Kur do e pastrosh Kavajën, z.Roshi?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Zoti Roshi, kur do fillosh të pastrosh qytetin nga zaptuesit e trotuareve që kanë vite që tregtojnë duke konkurruar në mënyrë të pandershme bizneset e ndershme dhe tregtarët e tregut industrial të Kavajës? Hidhi një sy trotuarit në hyrje të tregut, zoti kryetar. Që nga shitësit e mishit e çfarëdo produkti tjetër tregtohet pa pasur aspak frikë nga ligjet e shtetit. Tjetër problem është zaptimi i çdo prone publike në çdo pallat, shkollë apo rrugë e rrugicë të qytetit. Nuk gjen as dhe një cm pronë publike të pa zaptuar. Sheshet dhe hapësirat e pallateve janë të rrethuara me gardhe dhe me mure të larta nga banorët e kateve të para. Veproni sa më parë, dhe jo të kënaqni 5% të zaptuesve të trotuareve dhe pronës publike. Faleminderit gazeta Dita, drita e lexuesit shqiptar!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *