Kur do ketë dialog në Shqipëri?

redaktor

Dërguar me email

në adresën e kryeredaktorit

 

Çfarë është dialogu? Kuptimi që ka fjala dialog në fjalorin e shqipes, me sa duket nuk njihet nga partitë tona politike. Them “tona” kot, sepse ato janë vetëm të vetes së tyre.

Për këto parti (më vjen që edhe fjalën parti ta vendos në thonjëza) fjala dialog shpesh nuk është veçse një etiketë e ngjitur mbi një flluskë; meqë koncepti nuk i referohet gatishmërisë për t’iu qasur një zgjidhjeje ose marrëveshjeje në bashkëpunim me kundërshtarin, por dëshirës dinake për të vonuar lojën, ose për të fituar kohë derisa raportet e forcave të ndryshojnë në favorin e tyre në mënyrë të tillë, që të mund t’u imponohen kundërshtarit.

Ne ende nuk e pranojmë dot pluralizmin ose mundësinë që njerëzit e ndryshëm ta lexojnë realitetin në mënyra të ndryshme; prandaj bisedat dhe negociatat me Tjetrin gjithnjë i përfytyrojmë si përplasje midis së vërtetës sonë dhe gabimit të palës tjetër, të mirës sonë dhe të keqes së palës tjetër, të së drejtës sonë dhe kriminales së palës tjetër.

Frymëzuesi i kësja kulture vrastare të dialogut real në Shqipëri quhet Sali Berisha, një neveri e madhe e këtyre viteve që na e ka bërë Shqipërinë tonë të dashur e të bukur, të na duket një vend i shpifur dhe kriminal. Mallkuar qoftë në jetë të jetëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *