Letër e nënshkruar
Koço Josifi
Të jesh qytetar i Tiranës, ndoshta e vështirë të vlerësosh se cila do më shumë durim dhe sakrificë:
- a) udhëtimi me makinën personale në rrugët e qytetit, apo
- b) kur dhe në mungesë të makinës je i detyruar të udhëtosh me këmbët e tua;
E para: rrugë plot me trafik, makina të parkuara gjithandej, shkurt një rrëmujë e paparë.
E dyta: duhet të sigurosh veshët, pasi buritë e makinave bien si sirenat e ambulancave apo makinave të policisë. Thonë se kodi rrugor e ndalon përdorimin e burive të makinave në qendrat e banuara. Kush përgjigjet për ndotjen e paparë akustike në këtë qytet? Ç’bën bashkia? Po Ministria e Mjedisit? Kur ne shqiptarët do të ndihemi ashtu si ndihen qytetarët evropianë? Në asnjë qytet të Evropës nuk dëgjon buri makinash? Shpresoj për një sensibilizim për të jetuar më qetë në kryeqytetin tonë.
