Kur demokracia katandiset “Dru me pre!…”

redaktor

Rrofsh o mbreti ynë
“Ç’mrekulli” na le
Njëzet vjet me radhë
Bredhim në Egje
Si zogj pa fole
“Hajde dru me pre!”
Njëzet vjet me radhë
Shkule tokën e re
Me gjuhën pa fre
“Hajde, dru me pre!….”
Si një kokërr shegë
Toskë edhe gegë
Bashkë deri dje
“Hajde dru me pre!….”
Rrofsh o mbreti ynë
Sa liri na dhe
Njëzet vjet me radhë
“Hajde, dru me pre!….”

Vasil Dede 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *