj njerëzish e kanë shpallur seksualitetin e fëmijëve si “të sëmurë”, sepse janë të frikësuar nga akuzimi i të qënit pedofilë, si në histerinë e shtrigave të kohës mesjetare.Është pikërisht ky shkak që ne duam të rritim fëmijë normalë brenda normave dhe etikës të sjelljes dhe edukimit të tyre në jetën e përditëshme. Fëmijët janë të pafajshëm e të pambrojtur, në dallim nga të rriturit. Prindërit kanë dëshirën e natyrëshme për të mbrojtur fëmijët, sikundër kafshët mbrojnë të vegjëlit e tyre,-sepse ata mendojnë se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me fëmijët e tyre.Pra ajo që është e qartë, shteti nuk duhej kurrsesi të rrinte duarkryq, ndërsa barabaria e monstrës së Laprakës merrte krahë, shteti nuk e mori në konsideratë e nën kontroll Ardian Prrenjasin, i cili për gati dy dekadash ishte i njohur për pedofili, sepse shteti nuk është në nivelin që ia kërkon morali e detyra. Në vend që të skedonte monstrën Ardian Prrënjasi, në vend që të skedojë këtë lloj kontigjenti e ta mbajë në vëzhgim, policia-shteti skedojnë ku janë lokalet “mudernë”, me mish verë, raki e cifteli, pa e menduar se cdo jetë e marrë fëmijësh, cdo jetë njeriu e cdo ëndërr e tyre e nëpërkëmbur dhe e vrarë, është humbje e dinjitetit, për të gjithë ne, për vetë shtetin, policinëe, për brezin e ardhshëm dhe shoqërinë në tërësi. Opinioni publik shqiptar, prindërit janë të shokuar, të tronditur, të frikësuar, të terrorizuar dhe të shqetësuar, kuptohet në lidhje me sigurinë e fëmijëve të tyre! Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Drejtësia, Policia e Shteti, të identifikojë e skedojë personat me prirje të tilla, të clirojnë duart e kryqëzuara, të thyejnë heshtjen, e të përmbushin me përkushtim;detyrimet morale, sociale, shtetërore, të drejtat e fëmijëve, për të qënë të lirë e të mbrojtur. Shteti dhe shoqëria të sjellë në vëmendjen e publikut, politikat vepruese e zbatuese, për ta crrënjosur abuzimin dhe shfrytëzimin seksual, moral, fizik, psikollgjik e social të tyre, të crrënjosë dhunën e krimin ndaj fëmijëve, duke e bërë problem parësor e madhor në nivel kombëtar. Të mbrojmë fëmijët, t’i themi ndal dhunës ndaj tyre, t’i themi ndal abuzimit me fëmijët,-sepse duke mbrojtur fëmijët, kemi mbrojtur e siguruar brezin e ardhshëm pas nesh, një brez aktiv, energjik e të shëndetshëm fizikisht, të ndërgjegjësuar moralisht e psikollogjikisht.
Raimonda MOISIU / Hartford CT USA
