Lexova me vëmendje dje prononcimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me votimin që u bë një ditë më parë në parlament për ndarjen e re territoriale. Ishte një reagim i pritshëm i tij ndaj këtij akti të shumicës parlamentare, përderisa partia që ai drejton e bojkotoi si pjesëmarrjen në diskutim, ashtu dhe votimin e reformës. Mirëpo, ajo që të bën përshtypje është imitimi që ai i bën paraardhësit të vet, domethënë Berishës. Po shkëpus nga deklarata e Bashës vetëm këtë fjali: “Harta anti-kushtetuese e shumicës Rama-Meta është e papranueshme dhe nuk do të pranohet kurrë. Fjalën e radhës e kanë institucionet e pavarura që kanë funksionet e gardianëve të Kushtetutës”.
Që kjo deklaratë është e stilit të Berishës duket qartazi. Përdorimi nga ana e Bashës i fjalës ‘kurrë’, dmth se ndarja e re territoriale nuk do të pranohet kurrë nga partia e tij, vërteton se ai përdor të njëjtën staturë si paraardhësi i tij. Mjafton të kujtojmë këtu se ishte Berisha i vitit 1998 në opozitë, kur votohej Kushtetuta që ngjirej nëpër takime e deklaronte në mënyrë të prerë se PD nuk do ta njihte kurrë këtë Kushtetutë. Argumenti? Sepse PD e atëhershme në opozitë bojkotoi referendumin! E megjithatë, kur erdhi PD dhe Berisha në pushtet në 2005, për tetë vjet me radhë betohej për të kundërtën: pra se respektonte dhe mbronte Kushtetutën për të cilën kishte thënë se nuk do ta njihte kurrë!
Kështu po bën dhe Basha. Kurrë, thotë ai nuk do ta njohim ndarjen e re territoriale, pasi PD refuzoi të bëhej pjesë e diskutimit të reformës. Është e drejta e tij të mbajë këtë qëndrim që mban. Por si i ri që është në këtë detyrë që ka marrë përsipër të kryejë dhe sidomos si politikan, po i kujtojmë edhe aksiomën e famshme që përdoret rëndom në radhët e politikanëve: Never say never! (Kurrë mos thuaj kurrë!). Thënë më troç, politikani që përdor fjalën ‘kurrë’ tregon se nuk është politikan. Përdorimi dje i fjalës ‘kurrë’ nga ana e Bashës e vuri në pikëpyetje qenien e tij si politikan.
Sepse ndodh që politikani e ‘ha’ fjalën, domethënë përgënjeshtron vetveten dhe zhvlerësohet. Shembulli i Berishës do të ishte i mjaftueshëm që ai dje të mos e përdorte fjalën ‘kurrë’ dhe sidomos me argumentin se ndarja e re territoriale është ‘antikushtetuese’, duke i bërë thirrje ‘gardianëve të Kushtetutës’ të bëjnë detyrën, domethënë të mos e miratojnë këtë reformë. Me siguri, gardian të Kushtetutës, Basha konsideron Nishanin…
Mos u cuditni kur gardianet e tredhur te kushtetutes ta hedhin poshte refofmen.
lush basha qendron tek b…. si krimbi ne vrimen e b…… se vetem ashtu ushqehet.