Kur do të hapen kutitë e elektrikut?

redaktor

Letër e nënshkruar

Teki Koka, Tiranë

 

I nderuar Kryeredaktor, z.Thano. Problemi që kërkoj të sensibilizoj përmes kësaj letre, unë jam i sigurt se nuk është vetëm personal, por është dhe shqetësim i të gjitha familjeve shqiptare. Shqipëria dhe në demokraci përsëri është vendi i çudirave të mëdha, ku shteti i vjedh hapur qytetarët dhe qytetari jo vetëm nuk e gjen kurrë të drejtën, por ai duhet dhe të heshti dhe kur shteti me forcë i rrëmben dhe pronën e tij, sahatin e energjisë elektrike duke e kyçur e “burgosur” në kuti metalike të cilën e administron vetë CEZ-i dhe qytetari nuk e kontrollon (lexon) kurrë konsumin e energjisë në matësin e tij për çdo muaj dhe faturën e plotëson vetë sa të dojë lexuesi i CEZ-it.

Shqiptarët e kuptojnë mos hapjen e kutive të votimit për transparencën e zgjedhjeve elektorale, sepse e ndalon politika për të mbajtur pushtetin, pasi ajo ka manipuluar procesin zgjedhor dhe votën e qytetarit. Por shqiptarët e ndershëm, nuk e kanë kuptuar asnjëherë mbylljen dhe burgosjen e sahateve të elektrikut në çdo pallat, pavarësisht ankesave permanente të qytetarëve për faturat e kripura të dritave prej CEZ-it për 24 vite rresht. Patjetër, nuk ka asnjë arsye, nuk jepet asnjë shpjegim dhe nuk gjendet asnjë argument tjetër justifikimi, përse të kyçen matësit (sahatet) e energjisë elektrike, përveç vjedhjes të qytetarit.

Padyshim vjedhja permanente e shqiptarëve në vite ka ndodhur, sepse morali i shtetit nuk shihet, sepse zëri i qytetarit nuk dëgjohet dhe se drejtësia shqiptare nuk vepron. Përballë kësaj situate absurde e arrogancës ekstreme të kompanisë (CEZ-it) dhe korrupsionit të pandalshëm, shqiptarët pas pritjes së gjatë, jo vetëm nuk duhet të heshtin, por aktualisht duhet të protestojnë ndryshe e vazhdimisht kundër vjedhjes e korrupsionit, duke mos paguar konsumin e energjisë deri kur operatori të realizojë detyrimin ligjor për t’i dorëzuar përsëri matësin (sahatin) qytetarit në banesën e tij në mënyrë që ai të lexoj vetë në çdo kohë energjinë e konsumuar gjatë muajit në sahatin e tij.

Padyshim shteti (operatori) përsëri do të vazhdojë vjedhjen e qytetarit deri kur shqiptarët të mos heshtin por të reagojnë me protesta të vazhdueshme kundër vjedhjes dhe n.q.s do të vazhdohet me arrogancë e nuk do reflektohet, atëherë dhe qytetari të kalojë deri me veprime ekstreme duke mos paguar për vjedhjen e hapur, por dhe qeveria të zgjohet nga gjumi dhe të mos qëndrojë indiferente duke mos reaguar dhe vetëm po justifikohet.

Share This Article
2 Comments
  • Banoj ne Yzberish te Tiranes ne nje pallat me djalin!!!
    Deri ne nentor 2013 paguaja nga rreth 30 mije leke te vjetra ne muaj drita,ndersa pa pritur dhe pa ndryshuar asnje regjim i shpenzimit te energjise ne familje,nga DHJETORI 20123 e ne vazhdim me vjen fatura mbi 100 mije leke!!!
    Kam bere 2 ankesa tej zyrat e CEZ-it,KUJDESI PER KLIENTIN,por asnje njeri nuk ka ardhur tek une!!!
    Kulmi i poshtersise eshte se elektricistet e zones vjet me nderhyne 2 here ne linjen time duke me ndryshuar edhe sahatin,ndersa tani SAHATI IM,qe shpenzoj energji normalisht NUK RREGJISTRON ASNJE KW/ore ne muaj,ndersa SAHATI I DJALIT,qe rralle banon ne shtepine e tij, rregjistron 100 mije leke ne muaj!!!
    A ka bythe qe ta mbaje kete barre te CEZI-t???
    Ka plasur hajdutlliku hapur ne CEZ dhe nuk e ndalon njeri!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *