SMS në DITA
Në 0689073730
Makutëria e pakontrolluar. Kaloj nga një tregtar te tjetri, pyes se si i shkon puna. – Ç’e pyet, mizerje, ka humbur leku! – Po si shpjegohet që çmimet i keni tepër të larta? Përse nuk mendoni për ekuilibrin e çmimeve me aftësinë blerëse të qytetarëve? Pse, bie fjala, i keni zhdukur birrat e mëdha, duke i zëvendësuar me të vogla me të njëjtin çmim? – Ku di un mor jahu, kur nuk e di qeveria.
Në vitin 1991 kur kalova malet dhe mbërrita në Greqi për punë në moshën 58 vjeç, atje mësova se shteti kapitalist ushtronte kontroll mbi ekuilibrin e çmimeve, duke frenuar spekulimin. A do ketë ndonjë herë zot ky “hauri ynë”? Siri Sulejmani

Përshëndetje Siri ? Kini kapur një problem qe ju dhemb te gjithëve,por nuk shoh dritë në fund te tunelit. Dritën ja u kanë lënë spekullanteve. Spekulimi nuk quhet krim por liri per fitim! Mjerë ne me këtë lloj lirie!? Të fala!