Kur daton si qytet Saranda?

redaktor

I nderuar lexues! Saranda përmendet për herë të parë si port me emrin antik Onhezmi në shek.I p.e.s. Vendbanimi i vogël filloi të merrte tipare qytetare nga mesi i shek.I p.e.s. Zhvillimin më të madh e pati në shek.II-III e.s. Në shek.IV qyteti ritërhiqet rreth bërthamës së parë dhe rrethohet me mure mbrojtëse, duke mbyllur një sipërfaqe prej 5 ha. Në një sërë aktesh kishtare të viteve 414-516 përmendet si seli peshkopësh dhe si qytet. Në udhërrëfyesin e Hieroklit të shek.VI del me emrin Anhiazmi si njëri nga 12 qytetet e provincës së Epirit të Vjetër. Shërbente si skelë e Foinikes. Emri Saranda vjen nga një manastir paleokristian mesjetar me emrin Ajii Saranda (Dyzet Shënjtorët).

Share This Article
1 Comment
  • Pse Saranda dhe jo Ajios Saranda apo Agios Dyzeta?
    Se te themi te verteten,ne Shqiperi nuk kishte Katolike deri sa u pushtua Epiri nga Turqia,ishin te tjere Zotet e vendit,Orthodokset.
    Shenjtore?
    Pse Latinisht dhe jo greqisht sic i ka hije nje njeriut me nder,dinjitet,ndergjegje kombetare Helene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *