Në orën 3 të pasdites, Brazili është mbuluar nga tymi që ka krijuar djegia e pyjeve të Amazonës.
Qielli është errësuar, sikur të ishte natë.
Pamja prej “mesnate” u krijua nga një erë e ftohtë që erdhi nga lindja e San Paolos, e cila mori me vete edhe tymin e pyllit të Amazonës që po digjet.
Errësira zgjati plot një orë para se të largohej. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, disa banorë mblodhën ujin e shiut, i cili ishte i zi nga bloza.
Gjatë këtyre ditëve, i gjithë globi është vënë në alarm për djegien e “mushkërive” të botës, një fenomen të cilin nuk e vuan askush tjetër përveç…. nesh.



j.l./ dita
