Kur do shpëtojmë nga kjo dhunë vizive?!

anazapta

Thonë që gjithcka duhet të kete nje limit. Por të dalesh gjate gjithe kohes neper televizore nga nje emision tek-tjetri, me sa duket nuk paska. Ca shume oratorik sa ua kalojne dhe gazetarve qe i kane ftuar, e ca të tjerë qe nuk dine t’i lidhin dy fjale sepse nuk kane graden e duhur per detyren qe i kane deleguar.

Ngado të kthesh kokën nëpër locale e ambjente shoqërore sheh vetëm ekrane nga ku pëllasin këta djaj. Lodhesh kur merrr telekomanden e nderron stacionet edhe Brenda shtëpisë. Jane po ata, ndryshojnë vetëm ngjyrat e studiove dhe kostumeve. Eshte e pamundur te mos dalin ne ekrane edhe ne fundjavë! Televizionet në ato orare që i mbushin me fytyrat e këtyre duhet te kishim dicka me argetuse e optimiste per jeten për tu ndjekur familjarisht. Si eshte katandisur kështu kjo media dhe kjo politika jonë?

 

Letër e nënshkruar: Ermentila Guci, Mësuese

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *