Kur do të flasë drejt drejtësia?

redaktor

Njëzet e një janari po afrohet dhe akoma drejtësia shqiptare s’ka vënë ujin në zjarr. Viktimat e pafajshme që vrau dora e Berishës dhe e Bashës janë harruar pothuajse fare nga drejtësia. Ndofta mendohet se edhe vrasësit janë të pafajshëm. Çfarë absurdi, katër njerëz të vrarë në mes të ditës në mes të Tiranës ku me dhjetëra kamera e kanë monitoruar protestën e 21 janarit dhe askush nuk paska pikasur në kamerat e shumta së paku një nga xhelatët e Berishës?! A mos vallë edhe sot kanë frikë nga Berisha dhe Basha, të thonë a të shfaqin qoftë një sekuencë të vetme?! Jam plotësisht i sigurt unë dhe qindra shqiptarë se mediat heshtin ca nga frika e ca nga servilizmi. Po drejtësia nga kush frikësohet, kë mbron, pse nuk e thotë troç fjalën dhe verdiktin e saj? Katër familjet e viktimave janë dyfish të penalizuara, prandaj duhet me doemos që parlamenti dhe kjo mazhorancë ta zbardhë sa më parë të vërtetën. Nuk është logjike të strehohen kriminelët sot që po kërkohet të hapen dosjet e komunizmit e ndërkohë pluhuri ka mbuluar dosjet akoma të përgjakura të 21 janarit. S’ka asnjë arsye të sillen si sy leshko prokurorët dhe gjyqtarët, ndryshe familjet e viktimave jam i sigurt se mund të bëjnë vetëgjyqësi. Durimi i ka kapërcyer të gjitha limitet kohore.

 

Letër e nënshkruar,

Preng Pjetri, Zejmen, Lezhë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *