Nga Aurenc Bebja*, Francë
Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të enjten e 17 tetorit 1912, në ballinë, një rrëfim të veçantë për aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, z. Aleksandër Moisiun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat–Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar:

“Ah! Zonjat!
Parizianët e njohin Alexandër Moisiun. Është ai që, në pantomimin e tij oriental, të prezantuar nga z. Reinhardt, luante, tregtarin poetik të qilimave, për të cilin të gjitha gratë e haremit bien në dashuri.
Por duket se edhe në jetën e përditshme z. Moisi nuk është më pak i lumtur sesa në “Sumurun”.
Berlinezet e të gjitha moshave janë të çmendura për të.
Javën e kaluar, artisti i ri mbajti, në një sallë të veçantë, një seancë recitimi; kishte një turmë dhe britma entuziazmi.
Në momentin kur u përul për të falenderuar publikun, një grup femrash u ngjit në skenë dhe u nxitua në drejtim të aktorit; se cila t’i prekte më parë dorën, krahun apo faqet; ato që nuk mundën ta përqafonin, kënaqeshin vetëm duke e prekur; ato që nuk mundën të afroheshin, shtypnin brinjët e atyre që i bezdisnin.
Situata u bë aq serioze saqë z. Moisi, të cilit po i merrej fryma, iu desh të kërkonte ndihmë.
U desh ndërhyrja e policisë për të shpëtuar z. Moisi, i cili mund të ndihet i lodhur për një kohë të gjatë nga zonjat.”
* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
a.s/dita

Nje dhe VETEM nje Ka Aleksander Mojsi qe emri dhe figura e tij nu do te harroet Kurre,Krenai e Kombit tone.Jo ato zonjat e atehershme po dhe te sotmet,enderrojne oer nje si Ai po se gjejne….
Ai ishte nje perjashtim qe si gjendt i dyti ne boten NJERZORE. Krishti skenes boterore.
Detyrime kane artiste shqiptare e sidomos ate te Durrezit qe Teatri ati qyteti, mban emrin e tij.
Zoti qe eshte Nje ARTIST-
Nje Aleksander MOJSIUN- krijoi.
Na ben krenar Ai ishte Shqiptar!
Guri Naimit N
Nji semundje(sintome) kronike ne karakterin shqiptare!!!
Po ne kete periudhe jane hapur nga 2 -3 spitale psiciatrike ne cdo qytet te Gjermanise.Ose artisti kavajas te mos luaj ma teater se do cmendin gjithe gjermanin.
Merreni me mend per ato aktor gjerman qe ishni ma nalt me nivel se ky i yni.
Ne jemi popull qe hiperbolizojme pa (finit)fund per cdo talent te cdo fushe ku kena te bajme me individ me origjin Shqiptare.Dhe kur vjen ceshtja ne mardheni shoqerore brenda atdheut duam ti nxjerrim syt shoshoqit.
Koment qe na imponon rrespekt..!
Faleminderit i nderuar i komentues “MH”;(jo vetem per kete te sotmin,) per atdhetarizmin sa nivelin njerzor te komenteve tuaja.Miresite ju shoqerofshim.
Toronto 14-08-2018 Guri Naimit D.