Kur do heqim dorë nga servilizmi?

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Një emërtim absurd. Duke lënë mënjanë emërtimet qesharake në gjuhë të huaja të mijëra dyqaneve, aseteve e rrugëve, të cilat të lënë përshtypjen sikur këtu nuk jetojnë shqiptarë, po shtroj një emërtim i cili nuk ka asnjë kuptim: prej vitesh, një “bulevard” apo rrugë e gjatë përbri Lanës mban emrin “Zhan D’Ark”. Çfarë e lidh këtë legjendë 600 vjeçare franceze me Shqipërinë? Unë nuk kam dëgjuar të ketë pasur ndonjë lidhje miqësore me gjyshin e Gjin Bue Shpatës. A nuk do t’i shkonte përshtat ky emër të famshmes shkrimtare angleze Edith Durham, e cila me librat e saj sensibilizoi Anglinë dhe gjithë Europën për fatin tragjik të pamerituar të Shqipërisë dhe shqiptarëve? Të respektosh nderin që të kanë bërë, ke respektuar veten. Kur do heqim dorë nga servilizmi? Siri Sulejmani

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Keni shume te drejte, z.Sulejmani. Keni degjuar per emrat e rrugeve ne “shtetin” e Kamzes? Keshtu ndodh ne nje vend ku ekziston katrahura urbanistike deri ne qelize.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *