Letër e nënshkruar, nga Ded Vladi Lulzim Basha në kongresin e PD-së doli se ishte një intelektual me peshë të lehtë, i cili nuk është i barabartë me detyrën dhe funksionin që kryen. Ai kërkoi falje për humbjen e 23 qershorit, por përse nuk kërkoi falje për legalizimin e drogës në tërë Shqipërinë, me qendër Lazaratin; për legalizimin dhe trafikun e organizuar të drogës, për trafik të armëve në Gërdec me 26 të vrarë, për vrasjen e katër protestuesve në bulevard me 21 janar, për terrorizmin me eksploziv në shtyllat e tensionit, në makina dhe biznese të kundërshtarëve? Përse shumica e këtyre aktiviteteve kanë mbetur tërësisht ose pjesërisht të fshehta? Përse nuk ju shqetëson se çfarë ka bërë prokuroria, KLSH-ja, presidenti i zgjedhur nga ju, për kontrabandën e drogës, të armëve, terrorizmin dhe vrasjen në këtë vend që ju shoqëroi për 8 vjet që ishin në pushtet. Përse nuk kërkove falje për shitjen e territorit shqiptar me vulë dhe me firmën tënde, që përbën tradhti kombëtare? Përse heshtët për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, në përmasa të mëdha? Në këtë këndvështrim duket e arsyeshme për Prokurorin e Përgjithshëm z.Llalla: A je i gatshëm për ta mundur këtë mafie, apo do të flesh gjumë dhe do të bësh sikur s’ka ndodhur gjë? Kur hetimet dhe prokuroria do ta shkëpusin njëherë e mirë lidhjen e nëndheshme të zyrtarëve shqiptarë me vjedhësit, vrasësit dhe mafiozët? Z. Kryeministër që je në pushtet, z.President, z.Kryeparlamentar! Populli po pret t’i bashkëngjitet familjes së madhe evropiane, por ajo nuk na pranon me këtë gjendje alarmante.

Te lumte dora qe e ke shkruar,se keta politikane qe kane 23 vit qe luajne si duan me hallete popullit dhe nuk u trembet syri fare. Prandaj duhet te ngrihemi te tere ne mbeshtetje te qeverise aktuale per te realizur reforme trasparente dhe jo per te fshehur krimet e tyre.