U bënë kaq vite,
sa nuk mbahen mend,
të gjithë përpara,
e neve në vend!
Mendonim se rrugën,
ne e dinim mirë,
por rrugë e BE-së,
qe shumë e vështirë!
Me vite të tëra,
nuk na ndihu fati,
por një ditë na thanë:
“Tani jini gati!.”
Që te negocioni,
punët me BE,
por prapë ka një kleçkë,
që s’varet nga ne?!
Se është tok me ne,
dhe Maqedonia,
për të cilën veton,
ka vënë Bullgaria!
Pse na bëjnë tok,
veç ata e dinë,
ne s’jemi një shtet,
me Maqedoninë!
Po këto të shkreta,
janë marifete,
se çdo qeveri,
konkurron më vete!
Gjithnjë do të dalë,
si ky ndonjë bisht,
ndaj edhe BE-ja,
s’do marrë seriozisht!
Dinë në Bruksel,
të bëjnë shaka,
negociata kemi,
po një datë s’ka!
Ndaj dhe fukaraja,
me këngë s’u martua,
kur do bënte dasmën,
daullja u shpua!
A.DUKA

MOS IA VARNI EUROPËS!
Për kokë, të Sulltanit,
Përtej urês së Çabesë,
Pse i luteni Europës http://www.gazetadita.al/kur-ben-dasem-fukaraja-i-shpohet-daullja/,
Me fustanin e sê resê!
Mbledhni mend, o Shqiptarê Pusa,
Biles, sê paku 1 herë!…
Mos ia varni, Europës Kurvë,
Qëndroni krenarë, si nê epokën e gjeniut, Enver!…
Kuptojeni njëherë e mirë…
Se kush m… janë Ballkani dhe Europa,
Në kohëra të vështira zezona…
Shqipërisë i hapēn vetëm gropa…
Nje vend me det,naft,male e toka pa fund kerkon Europen kot,nese politikanet nuk do mendojne vetem per te vjedhur,e njerezit i kthehen punes nuk na duhet Europa,te provojme te leme anash stilin e mendimit Italian,te mundohemi te kthejm syte nga modeli Zviceran e Gjerman pastaj do kuptojme se kush eshte Europa e vertete,per te arritur atje dihen ekonomiste te mire dhe patriote. Per sa kohe shteti jone nuk ve dore as ne trafik imagjinoni se cmund te bej tjeter.