Toka njihet si Planeti blu për shkak të oqeaneve, të cilat mbulojnë më shumë se 70 për qind të sipërfaqes. Ndërsa uji është thelbësor për jetën në Tokë, përgjigjet e dy pyetjeve kryesore kanë mbetur: kur dhe nga ka ardhur uji i Tokës?
Disa supozojnë se uji erdhi vonë në Tokë, pasi planeti ishte formuar. Por gjetjet nga një studimi të ri i udhëhequr nga shkencëtarët e Instituti Oqeanografik Woods Hole (WHOI) e kthen pas orën për dëshminë e ujit në Tokë.
Përgjigja është se oqeanet kanë qenë gjithmonë këtu, dhe nuk janë krijuar nga një proces i vonuar, siç ishte menduar.
Një shkollë mendimi ishte se planetet u formuan fillimisht të thatë, dhe se uji erdhi më vonë nga burime të tilla si kometat apo asteroidet e lagësht, të cilat përbëhen kryesisht nga akuj dhe gazra. Nga shkatërrimi vjen formimi, thonë; përplasja e asteroide dhe meteorëve gjigandë është shkatërrim; çdo molekulë ujit që ishte e pranishme ndërsa planetet formoheshin avullonte, dhe uji që ekziston në Tokë sot, duhet të ketë ardhur qindra miliona vjet më vonë.
Por autorët e studimit u përqëndruan në një burim potencial të ujit të Tokës – kondriti karbonik, meteoritet më primitive të njohura deri më sot, që u formuan në të njëjtën vorbull pluhuri, gurësh, akulli dhe gazrash që krijoi edhe Diellin rreth 4.6 miliard vjet më parë, ose para formimit të planeteve.
Në përbërje, këto meteorite ngjajnë kryesisht me Diellin, dhe shkencëtarët mendojnë se ato kanë sasi uji, prandaj u morën si kandidatë për origjinën e ujit të Tokës. Studimi tregon se uji i Tokës ka shumë të ngjarë të ketë ardhur në të njëjtën kohë me vetë planetin, pra vetë Toka të ketë qenë fillimisht një shkëmb me ujë në sipërfaqe. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë jeta në Tokë mund të ketë filluar shumë më herët sesa është menduar.
a.s/dita

C’thote avokati i Izet Haxhise,per kete problem?A ka ardhur-“si Cecua” uji ne toke.mbasi e aprovoi Izeti???
Njerez, “ad absurdum”!!! C’lidhje ka ketu Avokati dhe Izeti. Apo mos valle,Saliu yt e “solli” ujin ne toke ! Sa
race e ndyre !!! Nuk mund te gjendet element krahasues
ne kete bote. Jeniceret “IL Padrinos” jane njerez truri i
te cileve u eshte bere nje lavazh i tille saqe per t’i kthyer
ne gjendjen e mepareshme duhet fillimisht te “udhetojne”
ne pritivitet dhe me pas te pesojne metamorfozen e Kaf-
kes per te ardhur te Grigor Samsi, qe nga darka ne mengjez na u shdrrua ne nje “brumbull” gjigand qe tme-
rroi njerezit …Idem personazhet inerte te bandes mafioze
te Sali Monstres., nje “brumbull gjikand” qe nje dite te
bukur nga pesha nuk do te arrije te ngrihet nga “shtrati”
i vdekjes se pashmangeshme ……! Historia na ka mesuar
gjithecka dhe s’e askush ne kete bote qe ka kryer qofte
edhe nje krim nuk ka mbetur pa u ndeshkuar e jo me nje
kriminel i permasave perbindeshe te Vicidolit ta kaloje kaq paq lumin ! JO ! Kurresesi ! ……
Përshëndetje! Të gjitjë elementet, qoftë të përbërë qoftë të vecantë që ndodhen në sipërfaqe të Tokës, si uji, gazrat, shtresat shkëmbore etj. janë të prejardhura nga qëndra e Tokës. Mos qofsha i gabuar por këtë e mbështet Teoria e Re e Big Bangut të Zhvilluar. (13.3.2022)