FOTO: Kur Blushi e Rama ishin ndryshe

anazapta

Kostume të thjeshta e të lira; vështrimi nuk ka vetësigurinë që rrezatojnë sot përballë gazetarëve…

Fytyrë e pakuruar, në të cilën u dallohen shenja që sot janë zhdukur nga mirëqenia.

Kjo fotografi e shumë viteve më parë tregon Edi Ramën dhe Ben Blushin kur ndanin bashkë atë pak që mund të ofronte atë kohë politika.

Fotografia është shkrepur në një konferencë për shtyp.

Edhe mikrofoni i TV Klanit asokohe ishte i ngjitur me saldim.

Ben Blushi (lindur më 1 janar 1969) është diplomuar për Gjuhë Letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës.

Ish-drejtues i gazetës “Koha Jonë” ka punuar edhe në Deutsche Eelle Indipendent dhe Fondacionin Soros.

Sot deputet i PS-së, Blushi ishte në 1997-1999 zëdhënës-këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, 1999-2000 Zv/ministër i Punëve të Jashtme, në vitin 2001 Prefekt i Qarkut Korçë, 2001-2002 Ministër i Arsimit dhe Shkencës, 2002-2005 (shtator) Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.

Ai kritikon Ramën se nuk përfaqëson të majtën dhe ka bllokuar zgjedhjet në PS, ndërsa qeveria po varfëron shqiptarët.

“Rilindja dështoi, koha që PS të marë pushtetin” – tha Blushi dy ditë më parë. / Dita /

foto DITA RAMA BLUSHI

 

 

Share This Article
23 Comments
  • Blushi, Islami etj. janë politikanët tipikë të tranzicionit shqipëtar! Sa bosh , sa megallomanë, sa pordhacë të pështirë!

  • Blush vazhdo e bjeri kokes.Si shoqeri e mbyllur,si popull periferik duhet shume pune qe tju vine syte.P.S. me ndihmen e G. Ruçit dhe me kalaman thinjosh P.Majkon e ka kap per fyti kundershtari me I madh i ps ne vitet e themelimit E. Rama.Une jam socialist themelues,tani per tani jam ne emigracion por them dhe pyes vazhdimisht ku shkoj meritokracia? Promovimi i figurave u shua ,si ka mundsi te qeveriset me Veliajn, me ministren e inovacionit qe ska vene nje gur ne ps,prandaj Blush mos hesht.U perjashtu Malaj perse kritikonte me te drejte drejtimin qe bente Rama PS. Kjo me mefshtesine qe kane antaret e ps dhe me filozofine tashme qe ka leshu rrenje ne partite tona se kush kritikon kryetarin nuk e don partine apo ka aleance te fshehet me kundershtaret politik mund te ndodh edhe Blushit pra ta perjashtojne. Per mua perjashtimi i Malajt eshte kembane alarmi se partia po rreshqet ne autokraci.Por perseri i lutem Blushit te mos hesht .Populli thote : Me mire vorr se horr.

    • Per mua,sikterisja e malajt dhe e jotja (ti duhet te jesh ai toc-harasani) jane oguret me te mbara per Popullin e Majte.TUNG.

    • Aliu, mos genje, Arben Malaj nuk e ka perjashtuar njeri. Kastriot Islamin po, se ju bashkua Sali Berishes para se te behej deputet i Pd. Ndersa Ben Blushi, i fundmi mohikaneve, eshte lene i lire te shkruaj libra dhe te derdellise. Andi Harasanin e kemi derguar per biznes ne Amerike, ndersa Marko Bellon e nje tjeter jane duke ngrene makarona. Dhe Fatosi pret ta beje president Beni. E di si eshte kjo puna ne ps? Si nje familje qe ka shume vajza dhe djem, por ndonje vajze behet kurve ne emer te lirise dhe mewense behet e tille duhet ta perkrahim se eshte e drejta e saj te kurveroje veten, por ata perjashta thone qe le te kurveroje dhe te tjeret. Lereni Blushin vete me Arjan Canin dhe e shikoni si katandiset E ku eshte ai per politikan!

  • Ne Slloveni, partia ne pushtet, beri zgjedhjet per kryetar dhe ndodhi qe kryetari i deritanishem i kesaj partie i cili eshte edhe kryeminister, nuk e rifitoi garen e brendshme por e fitoi dikush tjeter dhe ndodh kjo qe ai duhet te dorehiqet per ti dhene mundesi kryetarit aktual te partise te behet kryeminister.

    • Pse te ike kur llogaria i del super ne komoditetin e mender-shkrimtarit,shto ketu deputetit te pushtetit,shto perseri sherbestarit non-stop te brekedhjerit te historise dhe mediave te tij klienteliste????Eshte te pakten tre-fish i paguar ky qe merret me bubullima,dmth ben-toc-kurve-dalzotes-blushi.TUNG.

  • Une mendoj se Blushi me keto qe thote duhet te jete i ftuar i perditshem tek Klani i Bishes dhe pas 4 vitesh te behej deputet i Bishes (si puna e Kacit) .
    Blushi nuk arrin ta kuptoj se eshte duke u paguar (mjaft mire madje) nga te gjithe ne per te perfaqesuar (por qe nuk po e ben) nje pjese te shqiptareve ne organin me te larte kushtetues te vendit – dhe se per fat te keq eshte ne ate pozicion per asnje lloj merite personale te tij por se Lideri i partise se tij ka zgjedhur qe te jete ne listen e PS per Elbasanin. Pra edhe thjesht ne sensin e mirenjohjes duhet ta kuptoje mire kete..

    Te kritikosh liderin e Partise eshte gjeja me demokratike ne bote dhe per te gjithe ne dicka qe duhet perkrahur apriori – por motivimi i Blushit le shume per te deshiruar dhe tingellon si ai djali plangprishes qe hedh shkopinj neper rrote se keshtu i pelqen…

    Shpjegimi qe Rama (dhe se fundi Majko) kane dhene eshte mese i mjaftueshem dhe i llogjikshem -nuk ben aspak sens qe te kerkohet rizgjedhja e Liderit te partise kur ai sapo ka fituar (me LSI) ne menyre plebishitare. Modeli Britanik (dhen jo vetem)ne kete drejtim eshte jo vetem logjik por edhe funksional e praktik – kjo nuk e pengon aspak Blushin apo kedo tjeter qe te “challenge” lidershipin e Rames ne cdo kohe – por kete ben mire ta beje haptazi ne forumet e partise apo mbledhjet e grupit parlamentar. Nese statuti i PS flet per zgjedhje cdo 4 vjet te liderit (edhe kur Partia fiton zgjedhjet) kjo padyshim duhet te ndryshoje sa me pare. Blushi ka te drejte kur flet per mos-mbledhjen e forumeve te partise dhe ne shembullin e partive europiane eshte normale qe te kete kongrese vjetore te partive, kjo kryesisht per te mbajtur te motivuar/vitale dhe ne tension organet e partise – Nga ana tjeter mbledhja e grupit parlamentar, kryesise dhe organeve te tjera te PS duhet marre e mireqene dhe kutpuar si fuksionim normal te kesaj partie – partite ne pushtet flasin kryesisht me vepra, me reformat dhe ligjet qe kalojne e implementojne. Per shumicen e shqiptareve eshte irrelevante nese PS ka mbledhur apo jo kongresin e saj te pervitshem – sic eshte fondamentale qe parlamenaret e PS dhe ministrat e saj te jen perdite ne detyre dhe ne pune per te zgjidhur hallet e njerzve.
    Dhe ketu vijme tek rroli i Blushit si parlamentar (si i zgedhur i popullit) – vete Blushi ka thene keto dite se ai nuk flet shpesh (fare madje) ne parlament per hallet e zones se tij pasi (sipas tij) ne parlament ka vetem klithma e sharrje e fyerje… Une nuk e di se cfare eshte duke bere Blushi per njerezit te cileve ju ka marre voten – dhe votuesit e Elbasanit kane shume te drejten te pyesin;
    1. Ne e zgjodhem Blushin se ishte ne listen PS/opozites (jo per syte e bukura apo romanet e tij)
    – 2. Tani e shohim Blushin qe ne vend qe te ngreje zerin ne mbrojtje te interesave tona dhe te maxhorances po hedh vickla dhe “p..rdhe”
    3. Duket qe ka mjaft kohe ne dispozicion te shkruaje edhe romane dhe te majmet paq…
    4 – Atehere cfare dreqin na duhet nje parlamentar i tille Bylmez dhe i parritur (Beni qe s’ecen vete).
    Nese do te isha zgjedhes i Elbasanit keto mendime do te kisha une per BLushin e parritur.

    Dhe nje sugjerim – nese Blushi ndihet se eshte me i Zoti dhe se mund te jete Lider me i mire se Rama apo kushdo tjeter – do te bente mire ti dilte perballe Rames dhe te “challenge” lidershipin e tij. Pasi gjeja me e shemtuar per nje politkan eshte qurravitja e vazhdueshme ne media per gjoja standarde e statute, fishkelimat qe na qenkan ne fakt bubullima, apo per gjoja mungesen e demokracise ne PS.
    Nese Blushi eshte i bindur qe PS nuk eshte demokratike dhe se Rama eshte diktator atehere ka me shume se nje aresye qe ta “challenge” Ramne ne forumet dhe grupin parlamentar te PS, ose ne te kunderten te jape doreheqjen nga ajo parti dhe te merret ekzkluzivisht me romanet e tij (qe I Pelqekane edhe Pangos).
    Por kam pershtypjen se Blushi eshte si ajo puna e “qytetareve qe fshatin e duan per te mirat qe te jep fshati – po djemte nuk jua duan per dhender “.
    Blushit i pelqejne fort te mirat materiale dhe favoret qe ka sesa lufta me mullijte e eres per gjoja rregulla e statute partie.
    Sic Berisha ja ka thene fort bukur disa vite me pare (per aresye diversioni) – Nuk ka Blushi koqe qe te perballet me Ramen.
    Dhe edhe vetem per kete aresye ..nuk ja vlen fort te mrresh me Benin e babit Kico!!!!

  • une jam dakort me problemet qe blushi ngre, por kam rezerve per kohen e ngritjes se problemeve ,perse keto nuk i diskuton me edin kur rezikohet qe emeri i tijrezikohet per tu perfshire ne listen e deputeteve ,por ne ate kohe rrin urt ,kjo eshte hipokrizi. e perseris problemet qendrojne.

  • Sikur kryetari i PS do te zgjidhej me referendum nga i gjithe Populli Socialist, sigurisht qe kryetar do te zgjidhej EDI RAMA.
    Nuk e kuptoj pse zgjedhjet ne Partine Socialite te behen vetem nga nje grup ‘kastravecash’ qe luftojne vetem per pushtet personal, nderkohe qe AJO u perket te gjithe SOCIALISTEVE ne SHQIPERI.

  • Per ti shtypur krrimbat ‘kolltukoage’ te DhjetArit perkrani nismen:
    ‘KU JANE PARATE E SHQIPETAREVE,KU ESHTE PASURIJA E SHQIPERISE’
    Salisjanet antishqipetare nga e mengjera ne te djathte jane varrmihesit e keti j vendi qe nuk u lane as 2 meter vend per ti varrosur.
    Keta antishqipetare pjese e krimit e korrupsionit ekonomik e financiar me rrenjet ne ‘sistemin’ bankar jo shqipetar me sistemin financiar te SUDE-Meksi-Nano-Berisha i shqeteson vetem nje individ me emrin Rama per arsye delirante e foshnjore e flasin per shtet kur ne kemi 22 vjet pa shtet,flasin per demokraci kur ne jemi sistem skllavo-pronar ne anarki,flasin per parti kur tek ne ka me shume parti se sa bageti qe u bene kurban per fiset blushi e sali .
    Keta antishqipetare pjese e krimit e korrupsionit e shperberjes pse nuk flasin kurre:
    -Ku jane parate e shqipetareve 22 vjet?
    -Ku eshte pasurija e Shqiperise mbi e nen toke per 22 vjet?
    -Kush eshte sistemi politik pa emer ne kete Bathore se parlamenti eshte i Wikilliks?
    -Kush eshte sistemi ekonomik i quajtur lirija e hajduterise?
    -Sa kapitale financiare jane arratisur jashte e ku ndodhen?
    -Sa shqipetare kane ngelur ketu e sa çobenj si puna e Blushit
    -Ku kane punuar e kush eshte profesioni i ketyre kungujve te dhjetorit se politika nuk eshte zanat?
    -Pse kerkojne integrim e ku e kerkojne integrimin kur nen drejtimin e tyre ne po behemi problem i krimit te sistemit bankar,financiar,droges,prostitucionit,perdhunimit,trafikimit ,vrasjes ne familje,vllavrasje .
    JEPNI DORHEQJEN E DORREZONI MANDATIN NE GRUP SE PER TA VRARE VEHTEN NUK JENI AS BURRA E AS NGA SOJ SHQIPETARESH.Rini nga e prisni shpetimin pas 22 vjetesh nga ata qe u varrosen ?Perkrah nismen

  • Lora mundsisht me sqaro se ku mbeshtetesh ti qe e ndan popullin nete majte dhe te djatht.Une di se ka vetem shoqeri interesi.me ate tezen tende 100 vjet jete kane manipulatoret Rama,Berisha apo te tjere.Une qe kritikoj Ramen per thyrje te rende te statutit dhe mbeshtes Blushin nuk kam asnje konflikt interesi biles po te jene antaret e ps demokrat dhe me IDE shtetformuse,Rama duhet perjashtu nga partia per shkelje te vazhdueshme te statutit.Lora pa rregulla ska pari,shoqeri,apo shtet.Anarshia u duhet manipulatoreve.Edhe fryma e komentues ve te tjere sme pelqen.Perse? Duhet te bindeni se Rama seshte profet biles ka diference te madhe me shume intelektual ne Shqiperi.Lora moren iriqin dhe e vendosen ne krye te vendit ne nje banket kurse ne fund te dhomes vendosen ca ferra,kure çte shikojne iriqi me shpejtesi largohet nga kryte e vendit dhe futet ne ferra.Perse?

  • Nryshimi midis Edit dhe Benit eshte:

    EDI RAMA eshte Lider kurse Beni akoma nuk ecen dot vete…..

  • Bravo AP dhe Nicol, nuk shtoj asgje me shume. Beni eshte nje nga njerezit me te keqinj ne shpirt qe ka planeti. Edhe me gene jo te mira sidomos nga e …..

  • Blushi eshte intelektual dhe politikan i formuar , por ai duhet te dije te pozicjonohet drejt me Fitimtaret ku dhe eshte i vleresuar , nuk eshte koha tashti per zgjedhje partiake , kur ato sapo konfirmuan fituesin dhe liderin e saj ne menyre plebishitare , Ruana o Zot nga hyrja e vehtes ne qef , dhe se nje fjale pak banale por popullithote : ” Pordhet e medha , grisin breke e reja” askujt nuk i duhen denglat , sot te Ben Blushit.

  • Nuk e kuptoj pse Rama “ha” darke shpeshhere me kete zullap qe as vete nuk e han dhe as tjetrit nuk ia jep.Si nje qen i keq.

  • pune darkash dhe drekash. Ne fakt do ishte e dobishme qe Rama te pyeste elektoratin per mbarevajtjen e puneve, pa qene nevoja te shtroje darka e dreka, se keto muhabete i mbyll vera e mire dhe nuk mbahen mend. Nuk e di, po pse dikush qenka ca me i rendesishem se te tjeret, qe te mos perdor ate parullen e Orwell per protagonistet e “Fermes se D…”, ku ata jane ca me te barabarte se te tjeret.

  • Blushi,Kaci,Malaj etj.etj. jane ”litari i lene jasht nga i biri Thanasit’pijaneci e batakciu
    nr. nje i Shqiperise, i cili ne ”konfabulacion” me Vicidolasin e shkaterruan Shqiperine
    qe ashtu si ”Kmeret e Kuq” degdisen ne rruget e botes mbi nje milion e gjysem shqip-
    tare si muhaxhir dhe keta qafire ende vazhdojne t’i bejne gjemen nje populli amorf,
    i paafte te marre ne dore fatet e tij per te qeruar nga faqja e dheut keta plehra ,keta
    ndyresira te shekullit….!!!!

  • Andej nga jam une nje fle e urte thote: Rri shtrember ,e fol drejt. prandaj ,une them se c`te keqe ka qe ne kongresin e PS jo te konfirmohet kryetari i partise,por te votohet me kanditature tjeter alternative.Madje,mire eshte qe kjo te behet jo thjeshte nga delegatet ne kongres,por nga gjithe anetaresia e partise sipas parimit: nje anetar nje vote.Kushdo qe te fitoje ,qofte kryatari aktual,qofte kanditati alternativ. Kjo tregon se ne kete parti ka demokraci.Dhe per rrjedhoje.ne kete menyre i behet mire jo vetem partise e individeve qe pretendojne te drejtojne partine,por edhe vendit qe i ka besuar kesaj partie ta qeverise ate per nje mandat 4 vjecar.Jo vetem thjesht te artikulojme fjalen “demokraci”,por edhe te luftojme realisht qe demokracia te jete vertet e tille ne te gjitha aspektet.

  • Andej nga jam une nje fjale e urte thote: Rri shtrember ,e fol drejt. prandaj ,une them se c`te keqe ka qe ne kongresin e PS jo te konfirmohet kryetari i partise,por te votohet me kanditature tjeter alternative.Madje,mire eshte qe kjo te behet jo thjeshte nga delegatet ne kongres,por nga gjithe anetaresia e partise sipas parimit: nje anetar nje vote.Kushdo qe te fitoje ,qofte kryatari aktual,qofte kanditati alternativ. Kjo tregon se ne kete parti ka demokraci.Dhe per rrjedhoje.ne kete menyre i behet mire jo vetem partise e individeve qe pretendojne te drejtojne partine,por edhe vendit qe i ka besuar kesaj partie ta qeverise ate per nje mandat 4 vjecar.Jo vetem thjesht te artikulojme fjalen “demokraci”,por edhe te luftojme realisht qe demokracia te jete vertet e tille ne te gjitha aspektet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *