Që tani kanë filluar pyetjet se kur do të mbërrijë Kombëtarja e Shqipërisë në Tiranë, pasi asaj do t’i rezervohet një pritje e madhe, posaçërisht nga tifozët.
Edhe mbrëmjen e së dielës stafi dhe lojtarët qëndruan në Armeni, pasi u organizua një festë në hotelin ku qëndrojnë.
Kombëtarja pritet të mbërrin sot në ora 13:00 në aeroportin e Tiranës, ‘Nënë Tereza’.
