“Që nuk jeni dakord me këtë dhe atë e morëm vesh, por a mundet ta në thoni se me çfarë jeni dakord?!” – kështu do i drejtohej ministri Erjon Veliaj opozitës, teksa mbronte në parlament ligjin e ri për pensionet. Parimisht, opozita është për t`i bërë oponencë qeverisë e jo fresk, por siç morali politik e do që qeveria të korrigjohet nëse e ka gabim –sipas vërejtjeve që i bën opozita – edhe kjo e fundit, duhet ta ketë në moralin e saj që të thotë se ku po veprohet drejt.
Kur Rama qe në opozitë, nuk ka ngurruar të vlerësojë tre vitet e para të qeverisjes së PD-së dhe reformat e ndërmarra prej saj. Deri më tani, për sa reforma e iniciativa reformuese që ka ndërmarrë qeveria, vetëm në dy raste nuk ka patur reagim: Në moratoriumin për ndalimin e gjuetisë dhe atë të prerjes së pyjeve; jo se opozita është dakord, se tek e fundit, sa ishte në pozita qeverisëse, nuk ka treguar kurrfarë ndjeshmërie për florë e faunë – që duhet ta kish pasur, nëse i referohemi prejardhjes fshatare të liderit, lindur e rritur mes pyjesh e zogjsh – porse në këto dy raste, nuk sheh mundësi për të provokuar zjarr protestash, siç po rreket të bëjë në raste të tjera të ngjashme. Megjithatë, publikut i ka munguar dhe ky lloj mesazhi, që do ishte jo pak argëtues, në rast se do i ish përcjellë publikut (miqve të shumtë në FB), nga ana e liderit të madh, nëse do reagonte për moratoriumin e gjuetisë:
Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama, që kurrë nuk ka kapur çifte me dorë, me një akt pashpirtësie ndaj gjithë atyre gjuetarëve që enden natën nëpër terr maleve e pyjeve për ndonjë lepur, thellëzë a laraskë, ua ndaloi të drejtën për gjueti. Me këtë akt, ai shfaqi urrejtjen e tij dhe për krijimtarinë e pasur popullore, nga e cila ka dalë dhe kënga e bukur që e këndojnë të gjithë brezat: Do marrë çiften, do dalë për gjah…. U bëj thirrje gjithë gjuetarëve, që me zagarët nga pas e me çifte në krah, të dalin në protesta kundër kësaj qeverie. Ftoj dhe qytetarët të jenë në mbështetje ndaj gjuetarëve, që ta sfidojnë këtë kryeministër, duke i kënduar poshtë zyrës vargjet e së famshmes “Do marrë çiften”. / E.H.
Ha ha ha Dhe kenga do vazhdoje: Ciftja BAM , Saliu Ham… jaman popull jaman jaman…
Saliu eshte dakort me vjedhjen e Fullanit,me keshillin mbikqyres se bankes,sepse ka marre pjesen e vet. Aq shume lek nuk i ka marre Bitraj, sepse nuk ka mundesi transporti duke i fshehur ne trup sic deklaron.Ai eshte lene te vjedhi qe Fullani kompani te marri te gjithe leket me format e tjera qe dihen.Kur Saliu te thote jo,pozita duhet ta beje po se eshte 100% e sigurt se eshte ne rruge te drejte,prandaj duhet nisur nga Fullani e keshilli mbikqyres per te gjetur leket,vrasjet e te tjera.Me arrestime me sasi te shume vetave ne numer, te arketareve e pastrueseve nga prokuroria eshte per te mbuluar vjedhjen.
O gomar plak,e flliqe gjithe Tropjen me surratin tend.
Ghjahun ne Shqiperi e ndaloi oreksi i pafund i LSI qe mendoi ta vilte vete te ardhuren e tij. U be pale me ca shalatane hajdute si Themi Perri e kompani e bene plane te ndanin leket.
Gjuetine e mbylli dhe ksenofobia injorante e shqiprateve nen parrullen italianet te ikin ne shtepi te vet ani pse lane ne Shqiperi mijera euro qe shteti si investoi kurre per 22 vjet ne gjah. Ato euro i perfitojne tani shtete te tjera qe sbejne idjotizma si ne shqipot.
Ato mijera euro ku shteti kishte pjesen e vet te luanit i hodhen ne kosh.
Dhe bene me qesharaken kur sja dolen mbane me injorancen me te madhe ndaluan gjuetine per 2 vjet per te perfituar nje shtese natyrale 10% ne vit te specieve autoktone qe shteti vete me korrupsion dhe mosveprim krininal 22 vjecar i copetoi deri ne zhdukje. E ky 10% shtese kur akoma kerracsin anekend ciftet dimer e vere as mund te garantohet.
Inagurimet e Sali Berishës
“Inagurove” për dy dekada,
“Inagurime” si ’97 – ta,
inagurimet si ne Gerdec
veç ti i bëre o burrë mistrec.
Veç ti qëllove dhe loze rolin,
bëre viktimën edhe gogolin,
sa je i zoti për të këqija
është dëshmitare gjithë Shqipëria.
Sa je i zoti të bësh rrëmujë
e di dhe kripa që shkrin në ujë,
e dinë të gjithë – je strumbullari
ku ka të keqen e tij shqiptari.
Me piramidat n’a ktheve nderin,
“inagurove” Suden, Xhaferrin,
e kur kjo punë doli me hile
“inagurove” Luftën Civile.
Inagurove hidrocentrale
që me nder teje ishin kanale,
rrugës së Kombit i shkoi fatura
si e paguar me gjithë vetura…
Inagurove dhe në Janar
ku mu në shesh mbolle të vrarë,
mor plak i çmendur, i zi me bojë
që s’le njeri pa ndyrë me gojë.
Prej njëzet vjetësh s’gjete karar
veç ti të dilje gjithmonë i parë,
kush dreq në krye desh e të futi,
mor dreq i dreqit, mor malok m..ti.
Nuk le rehat krevat shtëpie
i telendise si burrë hafije,
e del gjithmonë ti prej sëndukut
mor papagalli i Fejsbukut.
Veçse një borxh pezull n’a mbeti
të inaguronim ty prej vërteti,
se me këtë do n’a kthesh nderet,
të inaguronim tek ” shtatë penxheret”…
Ne e dime qe Berisha eshte i semure ndaj e hoqem,por qeveria Rama dhe nje pjese e medias e ruajne si monument kulture.Nuk mund te trembet populli me gogolin Berisha dhe te mbeshtetet pa kushte karagjozi Rama.
Deri tani Rama ka harruar premtimet elektorale dhe vazhdon rrugen e berishes duke u ankuar per berishen.Lufta ndaj korrupsionit dhe zbardhja e gerdecit ,21 janarit,anullimi i vendimeve antikushtetuese te qeverise Berisha ishin nje shou elektoral i socialisteve te djathte.Rama u bashkua me hajdutet kunder kokepalareve dhe tragjikomedia shqiptare vazhdon.
Po cfare ka mbetur per te gjuajtur ne kete vend me nuk e kuptoj.
-Hyri nje derr nga Maqedonia!.Roje kufiri nuk ka me,as posta kufiri,por ka kompani celularesh,qe kane montuar antena ne majat e maleve buze kufirit dhe kontrollojne levizjen e faunes se eger,qe hyn ne teritorin e Rep.se Shqip.Nga Tirana nisen vrasesit e armatosur me cifte automatike te cfarosjes ne mase,me fuoristrada Hummer,qe do ti kishte zili dhe ushtria amerikane.Dje vrane dhe demin e fundit te eger ne Divjake,te mbetur gjalle nga 91-shi dhe 97-ta.Po si nuk e hodhi Amerika nje bombe atomike,makar Krushovi,nje bombe me hidrogjen,te shpetonin gjallesat e pyllit!
Saliu duhet te shkruaje ne fb nga qelia e burgut dhe jo nga kullat moderne te korruosionit.E.Rama duhet te mbaje fjalen per hetimin e Gerdecit ,21 janarit ,te detit,te rruges dhe te gjitha keto qe dolen ne cdo minisri kur filloje qeverisjen e tij.Ndryshe le te shkoje t’ia rruaj,t’ia pastroje dhe t’ia laje perdite Berishes se nuk qenka burre por frikacak.