Kur do bëhet Lufta e Fundit, t’u japë fund të gjithave?!

redaktor

Rrotullimin shekullor,
Botës dot ne nuk ja prishim,
gjithë mjerimin njerëzor,
vetëm pak sa e gërvishtim!

“Rrotullimi” është figurë,
nuk lë shenja në orbitë,
ne Botës s’ja njohëm kurrë,
që të gjitha mizoritë!

Koka e gjarprit të zi,
asnjëherë gjer në fund s’pritet,
ndaj e njëjta histori,
kohë pas kohe përsëritet!

Bota kurrë nuk ndryshon,
gjersa paqja është fluide,
OKB-ja thjeshtë voton,
kush do quhen Gjenocide?!

Do pyes si Majakovski,
se vargjet e tij s’harrohen:
“Kur do bëhet një luftë,
që gjithë luftrat të mbarohen?!”

Nuk vlen pacifizmi im,
para pamjeve mizore,
për të varrosur të keqen,
duhet Frymë Botërore!

Duhen grushte Perëndimi,
në Siri e në Irak,
ndryshe gjithë njerëzimi,
do të mbytet prapë në gjak!

Terrorizmi është kolerë,
që krejt Lindjen e ka kapur,
po kolera kurdoherë,
në gjithë Botën është përhapur!

Gjoksin do t’i vija plumbit,
dhe do vdisja si një burrë,
nëse bëhet Luftë e Fundit,
që luftra mos kemi kurrë!

Jo veç bijtë e Amerikës,
të vriten në shkretëtira,
po s’u bashkuam të tërë,
s’ngordhin ato egërsira!

Bota shkon në shpat të pjerrët,
krejt të krisur ka marrë Bota,
si në kohrat më të zeza,
terrorizmi po pret koka!

Krerët e Rendit të Ri,
nuk mjafton thjeshtë të shokohen,
them-të tilla mizori,
s’ka mundësi të tolerohen!

Perëndimi ka çudira,
s’lufton me dyfek me gjalm,
po ta kisha unë në dorë,
do t’i digjja me napalm!

Unë akoma nuk e di,
po dikush duhet ta dijë,
si një kokë amerikani,
të shpaguhet me njëmijë!

Po dikush duhet ta dijë,
si ndalet një luftë e pistë,
Perëndimi mund të shkrijë,
në çast mijëra terroristë!

Ata janë një gjah i lehtë,
s’duhen vite për t’i kapur,
nuk janë fshehur nëpër shpella,
po luftojnë në front të hapur!
20 Shtator 2014

Share This Article
6 Comments
  • Kur do behet lufta e fundit ……[ kur te ngordhin gjithe komunistet…terrorristet apo njesoj jane …ndoshta me keq te paret …muah ,cfare dileme 😛

    AVE CEZAR
    GLADIATORE :
    namet e urrejtjes mbi ju i kam hedhe
    jo per fatin e keq te skllavit ,
    as per mallkimin e hidhet te ndershkimit
    vec per ate qendrim te ulet
    lajkatar e te nenshtruar
    atje poshte n’fund te arenes
    Ave Cezar ! Ave Cezar

    Ave Cezar ?!
    I pergjakuni gjakatarin pershendet
    n’triumf te vdekjes !
    dhe ai gisht ogurzi ,i kthyer poshte
    ne teh te shpates
    a ne bri te demit
    te mbytur ne gjak ju lan …
    dhe ju prape si te marre
    n’grahmat e mbetuna te jetes
    ulerini me sa fryme keni
    atje ne fund te arenes
    Ave Cezar ! Ave Cezar ! …..

    ne 84 eshte shkruar poezia ne Saver ….nga Lazer Radi ….
    mu duk si pergjigje per pyetjen e luftes se fundit ….

  • lufta e fundit do behet pasi te jene prishur te gjithe fabrikat e armeve ne europe dhe amerike e kine e rusi e japoni e kudo qe ato prodhohen

  • C’eshte PAQJA…
    mund t’me thoni?
    Kush e preku, kush e pa?
    Kush e shipku, kush e ka?

    Paqja eshte nje abstraksion,
    per kedo qe pak kuptone,
    Paqja eshte vec alibi,
    qe e shpiku, “gjarperi i zi”!!!

    Gjarperi i zi, me shtate koke,
    qe mbeshtolli gjithe ket bote,
    dhe kete here si me pare,
    Shqipja serish nje pazare!!!

    Se kuptoj poeti yne,
    perendimin pse troket,
    A nuk do te ishe me e mire,
    sejcili ne shtepi te vet?

    A nuk eshte e vertete,
    sot gjithekushe e kupton,
    se kur zihen dy rivale,
    I treti vetem ngateron?!

    Terorizmin qe ti thua,
    nuk arije dot ta c’ kodoj,
    ndoshta ende s’eshte kuptuar,
    Se gjithe bota s’eshte njesoje!

    Bota eshte diversitet,
    ne gjeneze e ne fare,
    ndaj nuk eshte dhe kaq e lehte,
    me kedo te besh pazare!!

    Eshte fare e pa mundur,
    ADN-ja te ndryshoje,
    dhe pse shkenca ka arritur,
    hibrid treshe te prodhoje!

    Ndaj te lutem mos provo,
    large ne lufte, ti te shkoshe,
    me se do te vdesesh BURRE,
    ne Shqiperi mund te provoshe!!

    Eshte ngritur gjithe njerezia,
    kundert Rames, se votuar,
    “Gjarperi I Zi” “Ideologjia”
    Te gjithe mediat ka helmuar!

    Eshte vertete te ulerishe,
    teksa flasim per te tjere,
    dhe te gjthe be ket vende,
    gjer ne Bree’s, jemi dhjere!

    Shume flasim per “Liri”
    per vec “Paqe”, e jo lufte,
    vet votojme per nje parti,
    e vet pritat zeme me pushke!!

    Ne nuk jami aq mjerane,
    edhe pse shume te papune,
    eshte, ajooo,qe ne lakmojme,
    duam te gjithe ne “TRIBUNE”

    Ndaj dhe gjarperi me shtate koke,
    totalishte na ka mbeshtjelle,
    edhe nese presim nje,
    gjashte te tjera vjellin vrehre!

    Eh!!! Nuk eshte faje i tij,
    qe strofullen ketu ndertoje,
    ne, besojme ne ALIBI,
    e per ALIBINE luftojme!

    Jeta eshte nje labirinth,
    qe i ligu kurr nuk humbi,
    madje dhe mizorise “Lufte”
    Ende nuk I duket fundi!

  • LOVE te pershendes per vargjet e te madhit Lazer Radi,njeri I nderuar ,padrejtesisht I persekutuar.
    me respect : aqo -ish banor I Savres ne kohen e Lazer Radit.

    • Pershendetje dhe RESPEKT JUVE Aqo
      eshte nje permbledhje interesante e JOZEF RADIT
      SAVRA- MON AMOUR ,me deshmi te shume njerezve qe kane jetuar ate ferr
      e gjen ne fb shume thjesht ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *