Kur daton si qytet Saranda?

redaktor

I nderuar lexues! Saranda përmendet për herë të parë si port në shek.I p.e.s. Vendbanimi i vogël i cili në atë kohë njihej me ermin antik Onhezmi, filloi të marrë tipare qytetare nga mesi i shek.I p.e.s. Zhvillimin më të madh e arriti në shek.II-III e.s. Kësaj periudhe i përkasin edhe disa rrënoja buzë detit. Në shek.IV qyteti ritërhiqet rreth bërthamës së parë dhe rrethohet me mure mbrojtëse, duke mbyllur një sipërfaqe prej 5 ha. Brenda kështjellës në trajtë gjysmërrethi, gërmimet arkeologjike kanë zbuluar rrënoja banesash, sterrash dhe një bazilikë paleokristiane të shek.V-VI. Në një sërë aktesh kishtare të vitit 414-516 përmendet si seli peshkopësh dhe si qytet. Qyteti shërbente si skelë e Foinikes (Finiqit).

Share This Article
1 Comment
  • Pse i besojme vetem Homerit dhe jo Virgjilit ?. Virgjili e ze ne goje Onchesmi ( c+h=k latine),pra pas luftes se Trojes ai hidhet per ne Itali nga porti i Onchesmos,ku per nder te te jatit qe i vdiq rruges,Anchesit (Ankisit) i vuri emrin Sarandes te viteve 1930 .Vete qenia e limanit si lidhje e Foinikes me detin flet se Ajo eshte para shek I p.e.re…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *